Studim: myslimanët në Evropë 30 milionë
Numri i myslimanëve në Evropë përgjatë vitit 2010 – 2011 është rritur me 17 %, e cila është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë pë myslimanët në Evropë. Kjo, sipas një ndër agjencive më të mëdha të specializuara në statistikat botërore.
Studimi është përgatitur nga Konferenca Botërore Belge, një nga agjencitë më të mëdha të specializuara në fushën e statistikave në rang botëror. Sipas këtij studimi, numri i myslimanëve që mbajnë nënshtetësi evropiane është 23 milionë, të shpërndarë në 19 vende të BE-së.
Sipas drejtorit të agjencisë në fjalë, Gjermania, Hollanda, Franca, Britania dhe Spanja kanë numrin më të madh të myslimanëve që frekuentojnë xhaminë ditën e Xhuma në rang Evrope. Sakaq, numri i të krishterëve të këtyre vendeve që shkojnë në kishë është ulur ndjeshëm.
Zv kryetari i agjencisë, Robert Jack, thotë se opinioni i gabuar perëndimor rreth myslimanëve dhe fesë islame, ka filluar të ndryshojë kurs, falë të rinjve myslimanë evropianë, të lindur dhe rritur në kontinet dhe që nuk janë vetëizoluar.
Studimi parashikon një rritje të numrit të myslimanëve në rang botëror, përgjatë 20 viteve të ardhshme me 35 %. Pritet që numri i myslimanëve në Hollandë të arrijë në 1.3 milionë, në vitin 2030, duke u rritur me një përqindje prej 7.8 %. /ardhmeriaonline/
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.
