By: Sejjid Kutub

Shpirti i jetës


Ideja e vdekjes na vërtitet përherë në kokë. E ndjen atë në çdo vend. Në çdo gjë. E ndjen se si është një forcë shkatërruese që e mbulon jetën me hije e bashkë me të edhe të gjallët. Nga ana tjetër e sheh jetën përpara saj, të strukur, të trembur e të frikësuar.

Nga ana ime, unë e shoh ndryshe..Vdekjen e shoh shumë të vogël, të pafuqishme përballë forcës së jetës, shpërthimeve të saj, buzëqeshjes që na dhuron, sfidave që na i vë përpara. Atëherë shoh se vdekja, thjesht mundohet të mbledhë ca thërrime sa për t’u ushqyer nga sofra  e madhe e jetës.

Vrulli i jetës shkumëzon dallgët e saj nga çdo anë..Çdo gjë rritet, lulëzon, shkëlqen..Nënat mbesin shtatëzëna, pastaj lindin. Njerëzit dhe kafshët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe zogjtë, edhe peshqit të kënaqin shpirtin. Shihi se si i lëshojnë vezët e pastaj nga çdonjëra prej tyre lind jeta!

Toka çahet për të dalë bima e brishtë që pastaj të bëhet një lule e bukur plot aromë e fryte. Qielli lëshon pareshtur mëshirë e freski. Detrat e oqeanet dallgëzojnë vashdimisht vrullshëm.

Çdo gjë në këtë planet rritet dhe shpërthen jetë dhe shtohet..por?!

Herë pas here vdekja vjen të shqyejë ndonjë copë nga jeta dhe pastaj largohet. Merr ca thërrime nga sofra e jetës dhe ja mbath.. E jeta përsëri vazhdon rrugëtimin e saj, plot gjallëri, shpërthyese si përherë plot shpirt. Nuk e ndjen fare vdekjen që i qëndron diku në ndonjë pritë, thjesht për të ushqyer prej saj kafshatën e rradhës.

Ndonjëherë nga dhimbja, jeta lëshon ofshamë, ndonjëherë dhimbja i djeg shumë. Por plaga mbyllet shpejt dhe madje edhe dhimbja venitet shpejt. Kështu gjallesat vazhdojnë të ecin përpara drejt destinacionit të tyre.

Njerëzit, kafshët, peshqit, zogjtë, insektet, bimët, të gjitha vetëm se ecin përpara duke marrë frymë nga shpirti i jetës. Por, edhe vdekja aty është.. Ky është një ligj hyjnor, kështu kanë shkuar përherë.

Dielli lind e perëndon, teksa Toka rrotullohet rreth tij. Jeta shpërthen herë pas here në çdo anë. Çdo gjë ka jetë..gjërat rriten në sasi dhe cilësi.. Sikur vdekja të ishte më e fuqishme se jeta do ta kishte ndaluar jetën. Por, ajo është një forcë e dobët para jetës shpërthyese plot lulëzim e sfida..

Kjo është jeta sepse buron nga Allahu, I Gjalli, I Përjetshmi. Prej Tij shpërthen Shpirti i jetës.

Perktheu: Eduart Thartori

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/07/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0612:5116:5020:2422:18

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook