Sudani pret ndihma nga Emiratet, Turqia dhe Rusia.


Sudani prej disa javësh është përfshirë në një valë të gjerë protestash gjë që e ka vështirësuar akoma më shumë gjendjen ekonomike të këtij vendi shumë të varfër. Pas një lufte civile disa vjeçare që përfundoi  me ndarjen e Sudanit të Jugut, vendi nuk e gjeti dot rrugën e ngritjes dhe zhvillimit ekonomik. Vendi me pasuri të shumta natyrore por që prej dekadash qeveriset nga një juntë ushtarake e ka varfëruar edhe më shumë vendin.

Pikërisht nga kjo gjendje e dobët ekonomike dhe nga shtimi i varfërisë pati edhe një kryengritje popullore ndaj qeverisë.

Gjatë një interviste për Tv shtetëror të Sudanit, Ministri i Ekonomisë dhe Petrolit, Zuhri Abdul-Kadir tha se vendit të tij i janë ofruar ndihma ekonomike që konsistojën në materiale ushqimore dhe shëndetësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika e Turqisë dhe Federata Ruse.

Ne jemi shprehur të gatshëm ti pranojmë këto ndihma të ofruara nga vende mike të cilat duan ta lehtësojnë gjendjen e vështirë që po kalon vendi ynë, theksoi ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe mos rënia pre e nxitjeve të huaja, cilat duan rrënimin dhe futjen e vendit në një udhë pakrye si vendet e rajonit.

Ndihmat nga këto vende partnere nuk do të jenë të vetmet dhe do të pasohen nga të tjera, theksoi ai.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/02/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:56 06:2912:0214:5417:2218:44

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook