By: Hamza Jusuf

Shahu në dritën e juristit


I luajtur përreth gjithë botës nga njerëzit e të gjitha feve, loja e shahut luhet në fshehtësi dhe në publik si një kalimkohe po ashtu edhe si një përpjekje serioze garimi. Megjithatë, pak musliman mendojnë për gjykimin ligjorë të lojës së shahut në Sheriat, ligjin e shenjtë të islamit. Sipas komunitetit juridik të dijetarëve muslimanë, kolektivisht të njohur si , çdo vepër njerëzore (duke përfshirë lojën e shahut) bie nën një nga pesë kategoritë; e obligueshme (), e rekomanduar (), e lejueshme (), e papëlqyeshme () dhe e ndaluar (haram). Ky artikull do të gjurmojë origjinat e shahut, opinionet e ndryshme midis dijetarëve, dobitë dhe dëmet e lojës dhe çfarë kjo na tregon ne sot.

Origjinat e shahut

Sipas Ibën Khalikan-it (vdiq 681 hixhri/ 1282 gregorian), historian dhe biograf i famshëm, shahu është shpikur nga filozofi indian Sisa, për sundimtarin indian Shihram (Shah Ram, sipas Emir Abd el-Kadir)[1]. Megjithëse, Ibën Khalikan nuk e ka përmendur kohën e shpikësit, sipas burimeve historike përendimore, origjina e shahut daton rreth vitit 500 C.E. në Indi. Historianët kanë identifikuar pesë periudha të dallueshme të zhvillimit të lojës të cilën ne e njohim sot si shah. E para është periudha sanskrite, e cila shtrihet nga viti 500 deri tek 700, e ndjekur nga periudha persiane e cila zgjati afërsisht një qind vjet; e ndjekur pastaj nga periudha arabe, e cila filloi me pushtimin musliman të Persisë në shekullin e shtatë dhe zgjati deri rreth vitit 1000, kur shahu hyri në Europë përmes Morëve të Spanjës; kjo periudhë mesjetare zgjati nga 1600 deri më sot.

Fjala “ vjen nga sanskritshtja, e cila ka mbetur në gjuhën e shahut sot. “Shah mat” është derivuar nga lajmërimi arab mbi mundjen e kundërshtarit: “Shah mat”, duke nënkuptuar që “Mbreti vdiq”. Loja pasqyronte mirë strategjitë e jetës reale të përdorura në luftërat para moderne dhe konsiderohej si një vegël e dobishme për të llogaritur manovrat strategjike në një shkollë aspirante ushtarake. Arabët e quajnë atë , një fjalë e derivuar nga sanskritshtja, e cila është e përbërë nga dy rrënjë sanskrite , dmth, “” sinonim i çerekut dhe , dmth, “”.  ka të njëjtin kuptim teknik të “armatës” në shqip, dmth, forcat e armatosura. Ushtritë e hershme indiane përbëheshin nga katër ndarje ose “armata”; torrat, kalorësia, elefantët dhe këmbësoria.  i referohej tërë forcave të armatosura, ashtu si edhe degëve të ushtrisë. Madje edhe sot, ne kur flasim për forcat i armatosura të një kombi kemi parasysh katër “armata” të thjeshta; ajër, det, tokë dhe forcat amfibe. Ne ende kemi tamam bazën e katër ushtrive. Ushtritë sanskrite morën pozicionet e copëzave të tashme të shahut; rangu dhe skedari i ushtrisë indiane përbëhej prej torrave, me kalorësinë anash tyre ndërsa ministrat dhe sundimtarët qëndronin në qendër. Latinja , të cilën arabët e quajnë ose “këmbësorë” ( në latinisht) është fjala nga e cila ne marrim fjalën tonë “ushtarë”. Ne ende i referohemi njerëzve të cilët shëtisin më këmbë si “këmbësorë”, një fjalë që si “ushtari” gjithashtu mban një kuptim të keq. Për shembull, “prozë këmbësore” do të thotë monotone dhe jofrymëzuese, diçka që ka nevojë “të shkëputet nga këmbët”. Të pasurit në të kaluarën, ashtu si edhe sot, rrallë shëtisnin në këmbë; ata preferonin të ngisnin kuaj me karrocë, karroca ose forma të tjera të transportimit. Fjala spanjolle “”, një punëtorë i cili kryen punët më të rëndomta, është kushëriri direkt i “ushtarit”. Në shahun e hershëm indian, nëse një ushtar arrinte në anën tjetër të fushës, ngrihej në pozitën e , trashëgimtarit të mbretëreshës në shahun e sotëm. Kjo ngritje në pozitë është e ngjashme me një ushtar të thjeshtë i cili bëhet gjeneral.  kishte fuqi të lëvizte si mbret; një kuadrat në çdo drejtim. Pas përhapjes së shahut në Persi, emërat e gurëve u shndërruan në persisht. Raxha u bë shah (mbret),  u bë (mbretëreshë dhe më vonë  në arabisht),  u bë  në persisht ( dhe më vonë në arabisht),  u bë  (elefant dhe më vonë  në arabisht),  u bë “ministër” dhe pastaj “peshkop” në Europë dhe  (anije) u bë  në persisht (karrocë). Arabët mbajtën persiane dhe fjala së fundmi u bë ruk në Europë, (torrë në shqip). Periudha arabe e shahut filloi me pushtimin musliman të Persisë në 20/641. Gjatë kësaj periudhe ndodhi një përzierje e shpejt kulturore persiane dhe arabe, në të cilën arabët kishin një influencë fetare dhe linguistike mbi persianët ndërsa persët kishin një influencë të pamasë shkencore, literare dhe qeverisëse mbi arabët[2]. Arabët adoptuan disa parime të reja, për lojën e sapo përvetsuar të shahut, duke përfshirë lëvizjen e tashme të kalit, kapërcimin prej dy kuadratesh mbi gurët e tjerë dhe pastaj lëvizjen edhe një kuadrat në të djathtë ose në të majtë. Një literaturë e madhe u zhvillua në gjuhën arabe mbi lojën dhe sesi të luhej për të fituar. Taktikat e shahut shikoheshin si një metaforë për lojën e jetës dhe strategjitë aktuale të luftës paramoderne. Ishte forma e shahut arab që hyri në Europë dhe evoluoi në formën tonë moderne. Një bartës interesant linguistik në shoqëri ishte përshkrimi i dikujt që ngrihej nga pozita e një njeriu të zakonshëm në pozitën e një njeriu të rëndësishëm; një person i tillë thuhej, “se është ngritur nga një  tek një ”, një ushtar tek një ministër. Në meritokracinë e botës muslimane, një person i thjeshtë mundte përmes meritës të ngrihej në nivelet më të larta të statusit social, një fenomen i padëgjuar në pjesën më të madhe të shoqërive paramoderne. “Mbretëreshzimi” u bë një analogji për dikë i cili ngrihej nga statusi më i ulët tek rangu dhe statusi më i lartë në shoqëri. Sipas , “mbretëreshzimi” është “konvertimi i një ushtari në një mbretëreshë kur arrin në krahun e kundërt të fushës”. Në botën muslimane, përmes insistimit dhe aftësive, një ushtar i thjeshtë mund të ngrihej tek aristokracia në lojën e jetës. Shahu hyri në Europë përmes tre rrugëve, të tëra nga bota muslimane; Spanja Andaluziane, Siçilia muslimane, Italia e Jugut dhe së fundmi Ballkani dhe Turqia. Shahu, i cili luhej në Europë në shekullin e trembëdhjetë, ishte identik me versionin arab të botës muslimane. Me të hyrë 1600 C.E. europianët tashmë kishin futur shpikje të ndryshme për të përshpejtuar lojën dhe zbukuruar variacionet strategjike. Pjesa më e rëndësishme e këtyre ishte feminizimi i , i cili kuptohej si gjeneral ose ministër, duke e bërë atë mbretëreshë dhe duke e bërë, atë gurë, më të rëndësishmin në fushë, diçka që do të kishte krijuar shumë kundërshtime midis shumë arabëve të cilët ja dhuruan lojën europianëve. Shpikja tjetër më interesante ishte fuqia e shtuar që ju dha mbretëreshës. Ndërsa mbajtën idenë nga shahu indian i fryrjes së vlerës së ushtarit duke e bërë një mbretëreshë të mundshme. Europianët i dhanë mbretëreshës më shumë fuqi duke e aftësuaratë të lëviz si  dhe . Kjo e bëri ushtarin thelbësorë për një fundlojë të fortë. Është interesante të theksojmë dy kontributet më të rëndësishme ndaj civilizimit, që europianët dhe pastaj si rrjedhojë edhe amerikanët, me të cilat mburren, është barazia ligjore e burrave dhe grave dhe idea e një shteti meritokratik që nderon zhvillimin pa marrë parasysh racën, ngjyrën, besimin ose gjininë, në të cilën edhe personi më i ulët mund të bëhej një ditë president. Të dy idetë i kanë rrënjët e tyre në kontributin islam ndaj botës dhe janë të simbolizuara thellë në shpikjet europiane në lojën e shahut.

Gjykimet e juristëve për lojën e shahut

Në ligjin e shenjtë të islamit, çdo vepër njerëzore ka një gjykim ligjorë korrespondues. Shumë prej këtyre veprave janë thjeshtë të derivuara nga sensi i përbashkët dhe nuk kërkojnë studime, të tilla si pirja e një gote uji. Megjithatë, gjykimet madje edhe për veprat më të thjeshta mund të bëhen më të komplikuara sesa mund të pritet. Për shembull, pirja e një gote uji është e lejueshme (), por si është çështja me pirjen e ujit në këmbë ose me pirjen e ujit me një gotë ari apo të argjend? Po me pirjen e ujit tek një burim privat kur dikush kalon aty pari? Nuk është aq e thjeshtë sa duket, sepse secila prej këtyre situatave ka një gjykim të veçantë. Shpesh, gjykimet nuk mund tё pёrcaktohen nga . Ndёrsa nevoja ngrihet pёr dy pёrpjekje tё rёndёsishme njerёzore, sё pari, mёsimi i ligjit tё shenjtё dhe sё dyti, ushtrimi i tё gjitha energjive intelektuale dhe shpirtёrore pёr tё derivuar gjykimet ligjore të çёshtjeve tё reja qё ngrihen dhe kanё nevojё pёr njё gjykim ligjorё[3]. Zhvillimi i gjykimeve ligjore gjithmonё ka qenё puna e juristёve, , tё njohur si , ata jurist tё kualifikuar pёr tё bёrё ose gjykuar juridikisht nё pamvarsi. Ndryshe nga deklaratat e orientalistёve qё dyert e janё mbyllur nё shekullin e nёntё CE,  gjithmonё ka qenё njё pёrpjekje aktive e komunitetit tё juristёve pёrmes botёs muslimane[4].

Kur shahu sё pari u shfaq nё skenё, dijetarёt mbajtёn qёndrime tё ndryshme ndaj tij, sepse dijetarёt gjykojnё çdo çёshtje tё re, por tё gjithё u pajtuan qё nёse bixhozi pёrfshihej në çfarëdo lloj mënyre, (kur njё shahist vё bast me njё tjetёr ose kur ata qё shohin vёnё bast mbi shahistёt), atёhere ёshtё e ndaluar. Megjithatё, dijetarёt nxorёn tre gjykime tё ndryshme pёr shahun i cili luhet pa bixhoz.

Opinioni i parё

Sipas opinionit tё parё, loja e shahut ёshtё e ndaluar. Ky ёshtё opinioni i maxhorancёs sё hanbelive dhe opinioni mё i fortё midis hanefive. Gjithashtu, Imam Maliku (vdiq 179/795) ka njё transmetim qё dёshmon ndalesёn e tij. Sipas Ibёn Kudamas (vdiq 620/1223), hanbelitё thonё, “Pёr shahun, gjykimi ёshtё i njёjtё me ndalimin e lojёs sё zareve; megjithatё, (gjykimi kundёr) lojёrave me zaret ёshtё mё i fortё sepse tekstet profetike i ndalojnё ato hapur. Megjithatё, nё realitet, shahu ёshtё identik me lojёrat e zareve, tё tilla si tavolla dhe gjykimi i tij arrihet pёrmes arsyetimit analogjik, [5]<//a> , Imam Sheukani (vdiq 1250/1834) e konsideronte lojёn e shahut si njё çёshtje qё qёndron nё zonёn e hirtё, midis , dhe ёshtё vetёm e rekomanduar shmang’ja ndaj tij[6]. Qёndrimi hanefi ka qenё qё loja e shahut ёshtё e ndaluar por e njё kategorie mё tё vogёl sesa njё ndalesë e prerë. Hanefitё pёrdorёn termin “tepёr i ç’kurajuar” gjykimin e lojёs sё shahut, , nёse loja nuk kishte bixhoz, kur zakonisht nuk i pengonte lojtarёt nga obligimet; nёse nuk pёrmbushte ndonjёrёn prej kёtyre kushteve, loja konsiderohej tёrёsisht e ndaluar. Hanefitё menduan qё loja e shahut duhet tё mёnjanohet pёr dy arsye; loja e shahut bёhet shkak pёr njerёzit qё tё harrojnё punёt e tyre, tё cilat do tё rezultonin me probleme serioze nё Pasjetё; sё dyti, konsiderimi i lejueshёm do tё ndihmonte  tё luftonte islamin dhe muslimanёt, sepse do t’i ofronte atij mёnyra pёr t’i zёnё me lojёn e pavlerë tek braktisja e detyrёs nё çёshtjet madhore[7]. Ndёrsa dijetari maliki, Imam Kurtubiu (vdiq 671/1273) pёrmendi qё Junusi (vdiq 227/842) transmetoi nga Ash’habi (vdiq 204/819) qё Maliku kur u pyet rreth shahut, u pёrgjigj,“Nuk ka asgjё tё mirё nё tё. Nuk ёshtё asgjё. Nё fakt, ёshtё i pakuptimtё. Me tё vёrtetё, mjekra e njё personi inteligjent dhe racional dhe flokёt e thinjura duhet ta pengojnё atё nga tё tilla pёrndjekje tё pakuptimta[8]”. Njё herё, Imam Sahnuni, (vdiq 240/854) e pyeti Ibёn Kasimin (vdiq 191/806), studentin kryesorё dhe mё tё dalluarin e jurispondencёs sё Imam Malikut, “Çfarё mendoni rreth shahut dhe lojtarёve tё tavllёs? A ёshtё dёshmia ligjore e tyre e vlefshme nё opinionin e Imam Malikut? Ibёn Kasimi u pёrgjigj, “Maliku ka thёnё qё dёshmija e atij qё ёshtё i varur ndaj shahut nuk duhet pranuar. Por nёse ai e luan atё ngandonjёherё, atёhere unё mendoi qё dёshmija e tij ёshtё e vlefshme, nёse ai konsiderohet njё person i drejtё dhe i devotshёm”. Ndёrsa Imam Sahnuni ka thёnё, “Malikut nuk i pёlqente shahu dhe e konsideronte atё mё tё keq sesa damёn, qoftё kur luhet pak ose shumё”. Imam Hatabi (vdiq 954/1547) i konsideronte fjalёt e Malikut se tregonin ç’kurajim dhe jo ndalim, por pjesa mё e madhe e ndjekёsve tё Malikut e konsideronin shahun tё palejuar[9]. Mё i famshmi i librave tё fundit tё jurispondencёs sё Malikive ёshtё , shkurtimi Khalil, i cili ёshtё njё libёr i statuteve ligjore tё malikive tё bazuar mbi  tё Imam Sahnunit. Nё librin e Dёshmive tё , loja e shahut, nё fakt, pёrmendet si njё faktor qё e bёn shahistin njё dёshmitarё jo tё pёrshtatshёm nё çёshtjet ligjore. Khalili (vdiq 767/1366) thotё, “(Dёshmia nuk ёshtё e vlefshme nё rastet) e njё budallallёku tё vazhdueshёm; tё luajturit e tavëllës (madje edhe nёse bixhozi nuk pёrfshihet); njё person i virtytshёm i cili braktis shoqёrinё (duke luajtur lojra tё rastit, madje edhe kur bixhozi nuk pёrfshihet) ose dёgjon muzikё (pёr shkak se çon në mungesë sjelljeje, megjithёse, ёshtё e konsideruar e ç’kurajueshme aq gjatё sa asnjё sjellje e papёrshtatshme nuk shoqёrohet me tё dhe nuk pёrbёhet nga instrumente me tela, nё tё cilin rast konsiderohet si e ndaluar)[10]; (zёnja me) lojë me zgjedhje[11] dhe luajtja e vazhdueshme e shahut, qё do tё thotё se mё shumё sesa njё herё nё vit[12]. Duke komentuar mbi gjykimin e shahut, Imam Dasuki (vdiq 1230/1815) thotё, “Teksti literal nёnkupton qё loja e shahut nuk ёshtё e ndaluar, duke patur parasysh qё ai () e pёrmend atё midis çёshtjeve qё janё sjellje tё papёrshtatshme pёr njerёzit e devotshёm dhe nënkupton qё loja nuk luhet vazhdimisht. Opinioni i Imam Karafit ka qenё ç’kurajimi, jondalimi, por shkolla  e konsideron shahun tё ndaluar dhe Imam Hatabi thotё, “Njё opinion thotё qё nёse luhet me njё student nё intimitet dhe jo me kallaballëk, nuk ёshtё e ndaluar. Megjithatё, qoftё kur konsiderohet i ç’kurajueshёm ose i ndaluar, nё tё dyja rastet, dёshmia nuk i pranohet njё shahisti i cili luan vazhdimisht”. Ibёn Ruzhdi thotё, “Nuk ka mosmarrёveshje midis Malikut dhe kolegёve tё tij qё luajtja e vazhdueshme ёshtё njё mungesё karakteri ndërsa njё opinion i dobёt thotё se vazhdueshmёria nёnkupton luajtjen mё shumё sesa njё herë në vit. Dijetarёt kanё thënë qё luajtja e vazhdueshme, , i pёrshtatet shahut vetёm sikurse zarit, damёs, (njё lojё e hershme arabe e fatit e luajtur me gjethe palme), lojtarёt e damёs dhe , pёr shkak tё  tё shendoshё pёr lejueshmёrinё e tij. Me tё vёrtetё, transmetimet janё bërë duke pёrmendur qё njё grup midis [13]<//a> ka luajtur shah[14].

Opinioni i dytё

Opinioni i dytё rreth çёshtjes ёshtё qё loja e shahut ç’kurajohet por nuk ndalohet dhe ky ёshtё qёndrimi i shkollёs sё Imam Shafiut (vdiq 204/820). Imam Neveviu (vdiq 676/1277), zёri mё autoritativ i mëvonshёm i shkollёs shafite thotё, “Opinioni i shkollёs sonё ёshtё qё (loja e shahut) ç’kurajohet por nuk ndalohet”[15]. Imam Gazaliu (vdiq 505/1111) pajtohej me Imam Neveviun dhe shtoi nё  e tij qё ç’kurajimi ishte i lidhur me vazhdueshmёrinё[16]. Imam Subkiu (vdiq 756/1355) shkroi, “Ne e konsiderojmё atё (opinionin e lejueshmёrisё sё lojёs sё shahut) tё jetё i qartё dhe i vёrtetё […] dhe njё person i pamvarur, i cili i ka hequr paragjykimet nga egoja e tij dhe i ka ekzaminuar faktet e teksteve tё të dy qёndrimeve, duhet tё pajtohet (me shkollёn shafite)”[17]. Arsyeja mё e mundshme pёr insistimin e Imam Subkiut mbi kёtё qёndrim ёshtё se dijetarёt e mёdhenj tё islamit urrenin qё ndonjё gjё tё bёhej e ndaluar pa fakte absolute dhe joekuivoke. Pёr shembull, Imam Maliku rrallё e ka pёrdorur fjalёn “haram” (e ndaluar); nё vend tё kёsaj, ai preferonte tё thoshte, “Nuk mё pёlqen ajo”.

Opinioni i tretё

Sё fundmi, njё grup dijetarёsh e ka konsideruar lojёn e shahut tё lejueshme, . Midis kёtij grupi janё disa nga dijetarёt mё tё mёdhenj tё periudhёs sё parё, duke pёrfshirё Imam Sabhiun (vdiq 105/723), i cili ishte i njohur se luante lojёn. Sipas Imam Baghavit (vdiq 510/1117) njё dijetarё me autoritet nё hadith dhe  [18]<//a> i devotshёm dhe i drejtё, Said Ibёn Xhubejri (vdiq 95/714), ka luajtur shah me shpind nga fusha e shahut, njё gjest i mjeshtarve arab tё shahut, tё cilёt krenoheshin me tё. Nё fakt, oborri i Harun Rashidit (vdiq 193/809) njihej pёr mikёpritjen e mjeshtrave tё shahut. Ata luanin me symbyllur përderisa kjo kërkonte një nivel të lartë aftësish dhe një memorie të fuqishme. Sipas Imam Bejhakiut (vdiq 458/763) në , të dy; Imam Ibën Sirini (vdiq 110/728) dhe Hisham bin Uruah (vdiq 146/763) e luanin lojën së bashku me shpindët e tyre nga fusha, si Saidi. Imam Bejhakiu gjithashtu përmend që Shabiu luante gjithashtu por ai nuk e bënte në sytë e haxhinjve[19]. Loja e shahut është e lejueshme sipas opinionit të disa dijetarëve të mëndhenj të gjeneratës së parë midis tabiinëve. Dijetarët e mëdhenj midis katër shkollave ligjore mbajnë të njëjtin qëndrim, duke përfshirë Ebu Jusuf Hanefi (vdiq 182/798), Emir Abd el-Kadir el-Xhezairi el-Maliki (vdiq 1300/1883), Imam el-Ghazali el-Shafi dhe të tjerë. Megjithatë, të gjithë ata vunë një kusht që loja e shahut të mos jetë e vazhdueshme, të mos bëhet shkak për neglizhimin e detyrave të tyre, veçanërisht ato të faljeve të obligueshme në kohën e caktuar. Kadi Ebu Bekër el-Maliki (vdiq 543/1148) përmend në -n e tij që ai e kishte mësuar lojën dhe luante mirë. Ai tregon një ngjarje në të cilën ai luan me një të pasur në një anije. Megjithatë, ai incident ndodhi përpara se ai të takonte dijetarinë e rreptë maliki, Imam Tartushin (vdiq 520/1126), ashpërsia e të cilit në të tilla çështje është e mirënjohur. Ndërsa ky qëndrim reflektonte një pamje të ndryshme nga ajo e Andaluzianit të ri i cili mësonte në Seviljen e tij të lindjes diçka krejt tjetër. Një qytet aq i famshëm për muzikën dhe zemërgjërësinë sa që një dijetarë Andaluzian ka thënë, “Nëse një muzikant në Kordobë vdiste, instrumentet e tij dërgoheshin në Sevilje për të gjetur shitës dhe nëse një dijetarë në Sevilje vdiste, librat e tij dërgoheshin në Kordobë për të gjetur shitës!” Në një libër të vonshëm, më serioz, Kadi Ebu Bekër thotë, “Imam Shafiu ka mbajtur mendimin që loja ishte e lejuar dhe disa dijetarë madje e kishin deklaruar si të rekomanduar, , dhe e praktikonte atë në seminare fetare. Kështu, nëse një nga studentët lodhej nga studimet dhe recitimet e tij, ai do të luante pak shah, madje edhe në xhami. Disa kanë thënë që disa nga shokët e Profetit e kanë luajtur lojën, po ajo definitivisht nuk ka ndodhur. Pasha Allahun! Dora e një njeriu të drejtë kurrë nuk e ka prekur lojën e shahut. Ata madje pretendojnë se mpreh zgjuarsinë, por vetë eksperienca jonë e mohon atë. Asnjë njeri me intelekt nuk e ka humbur kohën e tij duke u zhytur në thellësitë e tij. Kam dëgjuar Imam Ebu Fadl Ata el-Makdisin të përmend në Xhaminë el-Aksa të Jeruzalemit që loja i tregonte taktikat e luftës. Imam Tartushi e ka refuzuar thënien e tij, “Në të kundërt, korrupton instiktet marciale. Shiko e tërë domethënia e luftës është kapja e mbretit ose vrasja e tij dhe kur luhet shah, shahisti thotë këndshëm, “Kujdes Shah!” Tani lëvize mbretin tuaj larg rrugës sime[20]!”. Ai i bëri të gjithë të pranishmit të qeshnin me shpjegimin e tij”[21]. Komenti i Kadi Ebu Bekrit, “Ai i bëri të gjithë të pranishmit të qeshnin” ilustron mrekullueshëm gjuhën e tij të humorit, kur e bëri komentin. Sensi i humorit i këtyre burrave ndryshonte drastikisht nga puritanët e thatë të cilët nuk mund të shikojnë humorin dhe shakanë në sjelljen njerëzore. Ibën Ebu el-Dunja (vdiq 281/894), një nga Imamët më të mëdhenj nga të hershmit dhe një kritik i ashpër i aktiviteteve sipërfaqësore ishte, as më pak, i njohur për humorin e tij dhe është raportuar se ka bërë shaka një ditë me Halifin el-Muuafak (vdiq 278/891) dhe e ka bërë të qesh aq shumë sa ai ka rënë nga froni i tij. Qëndrimi më i saktë dhe i arsyeshëm është ai i dijetarit të madh Andaluzian Imam Ibën Abd el-Berr, i cili thotë, “Thënia e fundit në çështjen e shkollës së Malikut, ashtu si edhe maxhorancës së juristëve është që aq gjatë sa ai nuk luan bixhoz kur luan shah dhe luan në intimitetin e shtëpisë së tij, ndoshta një herë në muaj ose një herë në vit dhe nuk e reklamon këtë fakt dhe as nuk i lejon të tjerët të shohin, atëhere është i papërfillshëm dhe jo i ndaluar e as i ç’kurajuar. Megjithatë, nëse ai luan shah hapur dhe e bën zakon në praktikën e tij, ai humbet dinjitetin e tij ashtu si edhe dëshmia e tij refuzohet. E gjithë kjo tregon se loja e shahut nuk është e ndaluar në vetvete. Nëse ky është rasti, nuk ka rëndësi nëse luan shumë ose pak. Megjithatë, ky, gjykimi i lejueshmërisë, pranohet vetëm nëse personi nuk ndjehet i detyruar të luaj gjatë tërë kohës. Loja e pakët është e papërfillshme[22]”. Në të njëjtën vepër, ai përmend, “Ndërsa për shahun, ndryshimi është i një natyre të ndryshme nga ajo e tavollës, përderisa shumë dijetarë e kanë lejuar lojën e shahut që nuk ka bixhoz. Ata dijetarë të cilët dhanë një liçencë () për lejimin e shahut pa bixhoz përfshijnë, Said bin Musejeb, Said bin Xhubejr, Muhammed Ibën Sirin, Muhammed bin el-Mukader, Uruah bin Zubejr dhe djali i tij, Hishami, Sulejman bin Jasar, Ebu Uail, Shabi, Hasan el-Basri, Ali bin Hasan Ibën Ali, Xhafar bin Muhammed, Ibën Shihab, Rabia’ah dhe Ata[23].

Faktet e atyre të cilët e ndalojnë shahun

Metodologjia juridike ndjek një proces të arsyetimit ligjorë të përdorur për të arritur një gjykim mbi ndonjë vepër besimi, fjale ose sjellje njerëzore. Së pari, juristi shikon tek Kur’ani nëse përmendet ndonjë gjë për atë çështje, qoftë hapur qoftë me nënkuptim. Së dyti, ai ose ajo shikon në koleksionet e hadithit për të përcaktuar nëse Profeti e ka përmendur çështjen pastaj shikon tek sahabet, shokët e Profetit, dhe pastaj shikon se çfarë dijetarët e parë kanë thënë, duke kontrolluar nëse ka ndonjë konsensus mbi çështjen. Së fundmi, juristi i kthehet arsyetimit analogjik për të parë nëse ka ndonjë precedent që është i ngjashëm me ndonjë nga rrugët e ndryshme që mund ta ekuivalojë me të njëjtin gjykim ligjorë[24]. Të tjerakonsiderata ekzistojnë përbrenda principeve të  por nuk është qëllimi i këtij artikulli të eksplorojë metodologjinë e dijetarëve të . Nuk ka përmendje të shahut as tek Kur’ani e as tek Sunneti. Në fakt, Ibën Haxheri (vdiq 974/1567) thotë, “Asgjë nuk është e përcaktuar nga Profeti për shahun[25]”. Megjithatë, Ibën Ebi Shejbah (vdiq 235/849) transmeton një thënie të Aliut (vdiq 40/661) në të cilën ai thotë, “Tavolla dhe shahu janë të dy lloje të mejsir-it (bixhozit)[26]”. Dëshmia është një referencë e qartë ndaj një versi nga Kur’ani, i cili e ndalon .

Mejsiri ka qenë një lojë e veçantë e fatit në Arabinë paraislame që konsistonte në hedhjen e shtizave për të fituar deve të prera. Kjo traditë, e cila nuk është e konsideruar e shëndoshë nga disa dijetarë të hadithit, pa dyshim është dëshmia më e saktë për çështjen në fjalë që ne kemi nga një shok i Profetit. Por nuk tregon ndalimin e lojës së shahut në vetvete por vetëm nëse shoqërohet me bixhozin, i cili është kushti që dijetarët, të cilët e kanë lejuar, vunë për ndalimin e tij. Disa dëshmi, , të disa sahabeve dhe dijetarëve të ndershëm, të tillë si Maliku, janë përmendur në argumentet e ndalimit të shahut, por asnjë nuk ka ndonjë fakt definitiv.

Në analizat finale, faktet më të forta për ndalimin e shahut vijnë nga arsyetimi analogjik, . Një hadith i qartë dhe i saktë i gjetur tek  thotë, “Kushdo që luan tavëll nuk i është bindur Allahut dhe të dërguarit të Tij”. Tek versioni i Imam Muslimit, hadithi është, “Kushdo që luan tavëll e ka ngjyer dorën në mishin dhe gjakun derrit”. Duke komentuar mbi këtë, Kadi Ebu Bekër thotë, “Ngjashmëria qëndron se tavolla është një kënaqësi e ndaluar e egos dhe derri është një kënaqësi e ndaluar e stomakut. Ndërsa (një fakt nga analogjia ekziston për ndalimin e lojës së shahut) shahu është vëllai i tavollës, të ushqyer nga i njëjti gji dhe identik në aftësinë e tij për t’i zënë njerëzit, humbur kohën e tyre dhe harruar Zotin dhe faljen[27]”.

Dijetarët kanë thënë, sidoqoftë, që ky arsyetim është i gabueshëm për shkak se ka një mosngjasim të qartë, . Tavolla është qartësisht një lojë e fatit që është afërsisht e lidhur me arab, është shpesh e përfshirë në bixhoz. Shahu, në anën tjetër, është një lojë aftësish që kërkon mendim të thellë dhe strategji. Gjithashtu, ka një dobi të qartë ushtarake në lojën e shahut, sepse konsiston në situata që imitojnë kushtet reale të luftëbetejës, sipas Emir Abd el-Kadir, i cili i kishte të dyja një dijetarë maliki dhe një shahist i sukseshëm.

Përfundim

Islami është një fe e bazuar mbi shpalljen, e shikon qënien njerëzore asgjë më pak sesa zëvendës të Zotit. Veprat në këtë botë kurrë nuk mbarojnë dhe obligimet janë më të mëdha sesa koha që na është dhënë për t’i përmbushur ato. Për këtë arsye, juristët muslimanë kanë ndaluar çdo gjë që humbte kohën pa dobi, përveç veprave të cilat Profeti qartësisht i ka thënë se janë të dobishme; të luajturit me gruan, kalimi i kohës me fëmijët dhe familjen dhe angazhimi në sporte që shfaqin madhështi dhe karakter burrërorë të tilla si kalorësimi, hedhja e shigjetës, noti dhe loja me shpata. Megjithëkëtë, Profeti i është gëzuar jetës dhe i ka inkurajuar të tjerët të veprojnë po ashtu. Gjatë kohërave festive, të tilla si festat dhe ceremonitë e dasmave, ai inkurajonte argëtimin, duke përfshirë këndimin dhe kërcimin burrërorë e dinjitoz, , që mund të shfaqej edhe para grave. Ai nuk i ka lejuar gratë të kërcenin para burrave të tjerë, për të shmangur kështu joshjen e tyre dhe po ashtu për të penguar shikimet epshore të tyre, gjë e cila degradon statusin dhe dinjitetin e gruas. Sipas Imam Buhariut në -in e tij, shokët e Profetit njëherë kanë bërë shakara duke qëlluar njëri-tjetrin me lëkura bastani. Profeti gjithashtu dëshmoi një gjuajtje me ushqim midis grave të shtëpisë së tij dhe qeshi me gjithë shpirt. Ai i dëgjonte shokët e tij të flitnin rreth budallallëqeve të tyre përpara islamit dhe anekdodat e tyre derisa dhëmbadhët e tij janë dukur. Ai bënte shakara por gjithmonë thoshte të vërtetën. Ai nuk ishte i rreptë, as nuk ishte puritan i cili nuk përfillte dobësinë dhe faljen njerëzore. Larg fanatiçizmit, ai e urrente ekstremizmin dhe striktësinë dhe e donte butësinë dhe dhimbshurinë, madje edhe me armiqtë e tij. Ai ishte një luan në fushëbetejë, por kur lufta mbaronte dhe ditën që fitonte, ai tregonte zemërmadhësi që përfshinte madje edhe armiqtë e tij më të këqinj. Ai e merrte jetën seriozisht dhe na paralajmëroi të mos shpenzonim jetët tona në përndjekje të kota. Ai na kujton që ndërsa e qeshura kishte vendin e saj, nuk duhet të bëhej një pjesë qëndrore e jetëve tona, që ne ta njohim rëndësinë e jetës dhe mizerien në të cilat shumë fatkeq jetojnë. Ai buzëqeshte pjesën më të madhe të kohës dhe është quajtur “i qeshuri”, . Ai ka thënë, “Të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd është bamirësi”. Dëshmitë e Profetit rreth të tilla gjërave si loja e tavollës reflektojnë seriozitetin dhe shqetësimin e tij për komunitetin e tij. Ai na kujtoj që, “Pjesa më e madhe e njerëzimit mashtrojnë veten me dy gjëra të çmueshme, shëndetin e mirë dhe rehatinë”.

Rehati në arabisht është . Ajo është koha pa preokupime. Pjesa më e madhe e jonë e mbush atë kohë me përndjekje me pak rëndësi, të tilla si shikimi i televizorit, dëgjimi i muzikës, luajtja e lojrave elektronike dhe përndjekja e gjëra pavlerë. Përpara se ta kuptojmë, jetët tona do tëna kenë ikur. Sekondat u bënë minuta, minutat u bënë orë, orët u bënë ditë dhe ditët u bënë vite, derisa papritur shohim se jetët tona kanë mbaruar dhe çfarë kemi arritur? “Pasha Kohën! Njeriu është në humbje. Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e urdhërojnë njëri-tjetrin për tek e vërteta dhe durimi”.[28]

Kjo sure na kujton ne, se koha është kapitali ynë, çdo minutë është e pazëvendësueshme, të cilën ose do ta investojmë për pasjetë ose do ta shpërdorojmë këtu, në një regres të paevitueshëm drejt rrënimit shpirtërorë.

Dijetarët e të kaluarës, më shumë sesa të tjerët, e kuptuan vlerën e çmuar të kohës. Një nga dijetarët e hershëm ka thënë që kur ai po shëtiste në pazar disa njerëz po luanin tavëll dhe ai dëshironte t’ia blente kohën, të cilën ata po shpërdoronin, me ar dhe e argjend ta përdorte me urtësi. Islami nuk është një fe e ashpër, e as një fe që i pengon njerëzit të argëtohen por është një fe që kërkon një nivel serioziteti, përkushtimi dhe shqetësimi për gjendjen njerëzore. Ne duhet ta përdorim kohën tonë për të përmirësuar vetveten tonë, kushtet e të tjerëve. Kjo nuk përjashton kohën tonë për argëtim dhe ripërtëritje. Një shok i Profetit, Ebu Darda ka thënë, “Unë ngandonjëherë përdor gjërat e pavlera për të ringjalluar veten për gjërat me vlera”. Kjo është esenca e argëtimit. Ne të gjithë kemi nevojë për “pushime” për tu relaksuar dhe rigjëneruar, për t’i bërë ballë sfidave të jetës, për tu përgatitur për jetën tjetër. Lojrat, argëtimi, qejfi, shakarat dhe pushimet të gjitha kanë vendin e tyre por tragjedia ndodh kur këto aktivitete bëhen qëllimi i jetëve tona. Qëllimi i vërtetë i jetës humb tërësisht. Kur përpjekjet tona t’i përkushtohen argëtimit atëhere ne punojmë për të luajtur. Besojmë që java është vetëm një shfajsim për fundjavën. Bota është e mbushur me njerëz të cilët “vrasin kohën”, tërësisht të pavetëdijshëm, që koha është duke na vrarë ne. Një ditë, ne do të zgjohemi dhe do të përballemi me jetët tona. Sipas Imam Avzait (vdiq 157/774), çdonjëri do të shikojë jetët e tyre nga fillimi deri në fund në ditën e gjykimit. Askush nuk do të lejohet ta ndalë, ta redaktojë ose ta shpjegojë. Çfarë ne shohim do të jetë vetëm një ritransmetim i tërë jetëve tona . Këtë herë megjithatë, ne do të jemi tepër të vetëdijshëm për kuptimin që aludohet herën e parë sepse ne ishim të shkujdesshëm. Filozofi stoik Seneca (vdiq 575/65 CE) ka thënë, “Nuk është se ne kemi një kohë të shkurtër, por ne e humbim atë. Jeta është mjaft e gjatë. Një sasi bujarisht e mjaftueshme na është dhënë për arritjet më të larta sikur ne ta investonim mirë të gjithën[29]”.

Nëse loja e shahut njëherë e një kohë i ka shqetësuar dijetarët e islamit. Çfarë do të na thoshin ata sot, për zakonet tona të shikimit të TV, filmave, luajtjes së videolojrëve, rreth bisedave tona pambarim me celularët tonë, bisedave online ose rreth orëve që ne shpenzojmë duke lëvruar internetin dhe duke lexuar blloqe të shkruara nga njerëz që kanë shumë për të thënë dhe pak të veprojnë? Shqetësimi i dijetarëve tanë ishte për shpëtimin dhe mirëqënien tonë. Ndërsa muslimanët sot mund t’i shikojnë ata si, të strikt ose fanatikë, por në ditën kur borxhet nuk janë shlyer, kur ne do të merremi në llogari për çdo moment të jetëve tona, ata dijetarë do të shihen për gjigandët që ata ishin. Këshillat e tyre do të jenë një shije e idhët keqardhjeje në gojët tona.

 


[1]Ibën Khalikan,  (Beirut: Dar Sadir, 1977), 4:357.

[2]Gjendet, megjithatë, një influencë shpirtërore e pjesëshshme dhe e rëndësishme që persët patën mbi fenë e re të adoptuar dhe farat e asaj influence vazhdojnë të prodhojnë edhe sot.

[3]Për shembull, uji është i pastër derisa nuk ndotet nga një substancë e papastër, e tillë si urina. Si e konsiderojmë gjëndjen e ujit, i cili ka qenë i ndotur më përpara nga një substancë e papastërt, të papërdorshme sipas ligjit të shenjtë dhe i cili pastrohet me anë të makinerive të reciklimit? Sipas ligjit të shenjtë, a konsiderohet uji i tillë i pastër? Kjo nuk ka qenë problem edhe para një qind viteve, jo më 1,400 viteve më përpara. Megjithatë, ne tani kemi qytete të tëra tëcilat përdorin ujin që ka qenë i ndotur më përpara dhe pastaj e pastrojnë jo përmes ciklit hidrologjik të natyrës por përmes zgjurasisë së njeriut.

[4]E vetmja shtang’je, nëse ka patur një, ka qenë çfarë njihet si “” që historikisht është arritur vetëm nga një grusht dijetarësh në fillim të islamit dhe më vonë i konsideruar i pamundur për tu arritur edhe njëherë. Megjithëse, shumë e konsiderojnë këtë derë të mbyllur ose të kyçur, ajo mund të hapej, sikur ai/ose ajo të kishin çelësin.

[5]Ibën Kudama, , (Kairo; Dar el-Hadith, 1996),9:170.

[6] Imam Sheukani, Nejl el-Autar (Kairo:Mustafa el-Babi, el-Halabi, 1952), 7:96.

[7]Muhammed Amin bin Umar,  (Kairo: el-Babi el-Halabi, 1386/1966), 6:394.

[8]Imam Kurtubiu, , (Kairo: Dar ua Matabi el-Shabi, 1961), 8:237.

[9]Khalil bin Is’hak el-Xhundi,  (Beirut: Dar el-Fikr, viti i panjohur), 2:167.

[10]Instrumentet muzikore me tela janë të konsideruara të ndaluara sipas pikëpamjes dominante të katër shkollave ligjore të mendimit sunit. Megjithatë, ka zëra të fuqishëm mospajtimi tek të gjitha shkollat. Në shkollën malikite, Kadi Ebu Bekër bin Arabi dhe Imam el-Uazani i kanë konsideruar instrumentet muzikore me tela të lejuara. Të dy, islami Andaluzian dhe Maroken, janë të mirënjohur për muzikën orkestrale dhe këndimin që shumë nga dijetarët lokalë i kanë lejuar me kushtet e përshtatshmërisë dhe mos neglizhimit të obligimeve. Qëndrimi më i saktë i katër shkollave është ndalesa por është e rëndësishme të bëhet dallimi se ndalesa nuk është për muzikën në vetvete; por, shmang’jes së konsekuencave. Kjo lloj ndalese është e njohur në usul , ose “ndalimi i mjeteve”. Për shkak se çështja ka mospajtime dhe fetvaja Az’harite e nxjerrë në gazetën e tyre  është që muzika është e ndaluar vetëm nëse çon tek e ndaluara por jo në vetvete. Muslimanët duhet të jenë kujdesshëm dhe të mos dënojnë ata të cilët nuk ndjekin qëndrimin dominant, sepse çështja është prej opinioneve të ndryshme të dijetarëve dhe principi juridik thotë, “Ajo që ekziston në ndryshimet e mendimeve, , nuk duhet të dënohet”.

[11]Në botën muslimane, disa aktivitete kanë patur një status tepër të ulët dhe nëse ndonjë zgjidhte një nga këto punë, shihej si tregues i një mungese edukimi. Tre kushte janë dhënë nga Imam Dasuki që ky gjykim të aplikohej: të mos bëhej për nevojë, si një mjet jetese; vetëm aplikohej në një vend në të cilin këto punë e ulin statusin e personit dhe mbi kushtin që familja e tij të mos kishte lidhje me profesionin. Në Marok, për shembull, gjykimi nuk i aplikohej sepse puna në një fushë tekstiljeje ishte një punë e respektuar. Ky është një shembull i natyrës kontekstuale të disa gjykimeve islamike paramoderne që duhet të kuptohen brenda kontekstit shoqërorë.

[12]Muhammed bin Muhammed Hatab,  (Beirut: Dar el-Kutub el-Ilmijah, 1995).

[13]Tabi’in: gjenerata e dytë e muslimanëve; gjenerata e tyre ndjek shokët e Profetit, paqja dhe bekimet qofshin mbi të.

[14]Muhammed bin Ahmed bin Arafah el-Dasuki,  (Beirut: Dar el-Fikr, viti i panjohur), 4:256-7.

[15]Imam Neveviu,  (Beirut; Dar el-Kalem, 1987), 15:15.

[16]Imam Gazaliu,  (Beirut: Dar el-Arkam bin Ebi el-Arkam, 1997), 8:166.

[17]Imam Subkiu është cituar tek Ibën Haxher el-Hajtemi,  (Kairo: Makteb el-Kur’an, 1989), 110.

[18]Një tabi’i është një person midis gjeneratës së dytë të muslimanëve (tabi’in): shiko shënimin 13.

[19]Kabas,  (Beirut: Dar Gharb el-Islami, 1992), 3:1140.

[20]Sipas Henry Davidsonit,  (Neë York: Greenberg, 1949), 12, “Persianët e kishin kusht që sulmuesi të thoshte “shah” kur të sulmonte mbretin. Me të ndaluar lojtarin të qëndronte në “shah” ata penguan një mbarim aksidental dhe të parakohshëm të lojës. Pikëpamja e Imamit ishte që në rregullat e shahut arab, lojtari e paralajmëronte mbretin e kundërshtarit që ai pastaj ta hiqte atë nga rreziku, kështu që të zgjatnin lojën. Me këtë, dështon qëllimi i luftës së vërtetë, e cila është mundja e gjeneralit kundërshtar ose mbrerit sa më shpejt që të ishte e mundshme. Kjo anekdotë është veçanërisht e zgjuar, sepse dijetari po përdorte humor për të mbështetur qëndrimin e tij, po ashtu duke mbajtur një nivel kortezie dhe gjentilese që shpesh mungon në diskutimet muslimane të çështjeve të ngjashme.

[21]Kabas, , 3:1140.

[22]Hafiz bin Abd el-Berr,  (el-Muhammedijah: el-Metba’ah el-Fadlijah, 1988), 13:183.

[23]Po aty, 13:181. Këto burra janë disa prej dijetarëve më të mëdhenj midis gjeneratës së parë të ndjekësve dhe midis tyre juristët më të mirë të qytetit të Profetit, paqja dhe siguria qoftë mbi të dhe gjithë banorët e saj.

[24]Këto janë tetë rrugët primare në të cilat një racionalitet ligjorë mund të arrihet për ndonjë gjykim. Shih .

[25]Ibën Haxher el-Hejtami, , 105.

[26]Kur’an:5:90

[27]Kabas, , 3:1139.

[28]Kur’an: 103

[29]Lusius Annaeus Seneca, , përkthyer në anglisht C.D.N. Costa (Neë York: Penguin Books, 2005), 1.

Perktheu: Ardit Kraja

www.e-zani.com

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

05/03/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:34 06:0511:5915:0717:4119:02

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook