Sadakat-ul Fitri (Zekati i Fitrit)
Sadakatul Fitri është lëmoshë që jepet në Ramazan. Ajo është detyrë (Uaxhib) për çdo musliman, i vogël qoftë apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob, agjërues apo jo. Ibn Umeri (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ka bërë detyrë Sadakanë/Zekatin e Fitrit për robin dhe të lirin, të voglin dhe të moshuarin, mashkullin dhe femrën. Masa e tij është një Sa`a me grurë apo me hurma.([1])
Ibn Abasi (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ka obliguar Sadakatul Fitrin, si pastrim për agjëruesin nga thasheshemet, sharjet e grindjet dhe si ushqim për të varfërit. Kush e jep këtë sadaka para namazit të Bajramit, ajo është e pranuar. Kush e jep pas faljes së Bajramit, ajo konsiderohet si sadaka e zakonshme.([2])
Masa e saj është afërsisht 3 kg grurë, oriz, hurma, miell etj. Lëmosha e Fitrit jepet edhe në para. Sadakaja e Fitrit jepet gjatë muajit të Ramazanit dhe është e pëlqyeshme të jepet 2 apo 3 ditë para Bajramit.
Ibn Umeri (r.a) ka thënë: “Zekati i Fitrit jepet për të voglin dhe të madhin. Ky Zekat u jepet atyre që e pranojnë. Këtë Zekat e jepnim një apo dy ditë para Fitër Bajramit”.([3])
([1]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1504), Muslimi (984), Ebû Dâûdi (1611), Tirmidhiu (675), Nesâiu në Muxhtebâ (2499), Ibn Mâxheh (1826), Ibn Khuzejmeh (2392), Ibn Hibâni (3300) dhe Ahmedi (2/5).
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.