Shiat Ithneasherije (dymbëdhjetë imamët)


Nga: “Enciklopedia e Përmbledhur mbi Fetë, Sektet dhe Grupacionet Bashkëkohore”, me autor: Komiteti Botëror i të Rinjve Islam.

Definicioni:
Shi'jat Ithneasherije (dymbëdhjetë imamët), janë grupi (sekti) i myslimanëve, i cili deklaroi, se Aliu ishte më i meritueshmi për të trashëguar kalifatin (udhëheqjen e myslimanëve pas vdekjes së Profetit), dhe jo dy Sheikhat (Ebu Bekri dhe Umeri) dhe as Osmani, Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë. Ata janë quajtur imamije, sepse ata e kanë thelbësore çështjen e imamllëkut, me të cilën preokupohen më së shumti. Janë quajtur dymbëdhjetë imamët, për shkak se ata u shprehën mbi dymbëdhjetë Imamë, i fundit i të cilëve hyri në bodrum në Samara, siç pretendojnë ata. Ata janë edhe sekti opozitar i sunive (ndjekësve të sunetit dhe unitetit) në mendimet dhe idetë e tyre të spikatura. Ata po punojnë për të përhapur ideologjinë e tyre, me qëllim që të triumfojnë në botën islame.  

Themelimi dhe personalitetet më të shquara:
Dymbëdhjetë imamët, të cilët Ithneasheria i kanë marrë si imamët e tyre, vijnë sipas një zinxhiri, të cilin do e paraqesim në vijim:


1. Ali
ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilin ata e quajnë Elmurteda, që është kalifi i katërt i drejtë, është dhëndri i të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (a.s), Aliun (r.a) e vrau  Abdurahman ibnul Mulxhim në një xhami në Kufa në 17 Ramazan të vitit 40 hixhrij.

2. Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilin ata e quajnë El Muxhtebi (3-50 hixhri).
3. Hussein Bin Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilin ata e quajnë Shehid (4-61 hixhri).
4. Ali Zejn El Abidine Bin Husein (38-95 hixhri), të cilin ata e quajnë Sexhed.
5. Muhammed el-Bakir Bin Ali Zejn El Abidine (57-114 hixhri), të cilin ata e quajnë Bakir.
6. Xhafer el-Sadik Bin Muhamed el-Bakir (83-148 hixhri), të cilin ata e quajnë el-Sadik.
7. Musa el-Kadhim Bin Xhafer as-Sadik (128-183 hixhri), të cilin ata e quajnë el-Kadhim.
8. Ali el-Rida Ibn Musa el-Kadhim (148-203 hixhri), të cilin ata e quajnë el-Rida.
9. Muhamed el-Xheuad ibn Ali el-Rida (195-220 hixhri), të cilin ata e quajnë Taki.
10. Ali el-Hadi ibn Muhamed el-Xheuad (212-254 hixhri), të cilin ata e quajnë Naki.
11. Hasan el-Askari ibn Ali Abd el-Hadi (232-260 hixhri), të cilin ata e quajnë Zaki.
12. Muhamad el-Mehdi ibn Hasan el-Askari (256 hixhri...), të cilin ata e quajnë el-Huxhe.

Ata pretendojnë, se imami i dymbëdhjetë ka hyrë në një bodrum në shtëpinë e babait të tij dhe nuk ka dalë më prej andej. Për të gjithë ata që e kanë parë, sipas pretendimit të tyre, ky mbetet një mister. Gjithsesi ata kanë mendime të ndryshme për moshën që ka pasur, në kohën kur ai u zhduk. Është thënë katër vjeç por edhe tetë vjet. Ndërsa studiuesit kanë arritur në konkluzionin, se ai nuk ka ekzistuar fare, por është vetëm një shpikje e shpitëve,t ë cilët e thërrasin atë me emrin el-Meadum ose al-Meuhum (zeroja ose boshllëku).

Prej personaliteteve të tyre më të shquara:

Prej personaliteteve të tyre më të shquara historike, është Abdullah bin Sebe, një çifut nga Jemeni. Ai kish publikuar Islamin dhe kish transferuar tek Shiizmi idetë e tij të pikasura në hebraizëm, ku përmendim: kthimin e përsëritur (er reaxh’a) dhe mohimin e vdekjes, mbretërinë e tokës, aftësinë e elitës fetare për të bërë gjëra, të cilat nuk është i aftë t’i bëjë asnjë nga krijesat, njohjen prej tyre të asaj që askush nuk e di, thënien se Allahu i plotfuqishëm dhe i Lartëmadhëruar e ka një fillim dhe se Ai harron (I Lartësuar është Allahu nga ajo çfarë thonë ata).

Ai judaizmin e tij thoshte, që Joshua Bin Nuni, është i rekomanduari i Musait (a.s), ndërsa në Islam tha, se Aliu është i rekomanduari i Muhamedit (a.s). Abdullah ibn Sebe u zhvendos nga Medina në Egjipt, Kufa, Fustat dhe Basra. Ishte pikërisht ky person, i cili i tha Aliut: "Ti Ti", me kuptimin ti je Allahu, gjë që e bëri Aliun të tentojë vrasjen e tij, por Abdullah bin Abasi e këshilloi, që  të mos e bëjë një gjë të tillë, kështu që Aliu e internoi atë në Medain.

Mensur Ahmed bin Ebi Talib Tabarsi, i cili vdiq në vitin 588 hixhri, i cili është autor i librit “El Ihtixhaxh-Protesta) i shtypur në Iran në vitin 1302 hixhri.

• Kulajni, autor i librit “El Kefi-Adekuati”, i botuar në Iran në vitin 1278 AH, i cili është për shiitët si Sahihul Buhari tek Sunitët. Shiitët pohojnë, se  në kë të libër gjenden 16199 hadithe.

Haxhi Mirza Husein ibn Muhamed Taki Nurej Tabarsi, i cili vdiq në vitin 1320 hixhri dhe është varrosur në Nexhf, në arenën Almurtadavi, është autori i librit “Faslul Khitab fi Ithbeti Tahrif Kitabi Rabil Erbeb - Fjala ndarëse për të provuar shtrembërimin e librit të Zotit të njerëzve”, duke pretenduar se Kurani ka shtesa dhe mangësi, prej të cilave sipas pretendimit të tyre, është mangësia e ajetit “dhe e bëmë Aliun dhëndrrin tënd” në Suren “Inshirah”, Allahu na ruajt nga ky pretendim i pavërtetë i tyre. Ky libër është shtypur në Iran në vitin 1289 hixhri.

• Ajetullah Almamkani, autor i librit “Tenkijh el Makal fi Ehueli Rixhal-Ripastrimi i thënive mbi transmetuesit e haditheve”, i cili tek Shi’itët konsiderohet imami operacional dhe rishikues i hadithit. Në librin e tij në fjalë ai përdor nofkën “Alxhibt-idhujtaria” dhe “Taguti-djallëzia” për Ebu Bekrin dhe Umerin (Zoti qoftë i kënaqur me të dy), shih 1 / 207, shtypur në 1352 në Nexhf, në Shtëpinë Botuese Almurtadavie.

Ebu Xhafer el-Tusi, autori i librit “Tehdhib el Ehkem-Disiplinimi i Dispozitave”, Muhamed bin Murtada me nofkën Mulla Muhsen Kashi, autor i librit “El Kafi-Adekuati”, Muhamed ibn el-Hasan El Hur, el-Amili, autori i librit “Ueseil Shia ile Ehadith esh-Sheria - Metodat e Shiave, tek Ligjërimet e Sheriatit”, Muhamed Bakir ibn el-Shejkh Muhamed Taki, i njohur me El Mexhlesi, autor i librit “Bihar al Enuer fi Ehadithi Nebi uel Eimetil Et’har - Detet e Dritave në Hadithet e Profetit dhe të Imamëve të pagabueshëm”, Fet’hullah Kashani, autor i librit “Menhaxh es-Sadikin-Programi i të Sinqertëve”, dhe Ibn Ebil Hadi, autor i librit “Sherhu Nehxhil Belega - Shpjegimi i Metodikës së Retorikës”.

Ajetullah Khumeini: është prej klerikëve bashkëkohorë të shiitëve. Ai e udhëhoqi revolucionin shiit në Iran, i cili mori frenat e pushtetit. Ai është autori i librit “Keshful Esrar-Zbulimi i Sekreteve” dhe librit “El Hukume el Islamije- Qeverisja Islamike”. Ai është predikuesi i ideologjisë së sundimit klerikal. Edhe pse në fillim të Revolucionit ai ngriti parulla në përgjithësi islame, fare shpejt ai zbuloi prirjen fanatike të mprehtë shiite dhe gjithashtu zbuloi dëshirën e tij për ta eksportuar revolucionin e tij në pjesën tjetër të botës myslimane dhe në kuadrin e kësaj, ai mori masa të tilla, si rezultat i disave prej tyre u zhvillua edhe lufta tetë-vjeçare me Irakun.

Idetë dhe besimet:
Imamia: prijësia fetare: Është kusht që imami i ri të emërohet nga imami i mëparshëm me vendimin e këtij të fundit dhe jo vetëm me përshkrim. Prijësia (imamësia) është prej gjërave të rëndësishme dhe Profeti (a.s) nuk e ndante atë (prijësinë) prej kombit dhe nuk e neglizhonte atë, aq sa kombi të mbetej pa një të parë (imam), me qëllim që asnjë njeri të mos ecë sipas opinionit të vet. Përkundrazi, kombi duhet të caktojë një person, i cili është referencë dhe pikë-mbështetje.

Sipas tyre, kjo argumentohet me faktin, se Profeti (a.s), e citoi imamësinë (prijësinë) e Aliut, me një rekomandim të qartë, ditën e “Gadir Kham-ti” për periudhën pas vdekjes së vet dhe po sipas tyre, kjo është një ngjarje, për të cilën transmetuesit dhe historianët e afirmuar të Sunitëve nuk sjellin prova.

Ata pretendojnë, se Aliu ka rekomanduar që dy bijtë e tij, Hasani dhe Huseini të jenë prijës pas tij... dhe kështu me radhë.. çdo imam emëron imamin që e pason atë, me rekomandim dhe shkresë. Prej këtu shiitët i quajnë imamllarët e tyre të emëruarit ose të rekomanduarit.

• Imuniteti: Të gjithë Imamët janë të pagabueshëm, ata nuk bien në gabime dhe mëkate, as të mëdha dhe as të vogla, si dhe nuk harrojnë.

Veprimet Paranormale (jonormale): Është e lejuar që këto mrekulli t’i kryejnë duart e imamit dhe këtë ata e quajnë një mrekulli (mu’xhize). Nëse imami prezent nuk ka emërim apo rekomandim nga ish-Imami, në këtë rast atij i duhet ta vërtetojë meritën e imamllëkut me një vepër të jashtëzakonshme (mu’xhize).

• Boshllëku: Ata janë të mendimit, se koha do sjellë gjithmonë argumente të Allahut, logjike  por dhe fetare dhe për këtë ata bazohen në faktin, se Imami i dymbëdhjetë ka humbur nga sytë dhe u fsheh në bodrumin e tij, siç pretendojnë ata dhe se mungesa e tij është dy llojesh: mungesë e madhe dhe mungesë e vogël, gjë që bën pjesë tek mitologjitë e tyre.

Kthimi sërish (er raxh’a): besojnë se Hasan al-Askari do të kthehet në dekadën e fundit, para Kijametit, kur Allahu t’i japë atij leje të dalë dhe disa prej tyre qëndrojnë në këmbë tek dera e bodrumit pas namazit të akshamit me një varkë të bërë gati, duke i thirrur në emër që të dalë dhe vijojnë kështu, derisa të shfaqen yjet, pastaj largohen dhe e shtyjnë këtë çështje për natën e ardhshme. Ata thonë, se kur ai të kthehet, do ta mbushë tokën me drejtësi ashtu siç është mbushur me shtypje dhe padrejtësi. Gjithashtu ata thonë,  se gjatë gjithë historisë ai do të marrë hak ndaj kundërshtarëve të shiitëve. E tërë Imamija (Ithnasherija) ka predikuar “rexh’an-kthimin” dhe disa nga grupet e tjera të tyre kanë predikuar gjithashtu, se do të kthehen edhe disa të vdekur të tjerë.

• Et-tukje (mburoja; duke thënë dhe bërë ndryshe nga bindjet e tyre për të shmangur dëmin): ata e konsiderojnë një gjë të tillë si një prej bazave të fesë dhe kush e lë atë, është si të largohet nga namazi. Për ata ajo është e detyrueshme dhe nuk bën të anulohet derisa të dalë El-Kaim dhe kush e lë atë (tukjen) para daljes së tij, personi i tillë është larguar nga feja e Zotit dhe feja e Imamijes (Ithneasherijes). Ata sjellin argument për këtë edhe fjalën e Allahut Lavdiplotë: “Përveçse t’u ruheni atyre me tukje (mburojë)”,  Imamit të tyre të pestë, Abu Xhafer-it, ia atribuojnë thënien: "Tukja (mburoja) është feja imë,  feja e etërve të mi dhe nuk ka besim, ai që nuk ka tukje". Kundrejt  konceptit të “tukjes” ata kanë një këndvështrin shumë të gjerë.

•Martesa “mut’a-e përkohshme”: sipas tyre kjo lloj martese është një nga traditat më të mira dhe një prej akteve më të mira të adhurimit. Për këtë ata bazohen tek thënia e Allahut të Lartësuar: “Atyre që kënaqeni nga ato (gratë), jepuani pagat, e keni detyrim..”. Ndërsa Islami e ka ndaluar martesën e kufizuar me një periudhë të limituar dhe shumica e dijetarëve suni nxjerrin si domosdoshmëri, që me rastin e paraqitjes për martesë, qëllimi duhet të jetë për një martesë të përhershme dhe dihen mirë pasojat e shumta negative të martesës së përkohshme në komunitet, që justifikojnë denjësisht ndalimin e një martese të tillë.

Besojnë në ekzistencën e një Kurani që ata kanë dhe që e kanë quajtur Mus’hafi i Fatimes[1]: Kulajni në librin e tij “El Kafi-Adekuati”, faqja 57 edicionin i vitit 1278 hixhri, transmeton nga Ebu Basiri, pra "Xhafer el-Sadik" se ai ka thënë: "Ne kemi një Kuran, që është Mus’hafi i Fatimes (r.a). Unë i thashë: Cili është Mus’hafi i Fatimes? Tha: Mus’haf (Kuran) tri herë si ky Kurani juaj, për Allahun, nuk ka në të asnjë shkronjë të vetme që është nga Kurani juaj".

Distancimi: Ata mohojnë dhe distancohen nga kalifët, Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, të cilët ata i sulmojnë dhe i cilësojnë me cilësitë më të shëmtuara. Shiitët pretendojnë gjithashtu, se Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani ia rrëmbyen kalifatin (udhëheqësinë e myslimanëve) Aliut, të cilit i takonte dhe që ishte më meritor se ata. Gjithashtu ata e fillojnë çdo bisedë me mallkimin e Ebu Bekrit dhe Umerit, në vend të besmeles (të thënies ‘Bismilah’). Ata mallkojnë gjithashtu edhe shumë prej sahabeve (shokëve të Profetit) dhe nuk kanë as minimumin e frikës, kur mallkojnë vetë nënën e besimtarëve Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Ekzagjerimi: Disa prej tyre e kanë tepruar në lidhje me personin e Aliut (r.a) dhe kanë arritur deri aty, sa disa ekzagjeruesit shiit, si Sebiija, e kanë hyjnizuar atë. Disa të tjerë kanë thënë, se Xhebraili gaboi në zbritjen e shpalljes dhe ia zbriti atë Muhamedit (a.s), në vend që t’ia zbresë Aliut dhe kjo ndodhi, ngaqë Aliu ngjan me Profetin (a.s) ashtu si një korb i ngjan një korbi tjetër, arsye për të cilën këta të fundit u quajtën me “Gurabijeh-Korbëzimi”.

Festa e Gadir Khamit: Është një festë, që shënon për ta ditën e tetëmbëdhjetë e muajit Dhul-Hixhe, dhe ata e preferojnë këtë festë më shumë se dy Bajramet (Fitër dhe Kurban Bajramin) duke e quajtur “Festa më e madhe”. Për ta agjërimi i kësaj dite konsiderohet sunet i fortë dhe kjo ditë përbën për ta, ditën, në të cilën Profeti (a.s) rekomandoi, që pas tij të vazhdojë Aliu si kalife (udhëheqës i myslimanëve).

• Ata e madhërojnë Festën e Nevruzit, e cila është një nga festat Perse dhe disa prej tyre thonë: Larja e plotë e trupit (gusli) ditën e Nevruzit është sunet.

• Ata kanë një tjetër festë të tyren, që e kremtojnë në ditën e nëntë të muajit Rabijul Euel, që është festa e një babai të tyre (Baba Shuxha ed-Din), titull ky me të cilin është quajtur babai i Lu'lu' el Mexhusit, i cili kreu vrasjen e Umer Bin Khatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Kryejnë demonstrimet e zisë, qarjes, pasthirrmave, demostrimit të fotove, rrahjes së krahërorëve, dhe shumë akteve të tjera të ndaluara në Islam, që ndodhin prej tyre në dhjetë ditët e para të muajit Muharem, duke besuar se kjo gjë është akt adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar dhe se kjo i shlyen mëkatet dhe fajet e tyre. Kushdo që i viziton ata në skenat e ashtuquajtura prej tyre të shenjta, në Qerbela, Nexhf etj, do të shohë gjëra vërtet të pakonceptueshme.

Rrënjët e tyre ideore dhe ideologjike:

Tek shi’itët do gjejmë të pasqyrohen besimet e persëve, të cilëve ia detyrojnë mbretërimin dhe prejardhjen. Vetë persët për t'u hakmarrë kundër Islamit - që e rrënoi fuqinë e Persisë - kanë kontribuar në përhapjen e shiizmit dhe e kanë bërë këtë në emër të vetë Islamit.

• Ideologjia e Shiitëve është përzier me ideologjitë e ardhura nga besimet aziatike si Budizmi, Menaizmi dhe Barhamizmi, nën ndikimin e të cilëve shiitët shprehen mbi Rimishërimin (Inkarnimin e shpirtit pas vdekjes së trupit të parë tek një trup i ri), si dhe Shkrirjen dhe Unifikimin (pretendojnë se Allahu shkrihet në trupat e njohësve të Zotit dhe unifikohet tek ata).

• Ideologjitë e shiitëve ka ardhur si rrjedhojë e Judaizmit. Ato bartin skalitjet dhe gjurmët pagane të Asirishtes dhe Babilonizmit.

• Fjalët e tyre mbi Ali ibn Ebi Talibin dhe Imamët e Ehli-Bejtit (gjenezës së familjes profetike),  takohen me fjalët e të krishterëve lidhur me Jezusin (a.s). Gjithashtu ata u kanë përngjarë të krishterëve në numrin e madh të festave, në numrin e madh të imazheve dhe të veprave paranormale (të jashtëzakonshme) që ua adresojnë imamëve të tyre.

 

Përhapja dhe vendet e ndikimit:
Sekti shiit Ithneasheri (dymbëdhjetë imamët) gjen përhapje
momentalisht në Iran, ku edhe është i përqendruar, por ka shumë prej tyre edhe në Irak. Prania e tyre shtrihet në Pakistan dhe gjithashtu ata kanë një grup edhe në Liban. Në Siri ka vetëm pak prej tyre, por ata janë të lidhur ngushtë me Nasirijen, të cilët janë prej shiitëve ekstremistë.

Nga ato që thamë m sipër shihet qartë se:
Shiizmi së pari filloi si sekt (grupacion), që
pretendonte, se Ali bin Ebi Talib meritonte të ishte kalife pas Profetit (a.s). Pastaj ata evoluan, për t'u bërë një grup ideologjik dhe politik, nën flamurin e të cilëve u futën të gjtihë ata, të cilët dëshironin të komplotonin kundër Islamit dhe vendeve myslimane, saqë ndjekësi i historisë islame mund ta shohë, se pas çdo revolucioni, ndarjeje territoriale ose problemi ideologjik, qëndronin Shiitët dhe skuadrat e shumta të tyre, ose individë që kanë pasur të bëjnë me ta. Ndaj dhe historia islame ka njohur shumë forma të revolucioneve dhe ndarjeve territoriale, për shkak të pranisë së elementëve të kredhur në mesin e myslimanëve, të cilëve u intereson vazhdimësia e kësaj mosmarrëveshje. Problemi nuk ka mbaruar, por mosmarrëveshja vazhdon dhe Shiizmi dhe Islami janë pothuajse dy fe krejt të ndryshme.  Qarqe të ndryshme perëndimore dhe orientaliste e kanë shfrytëzuar këtë kuadër, për të portretizuar myslimanët, se ata janë sekte dhe parti rivale, madje shkojnë deri aty, sa i krahasojnë ata me Krishterimin, sektet dhe grupacionet e të cilit arrijnë në qindra.

 

 


[1] Disa prej shi'jave bashkëkohorë, e mohojnë Mus’hafin e Fatimes, distancimin prej kalifëve dhe disa çështje të tjera të përfshira në këtë prezantim. Por këto që po themi, janë të pranishme në librat e tyre dhe dijetarët e tyre nuk i mohojnë publik dhe në mes shiitëve, gjë sugjeron se mohimi që cekëm më lart, është një lloj Tukje (mburojë-fshehje) ata e aplikojnë me grupet e tjera islame, sikurse veprojnë edhe me kryerjen e disa akteve adhurimit haptazi, teksa fshehurazi ata janë kundër tyre.

Perktheu: Altin Torba

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/10/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:22 06:5412:3215:2817:5819:20

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook