Shqipëria, vend kyç për stabilitetin dhe paqen në Ballkan, shprehet Presidenti Erdogan në takimin me Presidentin Nishani


ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani dhe më pas dy homologët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Presidenti Erodğan shprehu falënderimet e tij për vizitën e Presidentit të Shqipërisë, ku mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të Tunelit Euroazia (Avrasya) në Stamboll, i cili lidh Azinë me Evropën duke kaluar poshtë detit.

 

Presidenti Erdoğan në lidhje me Tunelin Euroazia tha se ai është kalimi i 5-të në Bosfor dhe se kjo gjë ka një kuptim të veçantë për ta. Erdoğan vuri në dukje se ky tunel do të ndikojë në përmirësimin e trafikut në Stamboll. "Ky tunel i cili lidh Azinë me Evropën është i projektuar që në kohën e Sulltan Abudlhamitit dhe si i tillë është një projekt historik", ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdoğan.

 

Duke vënë në dukje se pas takimit kokë më kokë me Presidentin Nishani është zhvilluar një takim mes delegacionesh Presidenti Erdoğan ka thënë se në këto takime kanë patur mundësinë të bisedojnë për shumë çështje si politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

 

"Shqipëria, vend kyç për stabilitetin dhe paqen në Ballkan"

Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij vuri në dukje se janë të kënaqur nga puna që po bën Shqipëria në fushën e sigurisë.

 

"Ndihma dhe bashkëpunimi jonë për modernizimin, pamjen ndërkombëtare dhe trajnimin e ushtrisë së Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndjekim nga afër punën e Shqipërisë në drejtim të integrimit drejt BE-së dhe shpresojmë që në përfundim të këtyre hapave të hedhur në reformën për drejtësi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Shqipëria është një vend i cili luan një rol kyç në stabilitetin e Ballkanit. Ne mendojmë që Shqipëria do të ndikojë për mirë në BE. Mbështesim gjithashtu nismat e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku mund të veçojmë këtu punën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë."

 

Duke theksuar se mes Turqisë dhe Shqipërisë për momentin ka një tregti me vlerë 300 milionë dollarë, Presidenti Erdoğan e cilësoi këtë shifër si të pamjaftueshme. Presidenti Erdoğan ka thënë se ata kanë dëshirë që të zgjerojnë marrëveshjen tregtare mes dy vendeve duke shtuar produktet e bujqësisë dhe shtoi se një gjë e tillë mund të çojë në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën tregtare mes dy vendeve. Ai tha se së afërmi ministri turk i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. 

 

Brenda një kohë të shkurtër dëshirojmë që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve të shkojnë të paktën 1 miliardë dollarë, tha Presidenti Erdoğan dhe më pas duke dhënë detaje mbi punën e kompanive turke në Shqipëri tha se investimet e tyre kapin shifrat e 3 miliardë dollarëve dhe të paktën 9 mijë persona janë punësuar në këto kompani. Presidenti Erdoğan tërhoqi vëmendjen në fushat të tilla si bujqësinë, infrastrukturën, turizmin dhe prodhimin, si fusha ku Shqipëria ka të ardhme.

 

Ndërsa përsa i përket pranisë së shqiptarëve në Turqi, Presidenti Erdoğan ka thënë se qytetarët e Turqisë me origjinë shqiptare janë një vlerë dhe pasuri kulturore për Turqinë. Ai shprehu kënaqësinë për aktivitetet e Qendrës Kulturore "Sami Frashëri" në Ankara dhe Institutit "Yunus Emre" në Tiranë dhe Shkodër.

Më pas Presidenti Erdoğan duke folur edhe për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë themelin e së cilës e hodhi bashkë me Presidentin Nishani më 13 maj 2015 së , ka vënë në dukje vazhdimin e ndërtimit të saj me ritme të shpejta. Ai tha se Xhamia e Namazgjasë do të jetë një simbol i marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti Erdoğan në vijim ka thënë se me përpjekjet e dy palëve dëshiron që ta mbarojnë sa më parë ndërtimin e saj dhe t'ja dorëzojnë vëllezërve shqiptarë.

{aa.com.tr/sq}

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook