Shkollat islame klasifikohen ndër më cilësoret në Hollandë.


Për të 5 vit radhazi shkollat islame në Hollandë klasifikohen si shkollat më të sukseshme në vend. Ky lajm u bë i ditur nga gjigandi mediatik “RTL” i cili kishte bërë një program enkas për këtë fenomen në Hollandë.

Sipas këtij TV klasifikimi është bërë në bazë të një provimi kombëtarë që organizon Ministria e Arsimit në vend në nivel të të gjitha shkollave fillore.

Shkolla fillore islame me emrin “El-Buhara” e cila ndodhet në qytetin e Leerdam ka zënë vendin e pestë në nivel kombëtarë ndërmjet 6000 shkollave të tjera.

Ndërsa shkolla “El-Habib” e cila ndodhet në qytetin e  Maastricht  ka zënë vendin e nëntë dhe pas saj në vendin e dhjetë vjen shkolla “Bilal”. Gjatë intervistës së dhënë kryetari i federatës së shkollave islame  Gokhan Çoban tha se në shkollat islame në Hollandë krahas programit të miratuar nga Ministria e Arsimit mësohen edhe shkenca fetare dhe moralet islame. Ai theksoi se shkolla e parë islame atje është themeluar para 30 viteve.

Duhet përmendur se në Hollandë ushtrojnë veprimtarinë e tyre 53 shkolla islame dhe mësojnë në to afërsisht 12.000 nxënës.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook