By: Amer Halid

Shoqërimi me vajza


 

(Faza paramartesore)

 

 

Të shumtë janë ata të rinj dhe të reja të cilët dëshirojnë dhe kanë krijuar lidhjet e tyre me seksin e kundërt.

Lidhjet që synojmë në trajtimin e kësaj teme janë lidhjet dashurore mes një djali dhe një vajze. Janë ato lidhje ku si djali ashtu dhe vajza ndjejnë simpati dhe e shohin njëri-tjetrin si gjënë më të shtrenjtë në jetë. Janë ato lidhje ku si djali dhe vajza e konsiderojnë veten si të fejuar dhe kanë vendosur që në një kohë të ardhme t’a kurorëzojnë këtë lidhje me martesë.

Lidhje të tilla janë përhapur shumë mes të rinjve dhe të rejave, saqë edhe ata të rinj dhe të reja që nuk kanë lidhje të tilla, të paktën e urojnë dhe i dëshirojnë.

Vendi ku lindin dhe krijohen lidhje të tilla janë institucionet e arsimit si shkollat, universitetet etj...

Një vend tjetër ku krijohen këto lidhje janë dhe vendet ku zakonisht familjet kalojnë pushimet verore. Ato krijohen dhe me anë të telefonit. Kurse mënyra më e përhapur dhe e lehtë është ajo nëpërmjet internetit dhe chatit.  

Një fenomen i tillë ka filluar të përhapet sidomos këto gjashtëdhjetë vitet e fundit.

 

Hallall apo haram?

Vallë si gjykohet në islam lidhjet mes një mashkulli dhe një femre? Padyshim që lidhje të tilla në islam konsiderohen haram, të palejueshme. Dhe kjo sipas vetë Kuranit famëlartë. Në Kuran këto lidhje përmendet dy herë, një herë për femrat dhe një herë për meshkujt. 

Po përse konsiderohet haram? Përse islami e konsideron të papranueshme dhe haram këtë ndjenjë kaq të bukur? A nuk është vetë Zoti ai që më ka pajisur mua dhe këdo tjetër me këto ndjenja? A nuk është diçka e bukur t’a duash dikë dhe të të dojë dikush?

Unë nuk dua t’a argumentoj qëndrimin e islamit vetëm me ajetet e Kuranit dhe thëniet e Profetit a.s. edhe pse këto janë boshti i këndvështrimit islam të këtyre lidhjeve.

Unë fillimisht dua të trajtoj shkaqet dhe pasojat e këtyre lidhjeve.

 

Shkaqet.

Vallë cilat janë shkaqet që i shtyjnë të rinjtë dhe të rejat të krijojnë lidhje dashurie mes tyre?

Në një anketim të bërë me të rinj mbi shkaqet që i shtyjnë të rinjtë të krijojnë lidhje dashurore me seksin tjetër përgjigjet ishin nga më të ndryshmet. Kështu, një vajzë u përgjigj se ishte nevoja për t’u ndjerë e dashur dhe e respektuar. Një vajzë tjetër mendonte se ishin zhvillimet dhe përparimi në të gjithë sferat e jetës, gjë e cila krijonte kushte më të përshtatshme për njohjen dhe lidhje mes dy sekseve. Një i ri mendonte se janë pikërisht problemet që të rinjtë kanë me familjet dhe paralelisht me këtë dobësimi i besimit. Një vajzë e re mendonte se ndonjëherë këto lidhje bëhen duke dashur të imitojnë bashkëmoshatarët e tyre perëndimorë. Një tjetër mendonte se këto lidhje krijohen si pasojë e kohës së lirë. Një e re mendonte se disa e bëjnë për t’u dëfryer dhe argëtuar. Një i ri mendonte se një nga shkaqet është dhe vështirësitë për t’u martuar. Një e re mendonte se një ndër shkaqet që e shtyjnë një të ri drejt krijimit të lidhjeve me një femër është që të provojë burrërinë e tij. E njëjta gjë ndodh dhe me femrën. Një e re mendonte se një shkak i fuqishëm është dhe ndikimi që ka kultura perëndimore që përcillet tek me anë të mediave të lira. Programet, filmat, telenovelat etj... të cilat i kushtojnë një rëndësi të veçantë lidhjeve mes dy sekseve janë të shumtë. Një e re mendon se shumë të rinj shtyhen dhe nga kureshtja dhe dëshira për të provuar diçka të re.

Në një anketim tjetër i bërë në internet, votuan 4.054 djem dhe 4.600 vajza. Mbi 32 % e djemve mendonin se shkaku i krijimit të lidhjeve mes dy sekseve ishte koha e lirë dhe argëtimi. 12 % prej tyre mendonin se ishte thjesht dëshira për t’u ndjerë të dashuruar. 9 % mendonin martesën,  kurse dëshira për të shfryrë epshin zinte 38 %, shkaqe të tjera 8 %.

Mendoj se këto përqindje janë një goditje e fortë për çdo vajzë që shoqërohet me një djalë. Shumica e djemve, sipas anketimit, krijojnë lidhje thjesht për të shfryrë epshet e tyre.

A e shikon o motër se përse kërkojnë të krijojnë lidhje me ty shumica e djemve? Kurrë mos u mashtro nga fjalët e bukura dhe premtimet për martesë.

 

Tani le të shohim mendimet e vajzave mbi shkaqet dhe faktorët që i shtyjnë për t’u shoqëruar me djem. E habitshme është se 33 % e vajzave mendonin që një ndër shkaqet që ato shoqërohen me djem është koha e lirë dhe argëtimi, kurse për martesën votuan 22 % e vajzave. Dashuria zinte 19 % të votave, shuarja e epsheve zinte 11 %, shkaqe të tjera 12 %.

Para këtij anketimi unë mendoja që 90 % e vajzave do të votonin për martesën, por rezultatet më befasuan. Edhe pse në pamje të parë duket sikur ka dallim mes faktorëve që i shtyjnë djemtë dhe vajzat, përqindjet nuk janë shumë të largëta. Duket qartë që edhe vajzat tashmë tërhiqen drejt lidhjeve me seksin mashkull thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar kohën.  

 

Përse lidhjet mes dy gjinive janë haram?

Unë do të flas mbi eksperiencën time dhe rrëfimet që kam dëgjuar nga të rinj dhe të reja gjatë shumë viteve. Unë kam bërë një sondazh në disa universitete, në atë Amerikan dhe në universitetin e Ajnu Shems. Mbi 95 % e të intervistuarve mendonin se vetëm një përqind e lidhjeve paramartesore përfundojnë me martesë. Kështu, 99 % e lidhjeve paramartesore mes të rinjve, nuk përfundojnë me martesë.

Ajo që ndodh me vajzën është se pas një historie dashurie dhe plot romancë, i thyhet zemra nga kjo ndarje. Ajo ndihet e lënduar, e rrënuar shpirtërisht dhe qan me dënesë. Të gjithë ëndrrat që kishte thurrur gjer atëherë, i shikon të rrënohen kur i dashuri i saj i thotë që e ka të pamundur të vazhdojë më tej dhe kërkon të ndahet.

Gjatë adoleshencës si djali ashtu dhe vajza nuk shohin tek njëri-tjetri veçse anët pozitive. Secili e sheh tjetrin si më të mirin, jetojnë më së shumti në imagjinatë dhe nuk i dallojnë dot  të metat e partnerit. Gjatë adoleshencës parteri shihet si diçka i shenjtë dhe i pa të meta. Por me t’a kaluar këtë fazë, me të filluar të piqen të dy, fillojnë të mendojnë ndryshe dhe të zbulojnë të metat e njëri-tjetrit.

Nëse nga një ndarje e padëshiruar vuajnë dhe djemtë, vallë a mund të përshkruhet vuajtja e vajzës?

Zoti i ka bërë haram këto lidhje, me qëllim që të mos thyhesh dhe mos lëndohesh o motër. Kjo thyerje, zhgënjim dhe braktisje është shumë e rëndë për vajzësn. Zoti kërkon që të mos e lëndojë anën emocionale tënde o motër, prandaj duro sa të martohesh. Ruaje veten nga zhgënjimi dhe lëndimi.

Nëse i lexon këto fjalë dhe sheh se 99 % e lidhjeve nuk përfundojnë me martesë, mos i prano këto lidhje derisa të martohesh. Mos bjer pre e epsheve dhe premtimeve mashtruese.

Përveç zhgënjimit, lëndimit, lotëve, rrënimit etj... që përjeton vajza kur braktiset nga djali, ajo përballet dhe me një problem tjetër, por këtë herë pas martese. Psikologët pohojnë se 70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj...

Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj.

Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar.

E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur...  Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.

Më e keqja është nëse kjo vajzë që tashmë është martuar, akoma i ruan ndjenjat për djalin që ka dashur para martese. Kjo është fatkeqësia më e madhe në jetën bashkëshortore, pasi është tradhëti me mendje.

Për katër apo pesë vite që ndoshta do të përjetosh lumturi dhe dashuri, ti o motër do të vuash për tridhjetë apo më shumë vite.

Nw njw sondazh tw zhvilluar nw internet, shumw burra dhe gra tw martuar, pohonin se problemet mw tw rwnda me bashkwshortwt/tet e tyre buronin ngaqw para se tw martoheshin, kishin pasur lidhje jashtwmartesore.

Për gjithçka që përmendën, Zoti i porosit femrat që të mos pranojnë gjithësesi të krijojnë lidhje jashtëmartesore në rini. Këtë ai e ka përmendur në suren Nisa (Grave). Thotë Zoti në këtë sure:”Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, e .” (Nisa 25)

Kurrë mos ia lejo vetes të jesh e dashura e dikujt. Kurrë mos ia lejo vetes të shoqërohesh me djem. Kurrë mos ia lejo vetes të biesh pre e epsheve të tyre të shfrenuara. Këtë ndalesë Zoti e përsërit dy herë në të njëjtën sure.

Problemi tjetër qëndron në faktin se ti o motër dhe o vëlla ke tradhëtuar dhe prindërit e tu.

Thotë Profeti a.s:”

Në këtë flamur do të jetë shkruar emri yt o motër dhe o vëlla. Aty do të jetë shkruar:”Kjo është filania që tradhëtoi prindërit në rininë e saj.”

Më ka ndodhur një herë që kur i përmenda një vajze hadithin e mësipërm, ajo ma ktheu:”Jo, unë nuk po i tradhëtoj prindërit pasi mamaja e din që unë jam e lidhur me një djalë. Madje është mamaja ajo që më ka nxitur të lidhem dhe më ka kërkuar që të mos i tregoj babait.”

Në këtë mënyrë kjo nënë ia ka ulur vlerat vajzës së vet. Një vajzë e tillë shihet si diçka e lirë në sytë e të rinjve. Veç kësaj, ti o nënë ke përdhosur dhe respektin e burrit tënd dhe babait të vajzës. Nëse kjo lidhje e vajzës tënde dështon, në sytë e saj ti do të shihesh si shkaku i këtij dështimi.

“Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare 189)

Mos kërko t’a arrish kënaqësinë në rrugë haram. Mos hap sytë në vebsitet me përmbajtje pornografike, mos kërko lidhje haram nëpërmjet chatit, jo nëpërmjet mesazheve me celular... Nëse e don dikë, shko kërko dorën e saj dhe martohu.

 

Zanafilla e lidhjeve paramartesore.

Duke qenë se Zoti i madhëruar është Krijuesi i njeriut, Ai e din më mirë si funksionon ky njeri dhe nevojat e tij. Vetë Zoti e ka pajisur njeriun me ndjenjën e dashurisë, ku çdo njeri ka një masë të caktuar. Kjo dashuri duhet të derdhet diku. Kështu, islami ka caktuar martesën e hershme me qëllim që një pjesë e dashurisë të derdhet në këtë lidhje bashkëshortore. Veç kësaj, islami ka caktuar dhe obliguar dashurinë për Zotin, për të dërguarin e tij, dashurinë për atdheun, për islamin, dashurinë për të ftuar në rrugë të Zotit, për vëllazërinë në islam etj...

Por ajo që ka ndodhur, është se sot e gjithë dashuria është përqendruar dhe e kanë derdhur në marrëdhëniet jashtëmartesore. Nuk ka as dashuri për Zotin, as për Profetin a.s, as për familjen, as për vëllazërinë në fe... Ideja e imitimit të shoqërive perëndomore sundon dhe dominon mendjen e çdo të riu dhe të reje.

Sot shohim të prodhohen me mijëra këngë dhe videoklipe, të cilat flasim vetëm për një gjë të vetme, dashurinë dhe lidhjet jashtëmartesore. Të shumta janë këngët, filmat, telenovelat, historitë... mbi lidhjet e një djali me një vajzë. Sikur në këtë jetë nuk ka asgjë tjetër për të cilën të flitet, përveç dashurisë jashtëmartesore.

Padyshim që ide të tilla janë të importuara nga perëndimi. Atje, me të mbushur djali dhe vajza tetëmbëdhjetë vjeç, gëzojnë pavarësi të plotë nga familja. Nëse duan, atyre mund t’ju ofrohet dhe një shtëpi ku të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin si të dashur dhe partnerë. Mes tyre nuk ekziston anjë marrëveshje, thjesht kënaqin njëri-tjetrin. Ata vazhdojnë kështu derisa të mërziten nga njëri-tjetri dhe të ndahen për të gjetur dikënd tjetër. Vetëm një përqindje e vogël ka shansin dhe fatin të martohen pas një bashkëjetese kushedi sa vjeçare.

Gjatë bashkëjetesës, atyre mund t’ju lindin dhe fëmijë dhe këto fëmijë i mbeten nënës, nëse babai i fëmijës i braktis. Këto nëna në perëndim quhen single mother (nëna beqare). Me t’u ndarë nga i dashuri i saj, kjo nënë fillon të kërkojë një tjetër që të kujdeset për të dhe fëmijën e saj. Një përqindje e madhe e perëndimorëve bëjnë një jetesë të tillë.

Nëse do të imitosh perëndimin dhe nuk dëshiron të dëgjosh porositë e Zotit në Kuran, patjetër që do të vuash o motër dhe o vëlla. Zoti të ka urdhëruar ty o motër të jesh e:” ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnorë.” (Nisa 25)

Të ka këshilluar dhe urdhëruar dhe ty o vëlla me fjalët:”Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare 189)

Lidhjet jashtë martesore e largojnë bereqetin, harmoninë, mirëshkuarjen, dashurinë... bashkëshortore dhe familjare. Dhe e kundërta është e vërtetë.

Një i ri që studionte në vitin e tretë në fakultetin e inxhinierisë, ishte lidhur me një vajzë dhe të dy duheshin shumë. Kohët e fundit ai filloi të ndjejë simpati për fenë dhe islamin, gjë e cila i shtohej çdo ditë. Një ditë, ai u takua me vajzën që e donte shumë dhe i tha:”Unë të dua shumë dhe për të mbaruar fakultetin më mbeten dhe tre vite të tjera. Gjatë këtyre viteve unë dua që t’i ndërpresim lidhjet me njëri-tjetrin. Me qëllim që t’i ruajmë lidhjet derisa të martohemi, unë do të caktoj motrën e cila do të kontaktojë me ty gjatë kësaj kohe. Me të përfunduar universitetin, do të vij të kërkoj dorën tënde në shtëpi.”

Dhe ashtu ndodhi, për tre vite ai nuk e takoi fare.  Shumë e vështirë, por ai e arriti. Tashmë ai është martuar me atë vajzë që donte dhe Zoti u ka falur pesë fëmijë. Tregon ai vetë:”E dua gruan time, siç e kam pas dashur kur ishim në universitet, ndoshta dhe më shumë. As lindja e pesë fëmijëve dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e kanë shuar apo dobësuar këtë dashuri.”

Kush i frikësohet Zotit në rini, ia kompenson dhe i jep bereqet në jetën familjare dhe bashkëshortore. Nëse dëshiron një jetë bashkëshortore dhe familjare të lumtur, atëherë mos prano asnjë lidhje jashtëmartesore.

Nëse diçka e tillë ka ndodhur, unë të këshilloj t’a ndërpresësh atë menjëherë. Nëse dëshiron diçka që të të ndihmojë të ndahesh nga ai djalë, dëgjo këtë këshillë. Një ditë, teksa je në shoqërinë e këtij djali që e don, papritur i thuaj:”Pashë motrën tënde në një makinë me një djalë tjetër. Tani sapo kaluan!”

Ai do të bëjë njërën nga dy gjëra: Ose do të braktisë ty dhe do të vrapojë drejt motrës së tij, gjë e cila tregon se ti nuk ke ndonjë vlerë për të. Ose do të të thotë:”Nuk ka problem, ajo ka jetën e saj” dhe kjo është tregues që je e pavlefshme për të. Një njeri që nuk don t’ia dijë për motrën, si mund të tregojë kujdes dhe të të dojë ty?!

Ajo që të ndihmon që t’u ruhesh ndjenjave të forta për t’u lidhur me dikë, është që ndjenjën e dashurisë t’a kompensosh me diçka tjetër, p.sh me dashurinë për prindërit. Nëse kjo nuk të mjafton, atëherë mbushe me dashurinë për Zotin, të dërguarin e Tij dhe islamin. Njihu me motra\vëllezër muslimane\ë dhe duaji ato fort. Kurseje dashurinë dhe rezervoje atë derisa të martohesh dhe t’a duash bashkëshortin tënd.

Nëse ti o motër dhe o vëlla keni lidhje me dikë dhe keni mundësi të martoheni, bëjeni këtë menjëherë. Thotë i dërguari i Zotit a.s

Islami nuk e ndrydh dhe as nuk e shtyp ndjenjën e dashurisë, ai kërkon që ajo të disiplinohet dhe të kanalizohet në drejtimin e duhur. Ndjenjën e dashurisë e ka vendosur në zemrat tona vetë Zoti i madhëruar dhe ajo konsiderohet si mirësi. Për t’a rezervuar këtë ndjenjë që të përdoret në kohën dhe vendin e duhur, islami e këshillon njeriun që të mos e ekspozojë veten ndaj faktorëve nxitës dhe stimulues. Ai e këshillon njeriun që të zgjedhë shoqërinë e mirë, të punojë, të aftësohet, të arsimohet .... me qëllim që të mos ketë kohë të lirë.

Por edhe nëse nuk e mban dot veten dhe bie në dashuri, ilaçi është durimi. Mos e përdor këtë lidhje dashurore për të kaluar në lidhje për shfryerjen e epsheve. Jo. Prit derisa të martohesh. Islami nuk është kundër ndjenjës së dashurisë dhe nuk kërkon t’a ndrydhësh atë. Islami është kundër shpërdorimit të kësaj ndjenje, është kundër lidhjeve, takimeve, bisedave... të cilat i shpien të rinjtë drejt haramit.

Nëse ti o vëlla dhe o motër do ia lejoni vetes hedhjen e hapit të parë, hapat do të ndjekin njëri-tjetrin.

Sot ka shumë vajza që u drejtohen djemve me fjalët më të ulëta dhe banale. Vallë si do të ndiheshin këto vajza nëse prindërit e tyre i dëgjojnë? Si nuk u shkon mendja që Zoti që i ka krijuar, i dëgjon dhe vëzhgon në çdo çast?

Si nuk u vjen zor dhe turp nga Zoti atyre të rinjve që në bisedat në chatt shkruajnë fjalë shumë banale? Si nuk i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit?

E keqja pason të keqen dhe harami haramin. Thotë Zoti në Kuran:”dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit”

Nëse e ke ruajtur veten deri tani o vëlla dhe o motër, vazhdo në këtë rrugë derisa të martohesh. Në të kundërt, ndërpriti këto lidhje dhe pendohu për gjithçka ke vepruar më parë. Nëse e bën këtë, dije se të gjithë gabimet dhe gjynahet të fshihen sikur të mos i kesh vepruar më parë. Ndërpriti këto lidhje dhe këtë shoqëroje me pendesë të sinqertë. Kushtet e pendesës janë tre:

1 – Të pendohesh për gjithçka që ka ndodhur.

2 – Të largohesh përfundimisht nga ajo vepër.

3 – Të jesh i vendosur që nuk do i kthehesh sërish.

Nëse i plotëson këto tre kushte, dije se gjynahet sado të mëdha qofshin të fshihen.

 

Teksa flasim dhe përqendrohemi tek domosdoshmëria dhe rëndësia e dashurisë në familje, padyshim që të shkon mendja tek problemet familjare dhe bashkëshortore që ndodhin çdo orë dhe çast në mbarë botën. Të shkon mendja tek konfliktet, sharjet, ofendimet, urrejtjen, përbuzjen etj… që ka filluar të lindë mes bashkëshortëve. Të shkon mendja tek fjala divorc, fjalë e cila ka filluar të përdoret vend dhe pa vend në marrëdhëniet bashkëshortore. Të shumtë janë divorcet që ndodhin për shkak të një fjale të vetme. Të shumtë janë divorcet që ndodhin për shkak të mendjemadhësisë, egos dhe kapriçios.

Të gjithë këto probleme, konflikte, halle dhe telashë të bëjnë të mendosh:”Vallë ku është dashuria për të cilën flitet? Ku është dhembshuria mes bashkëshortëve? Ku është respekti mes tyre?”

Vallë si mund të ekzistojë dhe të ruhet dashuria me gjithë këto probleme, zënka dhe konflikte?

 

 

Perktheu: Elmas Fida

 

 

 

p

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/11/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:33 06:0711:3114:1716:4418:07

Urtësi

Eksperienca është

lloji i mësuesit më të vështirë.

Më parë të bën provimin,

e pastaj të shpjegon mësimin.

Oscar Wilde

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook