Selman Aude: Rënia e regjimit sirian, do të ndryshojë hartën e rajonit, përfshirë Iranin


Sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Selman Aude, ka deklaruar se rënia e regjimit të Asad në Siri, do të ndryshojë hartën e të gjithë rajonit. Ai shtoi se ky ndryshim do të përfshijë Libanin, Irakun, por edhe Iranin të cilin e konsideroi si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në të gjithë krimet e Esed.

Gjatë një interviste për kanalin televiziv “El-mexhd” shejh Aude tha:”Irani është përgjegjës për vrasjen e popullit sirian, shpërnguljen dhe shkatërrimin e shtëpive. Ai është përgjegjës për të gjithë krimet çnjerëzore që regjimi sirian kryen ndaj popullatës, për përdhunimet, prerjet e gjymtyrëve dhe gjymtimet. Ku janë parrullat iraniane të cilat i dëgjonim “Dëshmori është shpirti i revolucionit” dhe që hidheshin kundër Shahut?! Ku janë këto parrulla, tani që Irani dërgon anijet e tij luftarake për të vrarë dhe groposur revolucionin e popullit sirian?!”

Sipas dr. Aude, qëndrimi rus dhe ai kinez, varet nga ai iranian, për shkak të interesave bërthamore dhe shkëmbimeve ushtarake e ekonomike mes Moskës dhe Teheranit. Ai tha se arabët gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit, arritën t’ia ndryshojnë qëndrimin Rusisë, pas një marrëveshjeje katër miliardë dollarëshe. Kjo do të thotë se qëndrimi i shteteve të tilla mund të blihet sërish.

Shejh Aude u kërkoi sirianëve të mos i ndërpresin protestat paqësore, duke kujtuar se ishte regjimi ai që përdori dhunën dhe forcën ushtarake për ti shtypur, e për rrjedhojë i detyroi njerëzit të vetëmbrohen. Ai shtoi se:”Nuk mund ti ndalosh njerëzit nga përdorimi i armëve për vetëmbrojtje. Protestat paqësore nuk bien ndesh me prezencën e ushtrisë siriane të lirë, e cila konsiderohet si krahu ushtarak i revolucionit dhe ka për qëllim mbrojtjen e njerëzve.”

Ai tha se sytë tanë janë të fokusuar tek vetë populli sirian, pasi mbështetja ndërkombëtare mund të mos jetë më shumë sesa bllokadë ekonomike dhe presione politike.

Lidhur me deklaratën e firmosur nga më shumë se njëqind dijetarë, nëpërmjet të cilës i kërkohet ushtrisë së rregullt siriane të dezertojë dhe ti bashkangjitet revolucionit popullor, dr Aude tha se shumë oficerë të ushtrisë komunikojnë me të që nga lufta kundër Gazzës. Sipas tij, ata i kërkojnë të lutet për ta dhe se shumë të tjerë nuk janë pozicionuar në mënyrë të prerë. Atyre u lipset një qëndrim i qartë dhe i pjekur, për ti ndihmuar ta braktisin kampin e regjimit dhe ti bashkohen popullit.

Dr. Aude vuri theksin se vendet arabe duhet të marrin një qëndrim të prerë pro popullit sirian. Ai tha se:”Ata vende që akoma nuk i kanë dëbuar ambadadorët e regjimit sirian, duhet ta bëjnë sa më shpejt. Ata që akoma mbajnë marrëdhënie me regjimin, duhet ti presin menjëherë. Nëse do të unifikoheshin presionet ndërkombëtare, me ato rajonale dhe presionin popullor të brendshëm, regjimi i Asad do të gjunjëzohej. Mbështetja e revolucionit sirian nëpërmjet miqve të Sirisë dhe kontaktet e drejtpërdrejta me revolucionarët, është fillimi i shembjes së regjimit të Asad – tha ai. /ardhmeriaonline/

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/05/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
3:153:455:1212:4416:4020:0421:48

Thënia e ditës

Duke lexuar autorët

që shkruajnë mirë,

mësohesh të flasësh mirë.

Volter

Video e re

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!