Tarik Suejdan “Nevojitet një diskurs i ri mediatik për çështjen e Palestinës”.


Ftuesi dhe mendimtari i njohur islam dhe një kohësisht një personazh mediatik shumë i njohur Tarik Suejdan, gjatë fjalës që mbajti në një seminar të organizuar në Stamboll për çështjen e Palestinës bëri thirrje për një diskurs të ri  mediatik dhe propagandistik në lidhje me çështjen e Palestinës. Një diskurs i ri në gjuhën e përëndimit dhe që përshtatet me mentalitetin perëndimor.

Këto fjalë mendimtari i njohur i kumptoi në seminarin e përvitshëm që mbahet në Stamboll me moton “ Rizgjim i një kombi për rikthimin e Jeruzalemit”, dhe që organizohet në bashkëpunim me organizatën “ Unioni Botëror për Mbrojtjen e Kudsit dhe Palestinës” si dhe me organizatën e “Bashkëpunimit Turko-Arab”.

Gjatë fjalës së tij dijetari i njohur theksoi; “ Ne kemi një ideologji që bazohet mbi vlera, besim dhe ambicie. Në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe mjete dhe mënyra për përhapjen e kësaj ideje. Dhe të mos harrojmë se në krye të këtyre mjeteve dhe më me ndikim patjetër që është produksioni mediatik. Unë bësoj se ka ardhur koha që ta bëjmë globale çështjen e palestinës dhe të dalim nga komunikimi vetiak. Duhet diskurs i ri mediatik që ti drejtohet perëndimit, me gjuhën e perëndimit dhe me mentalitetit e tij. Jam i bindur se këto forma do na ngrejnë në nivel global sepse besimi në të drjetat e popullit palestinez nuk është se i besojmë vetëm ne, ka me miliona njerëz nëpër botë që besojnë dhe mbështesin të njëjtën gjë”.

Ai theksoi se ne nuk mund ta imagjinojmë se sa mbështetje ka çështja palestineze në perëndim, çështja palestineze nuk është vetëm çështje e arabëve apo muslimanëve, prandaj them që ta ngremë në çështje globale.

Ai pëmendi edhe disa shkaqe të mbetjes së çështjes palestineze në këtë nivel ku përgjegjës kryesorë janë udhëheqësit aktual të botës arabe dhe dijetarët që mbështesin vendimet e tyre në kurriz të çështjes palestineze.  “ Duhet që e gjithë bota islame ta mbajë kokën lart dhe ta konsiderojë rezistencën e popullit palestinez si një e drejtë e domosdoshme dhe bashkëkohore” theksoi ai.

Seminari i mbajtur në Stamboll zgjati dy ditë dhe të pranishëm në të ishin 700 personalitete të rëndësishme të botës islame. Pas përfundimit të seminarit u organizua një ekspozitë me foto nga vuajtjet dhe persekutimet e popullit palestinez si dhe u kumtuan vendimet e marra në seminar për mbrojtjen dhe të drejtat e popullit palestinez.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook