Sa orë agjërohet nëpër botë.


Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë dhe i mirësive që besimtarët muslimanë e presin me shumë gëzim dhe lumturi. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se janë disa orë që duhet të kalohen pa konsumuar as pije e as ushqim. Për disa vende orët e agjërimit nuk ndryshojnë shumë ndërsa për disa vende të tjera orët e agjërimit janë të ndryshme sipas stinëve.

Për këtë vit orët më të shkurtëra të agjërimit shënohen në Amerikën Latinë, më saktë në Argjentinë. Në disa qytete në jug të saj nuk agjërohet më shumë se 8 orë.

Ndërsa orët më të gjatë të agjërimit për këtë vit shënohen në vendet Skandinave, Kanada dhe në veri të Rusisë, ku në disa qendra banimi të këtyre vendeve për këtë vit orët e agjërimit që duhen mbajtur janë 21 orë e disa minuta.

Po ashtu me kalimin e viteve dhe me ardhjen e ramazanit në stinën e dimrit për Hemisferën Veriore, orët e agjërimit janë më të shkurtëra ndërsa në atë të Jugut orët e agjërimit do të jenë më të gjata, pra e kundërta e kësaj që po përjetojmë tani.

Lusim Allahun xh.xh. që t’ua pranojë agjërimin gjithë muslimanëve kudo që janë dhe të jua lehtësojë vuajtjet.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook