By: Muhamed Zejdan

Ritualet nafile, shtegu drejt dashurisë së Zotit


Nafile është një fjalë e cila përcjell shumë koncepte. Sido që të përkthehet dhe interpretohet, thelbi i saj në kuptimin gjuhësor mbetet “shtesa”. Sakaq, në kuptimin sheriatik, ajo do të thotë shtimi i ritualeve dhe adhurimeve në numër, mbi ato që janë detyrim dhe farz.

Disa njerëz mund të mendojnë se nafilet janë të kufizuara vetëm tek namazi, por në fakt çdo ritual i obliguar ka dhe nafilet e tij. Ashtu siç ka namazi nafile, ka edhe zekati, agjërimi dhe haxhi.

Obligimet në Islam zënë një nivel minimal të ritualeve, por që mbështeten me një sërë nafilesh. Kështu shohim që islami ia lë portën të hapur besimtarit që ti shtojë veprat e mira sipas dëshirës. Dera është lënë e hapur për këdo që ka ambicie dhe synon lartësitë.

Ai që e kufizon veten vetëm me farzet dhe lë pas dore nafilet, konsiderohet si gafil, neglizhent.

Ai heq dorë nga premtimi dhe shpërblimi i Zotit për ata që afrohen me Zotin nëpërmjet nafileve, duke harruar se ai vetë ka mangësi dhe të meta, se veprat nafile i nevojiten për të mbushur mangësitë e veta. Thotë Zoti në Kuran:”Veprat e mira i fshijnë të këqijat. Ky është përkujtim për ata që përmendin Zotin.”

Nafilet kanë domethënie të madhe, të cilën nuk e kupton dhe nuk përfiton prej tyre veçse ai që frymëzohet nga Zoti, vetëm ai të cilit i hiqet perdja e zemrës. Secila nga veprat nafile ka dritaren e saj të nurit, nur i cili ia kalon dhe atij të diellit.

Kohët e fundit, tek disa myslimanë vihet re një farë lënie pas dore e nafileve. Nëse i kërkon ndonjërit prej tyre që pas farzit të drekës të falë dy rekate, ai ta kthen aty për aty:”Hë se sunet janë!” Nëse i thua të agjërojë ditën e Arafatit, të përgjigjet:”Hë se është sunet!”

Përgjigje të tilla të lënë të kuptosh se, sipas tyre, kuptimi i fjalës “sunet” është diçka që pëlqen të lihet padore. Kjo është mungesë e theksuar ndërgjegjësimi dhe dijesh rreth kuptimit të vërtetë të sunetit dhe traditës profetike. Ajo është mungesë informacioni rreth konceptit të nafileve dhe sekreteve të tyre. Ndër sekretet e nafileve mund të përmendim si më poshtë:

1.   Nafilet janë një fortifikesë e fortë që mbrojnë farzet nga gjithçka që mund ti cenojë. Respektimi me rigorozitet i nafileve, është tregues i respektimit të farzeve dhe nga ana tjetër kush lë pas dore nafilet, lë pas dore dhe farzet. Kjo, sepse dembelizmi në nafile është dembelizëm në farze, Zoti na ruajt. Shejtani e nxit njeriun fillimisht që të heqë dorë nga nafilet me pretekstin se ato nuk janë detyrim. Nëse ia arrin kësaj, hedh hapin tjetër. Kryerja e nafileve është tregues se farzet janë garanci për farzet. Besimtari që është i përkushtuar ndaj nafileve, tregon se është akoma më i përkushtuar ndaj farzeve.

2.   Nafilet plotësojnë mangësitë e farzeve. Ndonjë nga ritualet që janë obligim, mund të kryhet me mangësi të cilat nuk e cenojnë në total farzin. Në këtë rast, veprat nafile e plotësojnë këtë mangësi. Është njëlloj si allçia e cila i vihet kockës së thyer për ta ngjitur sa më shpejt. Në një hadith të transmetuar nga Taberanij, tregohet se Ebu Hurejre ka thënë:”E kam dëgjuar të dërguarin e Zotit a.s të thotë:”Namazi do të jetë rituali i parë për të cilin njeriu do të japë llogari para Zotit. Duke iu drejtuar engjëjve të Tij, Zoti do u thotë:”Kontrollojeni namazin e robit tim, nëse e ka të plotë apo të mangët!” Nëse gjejnë mangësi në namazin e tij, atëherë Zoti do të thotë:”Shihni nëse ka namaze nafile dhe ia plotësoni me to mangësinë e farzit!” Zakonisht, veprat e mira që bëjnë njerëzit, nuk mund ti shpëtojnë mangësive. Kështu, duke kryer vepra të tjera nafile, mbushin të metat dhe mangësitë që burojnë nga njeriu. Madje, disa dijetarë mendojnë se këto vepra, nuk quhen nafile vetëm kur bëhet fjalë për profetin Muhamed a.s, pasi sjelljet, ritualet dhe moralet e tij ishin në nivelin më të lartë të përsosmërisë njerëzore të caktuar nga Zoti. Ai, Profeti a.s, ishte i pagabueshëm dhe i mbrojtur nga mundësia për të vepruar gjynahe. Sakaq, kur bëhet fjalë për njerëzit e tjerë, sipas këtyre dijetarëve, ato janë vetëm fshirëse të gjynaheve dhe jo nafile.

3.   Nafilet janë tregues i përuljes së plotë ndaj Zotit të lartësuar, pasi çdo akt dhe vepër, kërkon një motiv që të nxit drejt saj. Dihet që njeriu, si natyrë anon nga rehatia dhe ajo që e nxit të ngrihet natën në dimrin e acartë, për të lënë shtratin e ngrohtë, është kënaqësia e Zotit të lartësuar, qetësia që gjen në adhurimin e Tij dhe shpresa që Ai ta furnizojë me nurin e Tij. Nafilet janë tregues i qartë dhe argument i pakontestueshëm që robi e shijon adhurimin e Zotit dhe nuk e sheh si diçka të rëndë e të vështirë.

Nuk ka dyshim se ai që i shton nafilet e namazit për shembull, me këtë tregon se ai e shijon këtë ritual, kënaqet me të dhe me përgjërimet për Zotin, se e kupton çfarë do të thotë të qëndrosh para Zotit të Gjithëpushtetshëm. Përkundrazi, nuk do të falte nafile, aq më tepër që ai e di se nuk janë obligim dhe se nuk ndëshkohet nëse nuk i kryen.

4.   Nafilet janë tregues se robi dëshiron të afrohet më shumë me Zotin e tij, se kërkon shpërblimin që Ai ka përgatitur në botën e amshuar. Me këtë, ai ngrihet në gradë të larta, në gradën e atyre që e duan Zotin dhe duhen prej Tij. Nuk mjafton ta duash Zotin, por edhe të fitosh dashurinë e Tij. “i do dhe e duan”

Nafilet, Zoti i ka vendosur me qëllim që njeriu të arrijë gradën e dashurisë nga ana e Tij. Në një hadith të transmetuar nga Buhariu, Profeti a.s tregon se Zoti thotë:”Kush më lëndon një njeri që e dua, i kam shpallur luftë. Njeriu nuk më afrohet me ndonjë vepër më të mirë se veprat të cilat ia kam bërë obligim. Robi Im do të vazhdojë të më afrohet me nafile, derisa ta dua.”

5.   Nga sekretet e nafileve është se ato janë portë e gjerë dhe e hapur për të fituar sa më shumë shpërblim dhe sevap në mënyrë të pakufizuar. Disa njerëz nuk ngopen kurrë së fituari nga të mirat e kësaj bote, ndërkohë që mund të tregohen indiferentë kur bëhet fjalë për të mirat e botës tjetër. Një njeri i mençur, punon për botën tjetër sikur do të vdiste nesër, duke u furnizuar me vepra të mira pasi udhëtimi është i gjatë. Nafilet janë furnizimi më i mirë në këtë aspekt.

6.   Një ndër sekretet e nafileve është se ato janë një mjet që të mban në kontakt të pandërprerë me Zotin e lartësuar. Ato të mundësojnë që çdo çast ta kalosh në bindjen dhe adhurimin e Tij. “fale namazin për të më përkujtuar mua”

Le ti shtojmë nafilet me shpresë që Zoti ta shtojë rahmetin dhe begatitë e Tij mbi ne. Në një hadith kudsij, Ai thotë:”Kush më afrohet një pëllëmbë, ai afrohem një pash”.

 

Përktheu: Elmaz Fida

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook