By: ardhmeriaonline

Sportet e dhunshme


 

Pyetje:”Duam të dimë mendimin e islamit lidhur mem sportet e dhunshme siç është karateja, boksi, xhudo dhe peshëngritja! A hyjnë sporte të tilla tek sportet që i pranon islami, edhe pse ushtruesit e tyre mund të dëmtohen fizikisht?”

Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Filloj me emrin e Zotit që është shumë i dashur dhe i dhembshur.

Sportet që kërkojnë fuqi fizike ka të tilla që lejohet ushtrimi i tyre dhe ka syresh që nuk lejohet. Çfarëdo lloj sporti që ndihmon në zhvillimin e trupit dhe forcimin e teknikave vetëmbrojtëse, nëse nuk është i dëmshëm për ushtruesin dhe të tjerët, atëherë ai lejohet të ushtrohet. Sakaq, sportet që përmbajnë dhunë e cila dëmton vetë ushtruesin dhe të tjerët, nuk lejohet bazuar në rregullin:”Dëmi është i refuzuar si ndaj vetes ashtu dhe ndaj të tjerëve”.

Thotë shejh Jusuf Kardavi:

Ka sporte të cilat janë të lejueshëm, siç është peshëngritja, pasi nuk është e dëmshme dhe e rrezikshme për ushtruesin e saj apo të tjerët. Në këtë rast, sportisti thjesht ushtrohet për të ngritur pesha të rënda në mënyrë të përshkallëzuar. Ai rivalizon sportistët e tjerë të kësaj fushe sipas kategorive.

Boksi

Sportet luftarake, siç është boksi, ka ndodhur që njëri nga kundërshtarët të ketë humbur jetën, ka pësuar defekte të rënda si humbja e shikimit ose e dëgjimit, ose preket nga sëmundje kronike gjithë jetën siç ndodhi me boksierin amerikan mysliman Muhamed Ali. Ai fitoi famë botërore dhe mbajti titullin e kampionit botëror për disa vite, si dhe fitoi me miliona dollarë. Megjithatë, në fund ai humbi shëndetin dhe fuqinë e tij, një humbje jo e vogël kjo.

Sporte të tilla të rrezikshme të cilat rrezikojnë jetën ose shëndetin e sportistit apo të tjerëve, nuk lejohen veçse në kuadrin e të domosdoshmes e cila lejon të ndaluarën.

Pyetja që lind është: A ka raste të domosdoshme në të cilat lejohet ushtrimi i këtyre sporteve të rrezikshme dhe dëmprurëse? A i lejohet njeriut të dëmtojë veten pa asnjë arsye? A i lejohet të dëmtojë dikë tjetër pa qenë armiku i tij?

Baza sheriatike mbi të cilën mbështetemi në këtë gjykim, është pikërisht ndalesa e dëmtimit të tjetrit pa e merituar, me një dënim të ngjashëm me ato të përcaktuara në sheriat, ose të lëna në dorën e kadiut.

Prandaj, përderisa tjetri nuk ka bërë një krim për të cilin meriton të dënohet, nuk është agresiv dhe armik, nuk lejohet të dëmtohet. Me ç’të drejtë ia lejon vetes boksieri apo mundësi të qëllojë kundërshtarin dhe ti shkaktojë dëmtime të cilat e shembin përtokë?

Askush mos thotë se një sport i tillë vlen në rast lufte kundër armiqve, pasi konfrontimi fizik sot është eliminuar nga luftrat, të cilat zhvillohen kryesisht me armë. Veç kësaj, sportistët e sotëm as që ia kanë haberin për çështjet e luftës.

Artet marciale

Vëllezërit tanë në Lindje të Largët, Japonia, Korea etj.. kanë shpikur sporte që ushtrohen nga burra e gra, të cilat shërbejnë për tu mbrojtur në rast agresioni. Ato e shkathtësojnë njeriun dhe e aftësojnë për të siguruar mbrojtje në rast kur dikush synon ta dëmtojë. Në këto rast, personat e ushtruar mund të sigurojnë mbrojtje pa pasur nevojë për armë. Këto sporte janë përhapur në të gjithë kontinentet, kanë trajnierët e vet, rregullat dhe shkollat e tyre. Artet marciale ndahen në disa shkolla, si ajo e karatesë, xhudos, taekuondosë etj... ku secila dallohet nga të tjerat në parime dhe detaje.

Mësimi dhe ushtrimi i këtyre sporteve është diçka e ligjshme për ata që munden. Madje, për disa njerëz ato mund të shihen më shumë se diçka e lejueshme, pra të jetë detyrim. Kjo, nëse frikësohet nga agresioni fizik dhe ky sport e mundëson të vetëmbrohet dhe të shmangë dëmet. Një rregull sheriati thotë:”Nëse një detyrë nuk realizohet përveçse me një mjet të caktuar, atëherë ai mjet është obligim.”

Disa ushtri i kanë futur si pjesë të programit stërvitor sporte të tilla, sidomos për njësitë speciale të cilat ndërmarrin operacione delikate. Sporte të tilla i ndihmojnë për ti kryer misionet me efikasitet dhe më pak dëme.

Zoti e di më mirë!

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus
01/08/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:3805:3012:5416:4720:0621:46

Urtësi

“Unë besoj tek e drejta ime për liri

dhe tek e drejta e vendit

tim për të jetuar.

Ky besim është më i fortë

se të gjitha armët.” 

Umer Muhtar 

 

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Hutbe

Flash is required!

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook