Shitblerja me këste
Në ditët e sotme, shitblerja me këste është kthyer prej atyre transaksioneve mjaft të rëndësishme për njerëzit. Nga ky lloj transaksioni fiton shitësi sepse ai arrin ta shesë mallin dhe nuk i ngelet stok në magazinë, ashtu sikurse fiton edhe klienti sepse ai nuk ka aq para sa ta blejë mallin, veçse nëpëmjet këtij transaksioni.
Shitblerja me këste – ashtu sikurse njihet në ditët e sotme – është një lloj termi apo transaksioni që nuk është i njohur në librat e jurisprudencës islame, megjithëse ky lloj transaksioni ka lidhje të ngushtë me shitblerjen me afat, për të cilën juristët kanë folur gjërë e gjatë në librat e tyre, shitblerje që ka si për qëllim likuidimin e mallit pas një farë kohe (me vonesë). Si shitblerja me afat po ashtu edhe shitblerja me këste konsiderohen prej llojeve të shitblerjes me shtyrje të pagesës (nesieh). Me të vetmin dallim se shitblerja me shtyrje të pagesës (nesieh) nënkupton likuidimin e mallit vetëm në një afat të përcaktuar, kurse shitblerja me këste nënkupton likuidimin e tij në një sërë afatesh të përcaktuara. Si për shembull: Një mall i çfarëdollojshëm shitet 1 milion lekë “cash” në dorë dhe 1 milion e dyqind mijë pasë një afati kohor. Klienti i cili nuk ka mundësi ta blejë mallin “cash” në dorë, bie dakord që ta blejë atë me këste për një afat kohor për një vit, duke paguar njëqind e njëzet mijë lekë muaj për muaj.
Shitblerja me këste është nga ato lloj shitblerjesh të lejuara për të cilën ka folur pjesa dërrmuese e jursitëve (xhumhuri) në të kaluarën dhe në tashmen, sepse në zanafillë, shitblerja është e lejuar ashtu sikurse thotë Alalhu i Madhëruar në Kuran: “E Allahu e ka lejuar shitblerjen”[1] Ky lloj transaksioni është i ngashëm me transaksionin e paradhënies (selem) për të cilin të gjithë juristët kanë rënë në konsesus që lejohet. Në nenin 64 të Vendimeve të Akademisë së Fikhut në lidhje me shitblerjen me këste citohet se: [Sipas rregullave të sheriatit, shitblerja me këste lejohet edhe nëse pas një afati kohor edhe nëse çmimi i një malli është më i lartë se ai aktual.][2] Argument për këtë është se Berireh (një skllave) shkoi tek Aishja (r.a) dhe i tha: Kam hartuar një shkresë me pronarin për t’u çliruar nga skllavëria me kusht që ta paguaj për 9 -të ukije[3], për çdo vit do të paguaj një ukije..”[4]
Që shitblerja me këste të jetë e lejuar duhet të ketë si kusht që malli të jetë në pronësinë (zotërimin) e shitësit dhe në dispozicion të tij para se të kryhet ky lloj transaksioni, sepse Profeti (a.s) ka thënë: “Mos shit diç që nuk e zotëron!”[5]Menjëherë pas kryerjes së këtij transaksioni është detyrë që malli të kalojë nën pronësinë e klientit. Dhe në kontratën midis blerësit dhe klientit nuk duhet të jetë si klauzolë vendosja e gjobës për shkak të vonesës së pagesës së këstëve në kohë.
[1] - Sure Bekare: 275.
[2] - Revista e Akademisë së Fikhut Islam: 7/736.
[3] - Njësi matëse e barazvlefshme me 40 – të dirhem.
[4] - Buhariu (2168).
[5] - Ahmedi (15311). Hadithi është Sahih.
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.