Shumëllojshmëria e punëve të mira


Në lidhje me vlerën e 10 – të ditëve të muajit të Dhul Hixhes, Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë që punët e mira janë të dashura te Allahu më shumë se në këta 10 – të ditë. I thanë: As lufta në rrugë të Allahut? Ai tha: As rruga në luftë të Allahut, përveç atij njeriu që ka dalë vetë e me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre në shtëpinë e tij.”[1]

Në shumicën e rasteve, në interpretimin që i bëhet këtij hadithi kur flitet për vepra të mira, i vihet theksi atyre punëve të mira si agjërimi, leximi i Kuranit, dhikri, sadakaja..etj. Megjithatë punët e mira nuk mund të kufizohen vetëm tek këto, por ato janë aq të shumta sa është e vështirë që të numërohen. Më poshtë po përmendim një sërë punësh të mira (dhe jo të gjitha, sepse ato janë shumë)  që besimtari apo besimtarja mund të kryejnë gjatë këtyre 10-të ditëve.:

1 – Falja e namazit me xhemat

2 – Agjërimi vullnetar dhe veçanërisht në Ditën e Arafatit.

3 – Sadakaja

4 – Dhikri

5 – Istigfari

6 – Përsëritja e fjalëve të muezinit

7 – Lutja

8 – Salavatet për Profetin (a.s)

9 – Leximi, dëgjimi dhe meditimi i Kuranit.

10 – Pendesa

11 – Sjellja e mirë me prindërit

12 – Mbajta e lidhjeve farefisnore

13 – Nderimi dhe respektimi i mikut

14 – Falja e xhenazes

15 – Përhapja e selamit

16 – Ushqimi i të varfërve

17 – Servirja e ujit të ftohtë në këto ditë të nxehta.

18 – Fjalët e  mira.

19 – Falja e namazeve vullnetare

20 – Falja e namazit të natës

21 – Falja e namazit të duhasë

22 – Dhikri i mëngjesit dhe darkës.

23 – Gjumi me abdes.

24 – Parfumosja

25  - Buzëqeshja

26 – Meditimi rreth krijesave të Allahut

27 – Sjellja e mirë me njerëzit

28 – Mposhtja e zemërimit dhe mllefit

29 – Mësimdhënia e atij që nuk di

30 – Këshilla

31 – Të urdhërosh për mirë dhe të ndalosh nga e keqja

32 – T”i vish në ndihmë atij që ka nevojë.

33 – Të ruash shikimin nga harami.

34 – Vizita e të sëmurëve

35 – Komunikimi me të tjerët nëpërmjet celularit

36 – Ngushëllimi i tjetrit

37 – T’i përgjigjesh ftesës së atij që të fton

38 – Dëgjimi i ligjëratave, hytbeve dhe mësimeve nga interneti

39 – Nderimi dhe respektimi i të gjithë njerëzve

40 – Shpërndarja e dhuratave

41 – Shlyerja e borxhit

42 – Dhënia e huasë

43 – Lehtësimi ndaj atij që të ka borxh.

44 – Largimi i pengesës nga rruga.

45 – Të sjellurit me tolerancë

46 – Mbulimi i të metave të tjetrit.

47 – Përkujdesja ndaj jetimit dhe të vesë.

48 – Orientimi i atij që ka humbur rrugën.

49 – Shpërndarja e dijes në rrjetet sociale

50 – Therrja e kurbanit

51 – Pajtimi i dy personave që janë grindur.

52 – Qëndrimi me shokun e mirë.

53  - Kryerja e haxhit për atë që ka mundësi.

54 – Falja dhe toleranca

55 – Të sjellësh lumturi, gaz e hare tek të tjerët.

56 – Të jesh në shërbim të familjes dhe shoqërisë.

57 – Pastrimi i xhamisë.

58 – Të jesh mirënjohës

59 – Mbjella e një peme.

60 – Vakëfi

61  - Pastrimi i dhëmbëve

62 – Sexhdeja e falenderimit

63 – Mbrojtja e nderit të muslimanëve

64 – Ruajtja e amanetit

65 – Perfeksionimi i punës

66 – Me i dhënë hakun që meriton çdo gjëje.

67 – Sjellja me butësi ndaj gjallesave

68 – Ujitja e bimëve dhe pemëve.

 



[1] - Buhariu dhe Muslimi.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook