Sulmet izraelite në xhaminë Al Aksa që nga viti 1967

Sipas të dhënave të autoriteteve zyrtare palestineze, vitet kur shkeljet në fjalë kanë ndodhur më së shumti dhe kanë arritur fazën më të rrezikshme ishin vitet 2014, 2015 dhe 2016.


STAMBOLL (AA) - Hapat e njëanshëm të Izraelit javën e fundit ndaj Xhamisë Al Aksa, kibles së parë të muslimanëve, kanë ngjallur debatin rreth shkeljeve të Izraelit ndaj këtij vendi që nga viti 1967, raporton Anadolu Agency (AA).

Izraeli i ka vazhduar shkeljet ndaj Al Aksasë që nga qershori i vitit 1967, kur okupoi Jerusalemin Lindor. Sipas të dhënave të autoriteteve zyrtare palestineze, vitet kur shkeljet në fjalë kanë ndodhur më së shumti dhe kanë arritur fazën më të rrezikshme ishin vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Menjëherë pas okupimit të Jerusalemit në vitin 1967, Izraeli nisi gërmime në zonën ku ndodhet Al Aksa, pa dhënë ndonjë shpjegim.

Dennis Michael Rohan, hebre australian, më 21 gusht të vitit 1969 sulmoi Xhaminë Al Aksa, duke djegur mihrabin dhe minberin një mijëvjeçar të xhamisë. Edhe krahas rinovimeve të ndryshme deri më sot, gjurmët e sulmit në fjalë ende nuk janë fshirë nga Xhamia Al Aksa.

Më 11 shtator të vitit 1982, dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një ushtar izraelit hapi zjarr ndaj besimtarëve që falnin namazin në Aksa.

Më 10 tetor të vitit 1990, policia izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që kishin dalë të kundërshtonin kundër hebrenjve që përpiqeshin të vendosnin në Al Aksa gurthemelin e skulpturës së Sulejmanit, duke lënë të vdekur 21 persona dhe plagosur 150 të tjerë.

Më 25 shtator të vitit 1996, hapja e një tuneli në Murin Burak (Murin e Vajtimit) në pjesën perëndimore të Al Aksasë në kuadër të gërmimeve izraelite në zonën e kompleksit Al Aksa, shkaktoi reagimin e palestinezëve. Në incidentet që zgjatën disa ditë, u vranë 63 palestinezë, ndërsa u plagosën 1.600 të tjerë.

 

Hyrja e Sharonit me forcë në Aksa nxiti intifadën e dytë

Vizita që ish-kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ia bëri kompleksit Al Aksa në vitin 2000 nën shoqërimin e qindra rojeve, u bë shkëndija e parë e intifadës së dytë që zgjati për disa vite.

Në shenjë reagimi, Administrata e Vakëfeve Islame të Al Aksasë ndaloi vizitat e jomuslimanëve në Al Aksa dhe refuzoi kërkesat e Izraelit për rifillimin e vizitave. Pas kësaj, në vitin 2003, qeveria izraelite filloi të pranojë njëanshëm turistë jomuslimanë në kompleksin Al Aksa.

Vitet 2014, 2015 dhe 2016 shënuan rritje të spikatur të bastisjeve izraelite në Al Aksa. Ish-myftiu i Jerusalemit dhe imami i Xhamisë Al Aksa, Ekrima Sabri, lidhur me këtë kishte deklaruar se viti 2015 ishte “viti më i dhunshëm dhe më i vështirë” për popullin palestinez dhe se shkaktar për këtë kanë qenë qëndrimi i agresiv i qeverisë okupatore izraelite dhe shkeljet e qeverisë ekstreme djathtiste nën kryesimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas të dhënave të Administratës së Vakëfeve Islame të Jerusalemit e cila vepron nën çatinë e Ministrisë së Vakëfeve të Jordanisë, në vitin 2015 në oborrin e kompleksit Al Aksa kanë hyrë 11.472 kolonë hebrenj, kurse në vitin 2016 14 mijë sosh.

Firsa ed-Debs, koordinatori mediatik i Vakëfeve Islame, ka theksuar se shkaktar i tensioneve që filluan në tetor të vitit 2015 e që vazhdojnë deri më sot në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Gaza, është këmbëngulja e kolonëve hebrenj për të hyrë në Al Aksa nën mbrojtjen e policëve izraelitë.

Edhe pse nga Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është thënë përmes disa deklaratave me shkrim se gjendja aktuale në Al Aksa nuk do të ndryshojë, qeveria izraelite ka deklaruar gatishmërinë për ta ndarë së shpejti Al Aksanë mes muslimanëve dhe hebrenjve. Synimi në fjalë i qeverisë u shpalos haptazi më 13 gusht të vitit 2014 në një seancë të komisionit të brendshëm parlamentar.

 

Kronologjia e sulmeve të Izraelit ndaj Xhamisë Al Aksa është si në vijim:

- 7 qershor 1967: Al Aksa u okupua.

- 21 gusht 1969: Al Aksasë iu vu zjarri nga një hebre australian me emrin Denis Micahel Rohan.

- 11 prill 1982: Dy palestinezë humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një ushtar izraelit hap zjarr në Al Aksa.

- 10 tetor 1990: Policia izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që kishin dalë të kundërshtonin hebrenjtë që përpiqeshin të vendosnin në Al Aksa gurthemelin e skulpturës së Sulejmanit, duke lënë të vdekur 21 persona dhe plagosur 150 të tjerë.

- 25 shtator 1996: Hapja e një tuneli në Murin Burak (Murin e Vajtimit) në pjesën perëndimore të Al Aksasë në kuadër të gërmimeve izraelite në zonën e kompleksit Al Aksa, shkaktoi reagimin e palestinezëve. Në incidentet që zgjatën disa ditë, u vranë 63 palestinezë, ndërsa u plagosën 1.600 të tjerë.

- 28 shtator 2000: Hyrja e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon me forcë në oborrin e Al Aksasë nxiti intifadën e dytë.

- 20 gusht 2003: Edhe përkundër kundërshtimit të Administratës së Vakëfeve Islame, policia izraelite hapi njëanshëm Al Aksanë për kolonët hebrenjë.

- 6 shkurt 2007: Fillimi i autoriteteve izraelite për të rrënuar rrugën Telletu’l-Megaribe që mundëson kalimin në xhami përmes Portës Al-Megaribe në murin perëndimor të Al Aksasë, shkaktoi përleshje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

- 13 qershor 2014: 30 muslimanë që falnin namaz u plagosën pasi protestuan kundër hyrjes së izraelitëve në oborrin e Al Aksasë.

- 13 gusht 2014: Kryetari i Komitetit për Punë të Bredshme pranë Parlamentit Izraelit Knesset, Miri Regev, tha se “Secilit që do të falë namaz në Malin e Tempullit duhet t’i sigurohet kjo mundësi”.

- 9 shtator 2015: Ish-ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yalon, deklaroi se është vënë ndalesë mbi besimtarët që mbajnë kujdestari në Al Aksa (marabut).

- 14 shtator 2015: Ushtarët izraelitë hynë në Al Aksa dhe arrestuan pesë palestinezë.

- 28 dhjetor 2016: Ministri i Kulturës i Izraelit, Miri Regev, inaguroi një tunel të ri që ishte gërmuar mes lagjes Vadi Halva në rajonin Silvan të Jerusalemit Lindor dhe Sheshit Babu’l Magaribe në përfundim të Al Aksasë.

Izraeli pretendon se nën kompleksin e Xhamisë Al Aksa, ku ndodhet xhamia, Kupola e Artë (Kubbetu’s Sahra), muze, medrese dhe oborri i madh, gjenden mbetje të Tempullit të Sulejmanit, dhe mbi këtë pretendim realizon gërmime, të cilat aktualisht vazhdojnë në 63 pika të Al Aksasë.

Al Aksa u mbyll për adhurim, në porta u vendosën detektorë elektronikë

Më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa duke pretenduar se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Palestinezët e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke protestuar dhe falur namazin para Portës së Luanit të kompleksit Al Aksa, ndërkohë që përballen me ndërhyrje të forcave izraelite.

Të martën që kaloi, forcat izraelite ndërhynë ndaj besimtarëve që falën namazin e jacisë afër hyrjes së Al Aksa-së, duke plagosur imamin e xhamisë Ekrima Sabri.

Në ndërkohë, hebrenj fanatikë të shoqëruar nga forcat policore kohë pas kohe hyjnë në Al Aksa, gjë që shkakton reagimin e palestinezëve.

Sipas Departamentit Mediatik të Drejtorisë së Vakëfevem numri i kolonëve hebrenjë që kanë hyrë në oborrin e Al Aksasë mes viteve 2009 dhe 2016 ka arritur në 68.247. Shpërndarja sipas viteve është si në vijim:

- 2009 – 5.931 kolonë

- 2010 – 5.950 kolonë

- 2011 – 3.694 kolonë

- 2012 – 6.230 kolonë

- 2013 – 9.075 kolonë

- 2014 – 11.878 kolonë

- 2015 – 11.489 kolonë

- 2016 – afër 14 mijë kolonë

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5506:3211:3414:0116:2317:49

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook