Ritualet e ditës së Fitër Bajramit


Ibnu Ebi Shejbe në musnedin e tij transmeton nga Ez Zuhri “se në ditën e Fitër Bajramit, profeti (a.s) dilte nga shtëpia dhe e madhëronte Allahun me tekbire derisa shkonte në namazgja dhe falte namazin. Pas përfundimit të namazit e ndërpriste tekbirin.”[1]

Shpjegimi i hadithit:

Ky hadith flet për legjimitetin nga ana e Sheriatit për bërjen e tekbirit me zë rrugës deri për në namazgja dhe po kështu kur mbërrin atje vazhdon të bëjë tekbire deri në përfundim të faljes së namazit.

Në Kuranin Famëlartë, Allahu i Lartësusar na ka porositur që të këndojmë tekbire që pas përfundimit të muajit të Ramazanit, pas perëndimit të diellit, në natën e Bajramit deri në kohën e faljes së namazit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai dëshiron që ju të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Atë në fund të agjërimit, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që të jeni falenderues ndaj Tij.”[2] Fjalët e tekbirit për të cilin jemi urdhëruar dhe porositur për të kënduar janë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il lallahu, Uallahu Ekber, Allahu Ekber, Ue lil lahil hamd.”

Tekbiri këndohet me zë. Ai duhet të thuhet në xhami, shtëpi, dhe në çdo vend ku përmendet Allahu i Lartësuar. Kjo është tradita e profetit (a.s).

Në ditën e Fitër Bajramit, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të falim namazin e Bajramit. Falja e namazit të Bajramit konsiderohet dhikri më i madh që i bëhet Allahut në këtë ditë. Falja e namazit të Bajramit është tradita e trashëguar nga profeti (a.s) dhe nuk myslimanit nuk i shkon për shtat që ta lërë atë pa e falur. Madje disa juristë janë të mendimit se falja e namazit të Bajramit është detyrë duke u bazuar tek fjala e Ummu Atijes (r.a) që ka thënë: “Profeti (a.s) i ka urdhëruar vajzat adoleshente, virgjëreshat, gratë që janë në izolim që të dalin për të falë namazin në të dy Bajramet. Ndërkohë ai i urdhëroi gratë me të përmuajshme që të braktisnin namazgjanë ku falen myslimanët.”[3] Duke qenë se profeti (a.s) i ka urdhëruar që të dalin, atëherë dalja e burrave është më prioritare.

Ai i cili shkon në namazgja, duhet të veshë rrobat më të bukura duke marrë për shembull profetin (a.s) Ai duhet të bëjë kujdes dhe nuk duhet të veshë rroba, të cilat Allahu i ka ndaluar për t’i veshur. Përkundrazi, ai duhet të pendohet me sinqeritetit të plotë tek Allahu, se ndoshta pendesa e tij pranohet.

Në namazgja duhet të shkojë sa më herët që të jetë sa më pranë imamit dhe të përfitojë nga vlera e pritjes së namazit. Konsiderohet veprim i pëlqyeshëm ndryshimi i rrugës; kur shkon në namazgja të niset nga një rrugë dhe kur të kthehet të kthehet nga një rrugë tjetër sepse Xhabiri (r.a) ka thënë se: “Në ditën e Bajramit, profeti (a.s) e kishte zakon që e ndryshonte rrugën e kthimit.”[4]

Është e pëlqyeshme që përpara se të shkojë në namazgja të hajë hurma arabe; tre, pesë ose më shumë, e rëndësishme është që numri të jetë tek, sepse Enesi (r.a) transmeton se: “Në ditën e Bajramit, profeti (a.s) nuk nisej pa ngrënë hurma arabe, me numër tek.”[5]

Hadithi i Ummu Atijes i sipërpërmendur flet për pjesëmarrjen e grave në namazgja për faljen e Bajramit, por me kusht që të vishen brenda rregullave dhe normave të përcaktuara nga feja.

Në ditën e Bajramit ku mblidhen dhe shumë njerëz, myslimani duhet të kujtojë ditën e ringjalljes ku të gjithë njerëzit do të dalin përpara Allahut për të dhënë llogari për veprat e tyre. Të kujtojë se në atë ditë do të dallohen nga njëri-tjetri për shkak të veprave të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Shiko si i kemi dalluar ata nga njëri-tjetri. Ndërsa bota tjetër është në gradë më të lartë dhe ka më tepër dallime.”

Në këtë ditë, myslimani duhet ta falenderojë dhe ta përmendë sa më shumë Allahun dhe ta shfrytëzojë atë ditë me përkushtim dhe duke bërë sa më shumë vepra të mira. Ai nuk duhet ta kalojë ditën e Bajramit në argëtim e dëfrim të shfrenuar, ashtu siç ndodh me një numër të madh njerëzish në ditët e sotme.

Zoti ynë na bëj të qëndrueshëm në besimin tonë dhe na fal neve mëkatet dhe gjynahet që kemi bërë më parë. Zoti ynë kënaqu me ne në përfundim të muajit të Ramazanit, na bëj prej banorëve të Xhenetit dhe na përfshi në Mirësinë dhe Bujarinë Tënde. Zoti ynë na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë myslimanët. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed (a.s).

 


[1] Këtë hadith e ka transmetuar Ibnu Ebi Shejbej në “Mus sanefin” e tij. Imam Albani e ka vlerësuar këtë hadith si të saktë.

[2] Sure El Bekare: 185.

[3] Transmetojnë imam Buhariu, Muslimi dhe Et Tirmidhiu.

[4] Transmeton imam Buhariu.

[5] Transmeton imam Buhariu.

Perktheu: Elton Harxhi

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:22 05:2112:5416:5020:1522:00

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook