By: ardhmeriaonline

Sasia e Zekatit të euros


Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu

Cili është proporcioni i sasisë së caktuar të Zekatit në kohën tonë, përsa i përket euros dhe rijalit të Katarit?

Allahu ju shpërbleftë më së miri.

Përgjigja:

Komiteti i fetvave (direktivave fetare) Egjipt

Bismilah, Elhamdulilahi, ue salatu ue selamu ale resulilah - me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Sasia e mallit për të cilin duhet të nxirret Zekat, është ai që ka vlerën prej 85 gram flori e sipër. Zekati që obligohet të nxirret në këtë rast është 4/10 ose 2.5%. Kjo vlerë llogaritet sipas çmimit të floririt në ditën në të cilën është bërë obligim të nxirret Zekati. Konkretisht kjo bëhet duke u shumëzuar çmimi i (gramit të) floririt i vendit ku je me 85 gram floriri që është sasia e caktuar dhe numri që del është sasia e Zekatit në euro, në rijal ose valutë tjetër që përdoret (për shembull nëse një gram flori kushton 12.4 euro, atëherë zekati nxirret duke shumëzuar 85 me 12.4 euro). Është kusht, që zekati të nxirret në po atë valutë që u përllogarit ose në një vlerë ekuivalente të saj (në monedhën tjetër).

Komiteti i fetvave (direktivave fetare) të Ez’herit të nderuar, ka cituar sa në vijim:

Zekati është një farz (obligim) prej farzeve (obligimeve) islame, i fiksuar si i tillë nga Kurani dhe Suneti (Tradita) profetike, që kanë sqaruar kategoritë e mallrave, për të cilat është obligim nxjerrja e Zekatit, kanë sqaruar vlerat dhe përllogaritjet përkatëse që kanë të bëjnë me të, si dhe kushtet e obligimit të tij. Zekati është një obligim me ndikim strategjik largpamës në shoqëri në aspektin shoqëror, ekonomik dhe financiar, e për më tepër ai është një adhurim, që ngrihet mbi synimin (nijetin). Siç dihet, për artikulimin e obligimeve duhet të kufizohemi në tekstet e tyre, pa i kapërcyer ata, por duke iu përmbajtur cakut të obliguar dhe domosdoshmërive sheriatike (të ligjit islam) si dhe rregullave bazë të vendosura. Të gjithë myslimanët e dinë, se Zekati i parave është një obligim islam, që ka sasi të caktuar e cila është njëzet mithkal (njësi specifike matëse) flori, që sot është e barabartë me 85 gram flori të pastër.

Dijetarët myslimanë kanë vendosur si kusht, që Zekati të jetë në vlerën prej 85 gram flori e sipër dhe të jetë mbi nevojat bazë të atij që e posedon mallin, ku me nevojat bazë presupozohen nevojat e shpenzimit, banimit, veshmbathjes dhe nevojave të tjera që sheriati (ligji islam) ia obligon personit. Po kështu për të nxjerrë Zekatin, duhet që sasia e mallit (para apo gjëra të tjera për të cilat obligohet zekati) duhet të kalojë një vit të plotë hënor dhe poseduesi i mallit (parave) nuk duhet të ketë borxh aq para sa ta zbresin poshtë sasisë së caktuar për të cilën nxirret zekati.

Përllogaritja e Zekatit bëhet në varësi të kursit të valutës së Katarit ose asaj ndërkombëtare, me floririn dhe përllogaritja nxirret me kursin në fundin e çdo viti ose në ditën në të cilën u plotësua vlera e kësaj mase, duke përmbushur edhe kushtet e tjera të obligimit së Zekatit, prej të cilëve kushtin që (dita kur ndodh) arritja e sasisë së caktuar të merret si fillim i sezonit (ciklit një vjetor hënor) të tij dhe nga ky këndvështrim sasia e mallit është e lëvizshme në çmim apo vlerë dhe nuk është e fiksuar, nisur nga indeksi (ulje-ngritje çmimi) i floririt në bursë (në ditën e parë ose në fundvit).

Vlera e Zekatit që duhet nxjerr është 4/10, pra 2.5% e pasurisë.

Bazuar në këtë, i themi pyetësit: Detyrohesh të japësh zekat, atëherë kur sasia e mallit kap vlerën ekuivalente me 85 gram flori (e sipër) dhe është obligim që nga kjo vlerë të nxirret Zekati prej 4/10 (ose 2.5%), në përputhje me çmimin e floririt në ditën, në të cilën është bërë obligim Zekati.

Allahu e di më së miri.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook