By: Elton Harxhi

Rreth Menstruacioneve:


Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin (a.s) dhe për të gjithë ata të cilët e ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Një çështje shumë e rëndësishme, por sa edhe delikate është çështja e menstruacioneve, veçanërisht kur ato vijnë të çrregullta. Jo rrallherë ndodh që në raste të tilla, motrat nuk dinë se si të veprojnë, të falen apo jo, të agjërojnë apo jo, të kryejnë apo jo tavaf. Sa më poshtë po e trajtojmë këtë temë delikate dhe shpresojmë – me lejen e Allahut – që t’i jemi afruar sa më shumë të vërtetës. Allahu na drejtoftë për tek e vërteta.

Së pari:

Gjaku i menstruacioneve është i zi, të cilin gratë e njohin. Ai ka disa shenja;

1 – Ka ngjyrë të zezë

2 – Ka masë të trashë

3 – Dhe kundërmon erë të keqe, një erë ndryshe nga era e gjakut të zakonshëm.

Nëse gruaja shikon këtë lloj gjaku, atëherë ai është gjak i menstruacioneve sado ditë që të zgjasë: shtatë,apo tetë ditë, më pak ose më shumë deri në pesëmbëdhjetë ditë.

Së dyti:

Sekrecionet ngjyrë kafe ose siç njihen ndryshe “të turbullta” ose “të verdha”

Në rastin kur këto sekrecione shfaqen në fund të gjakut të menstruacioneve dhe akoma nuk janë shfaqur shenjat e pastërtisë, atëherë këto sekrecione konsiderohen si gjak menstruacionesh edhe nëse  ato (sekrecionet) janë ndryshe nga gjaku i menstruacioneve në shenja.

E njëjta dispozitë fetare aplikohet në rastin kur këto shenja – zakonisht – shfaqen në ditët e para të gjakut të menstruacioneve dhe shoqërohen me dhimbje.

Në librin “Enciklopedia Juridike Kuvajtjane” lexojmë sa më poshtë:

[Pjesa dërrmuese e juristëve janë të mendimit se sekrecionet e “verdha” dhe të “turbullta” kur shfaqen në ditët e gjakut të menstruacioneve konsiderohen si gjak menstruacionesh. Arsyeja se përse ato konsiderohen të tilla është se kur gratë e kanë pyetur Aishen (r.a) rreth tyre, ajo është përgjigjur: “Mos u nxitoni derisa të shikoni masën e bardhë.”  Me këto fjalë ajo do të thotë derisa të pastrohet plotësisht nga gjaku i menstruacioneve. “E Verdha” dhe “E turbullta” kanë ngjyrën e qelbit.]

Ibn Abidini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

[Ebu Jusufi ngjyrën e “turbullt”  e cila shfaqet në fillim të gjakut të menstruacioneve nuk e konsideron si gjak menstruacionesh kurse kur ajo shfaqet në fund të gjakut të menstruacioneve konsiderohet si gjak menstruacionesh. Por mendimi më i saktë është se ajo konsiderohet si gjak menstruacionesh për gratë që e kanë ciklin menstrual të vazhdueshëm dhe nuk konsiderohet i tillë për gratë që kanë kaluar në menopauzë.]

Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

[Papastërtitë që shfaqen pasiqë gruaja është pastruar dhe që nuk shfaqen në kohën e menstruacioneve nuk konsiderohen si gjak menstruacionesh, sepse “E turbullta” dhe “E verdha” pas pastërtisë nuk konsiderohen të tilla. Mirëpo ato kanë dispozitë të ngashme me urinën që do të thotë se gruaja duhet të pastrohet (ashtu sikurse pastrohet nga urina), duhet të marrë abdes dhe të bëjë kujdes që mos të falë namazin duke qenë e papastër me to.

Mirëpo nëse ato të dyja shfaqen në fillim apo në fund të gjakut të menstruacioneve atëherë ato konsiderohen të tilla dhe gruas nuk i lejohet të falet dhe as të bëjë tavaf derisa të pastrohet plotësisht.]

Po ashtu Shejh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:

Pyetje: Para përfundimit të ciklit të menstruacioneve, për pesë ditë mua më shfaqet një lëndë me ngjyrë kafe dhe më pas shfaqet gjaku i zakonshëm (i menstruacioneve) që zgjat tetë ditë. Në këto pesë ditë (në të cilat shfaqet lënda me ngjyrë të kafët) unë falem, por megjithatë dua të pyes që gjatë këtyre ditëve a e kam obligim dhe detyrë për të falë namazin dhe agjëruar Ramazanin apo jo? Ju lutem më ktheni përgjigje!

[Përgjigja: Nëse këto pesë ditë kur shikon lëndën në ngjyrë të kafët shfaqen dhe nuk kanë lidhje fare me gjakun kur të shfaqen menstruacionet, ato nuk konsiderohen gjak menstruacionesh dhe si rrjedhojë duhet të falesh, të agjërosh dhe të marrësh abdes për çdo namaz sepse ato janë të ngjashme me rregullat e urinimit.

E nëse pas këtyre ditëve menjëherë shfaqet gjaku i menstruacioneve atëherë ato konsiderohen gjak menstruacionesh dhe si rrjedhojë ti nuk falesh dhe nuk agjëron.

E nëse kjo lëndë “E verdhë” apo “E turbullt” shfaqet pasi je pastruar nga gjaku i menstruacioneve, atëherë kjo nuk konsiderohet gjak menstruacionesh. Në këtë rast duhet të pastrohesh për çdo namaz, të marrësh abdes, të falesh dhe të agjërosh, sepse Umu Atije ka thënë: “Pas pastrimit nga gjaku i menstruacioneve, të verdhën dhe të turbulltën, ne nuk e kemi konsideruar si gjak menstruacionesh.”  Umu Atije është një nga ato sahabije që ka transmetuar shumë hadithe nga Profeti (a.s).]

Si përfundim themi: Shfaqja e gjakut apo sekrecioneve në periudhën e gjakut të menstruacioneve konsiderohen si gjak menstruacionesh, kurdo që ato të shfaqen; në fillim të ciklit menstrual apo në fund të tyre përderisa gruaja nuk ka parë shenjat e pastrimit. Në këtë rast, gruaja nuk duhet të falet dhe as të agjërojë.

Së treti:

Nëse pasi gruaja të jetë pastruar,  shfaqen shenjat e gjakut, gjak i cili nuk i ngjan gjakut të menstruacioneve, atëherë ky gjak nuk konsiderohet si gjak menstruacionesh, sepse nuk ka veçoritë e gjakut të menstruacioneve dhe as nuk është shfaqur në kohën kur shfaqen menstruacionet. Në këtë rast, gruaja duhet të marrë abdes për çdo namaz, duhet të falë namazin dhe duhet të agjërojë. Nëse gjaku nuk ndërpritet, atëherë këto janë rregullat, derisa të shfaqet gjaku i menstruacioneve me shenjat e lartpërmendura.

Së katërti:

Nëse për gruan është gjithçka e paqartë ngase ajo nuk e di se kur fillon dhe sa zgjat cikli menstrual, apo nuk di të bëjë dallimin midis gjakut të prishur dhe gjakut të menstruacioneve, atëherë gruaja duhet ta konsiderojë veten e saj në ciklin menstrual aq ditë sa i ka pasë zgjatur zakonisht më parë. Nëse kohë më parë cikli menstrual i ka pasë zgjatur tetë ditë për shembull, atëherë në rastin e paqartësisë ajo duhet që të konsiderojë ciklin menstrual tetë ditë. Nëse i ka pasë zgjatur gjashtë ditë për shembull, po kaq ditë duhet ta konsiderojë…e kështu me rradhë. Po ashtu  - në këtë rast – si datë të fillimit do të përcaktosh atë datë kur ka pasë filluar cikli menstrual, kur i ke pasë të rregullta. Për shembull me datë 12 -të të çdo muaji. Më pas, lahu dhe fal namazin. Argument për këtë është se kur një grua shkoi tek Profeti (a.s) dhe ju ankua se prej saj rridhte shumë gjak, ai (a.s) i tha: “Ato janë goditje prej shejtanit. Prandaj ciklin menstrual llogarite gjashtë ose shtatë ditë, pastaj lahu  derisa të shikosh që je pastruar plotësisht, e pastaj falu 23 apo 24 ditë dhe po ashtu edhe agjëro, sepse kjo të lejohet ty. Kështu vepro për çdo muaj, ashtu sikurse veprojnë gratë në ditët e tyre që kalojnë ciklin menstrual dhe që pastrohen.”

Shkurtimisht si përmbljedhje e asaj që kemi përmendur më lart themi se:

Gjaku dhe sekrecionet që shfaqen në kohën e ciklit menstrual, qoftë para apo pas tij duke qenë të bashkuara me ciklin menstrual, konsiderohen prej gjakut menstrual.

Nëse je pastruar e të shfaqet gjak, ky gjak nuk është gjak menstrual. Në këtë rast duhet të falesh dhe të agjërosh derisa të shfaqet gjaku menstrual.

Nëse ditët e ciklit menstrual të ngatërrohen dhe shenjat e gjakut janë të paqarta, saqë gruaja nuk di të bëjë dallimin midis gjakut të zakonshëm dhe atij menstrual, atëherë konsideroje ciklin menstrual aq ditë sa e ke pasë më parë dhe në datën kur i ke pasë të rregullta, e më pas falu dhe agjëro.

Allahu e di më mirë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook