Të ndjesh me zemër dhe jo të memorizosh


Kur vlera e një sendi zbehet në shpirtin e njeriut, ai nuk i kushton atij sendi vëmendjen e duhur. Duke medituar rreth këtij fenomeni në mendje më vjen një pyetje: Çfarë e bën njeriun që të mos i kushtojë rëndësinë e duhur gjërave të çmuara që ai i posedon? Mendoj se arsyet e këtij fenomeni janë sa më poshtë:

Së pari: Njeriu  - realisht – nuk ja di vlerën e asaj që posedon. Së dyti: Ia di vlerën, por nuk ka ndonjë ndjesi në zemër rreth tij dhe Së treti: ia di dhe e ndjen vlerën e tij, por prezenca e faktorëve të jashtëm bën që ai të mos i kushtojë rëndësi.

Nuk ka dyshim se një gjësend i çmuar janë edhe 10 – të ditët e Dhul Hixhes, por realisht a i kushtojmë neve rëndësinë e duhur këtij 10 – të ditëshi? Unë jam i mendimit se arseyja se përse ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur është se në teori ne – thjesht – ia dimë vlerën, dhe vetëm kaq. Dijetari i shquar Muhamed Hasen Dedu thotë: [Ne kemi informacion rreth Hallallit dhe Haramit, mirëpo ky informacion nuk na shtyn dhe as na motivon që ne mos ta kryejmë një vepër të ndaluar. Ajo që e motivon njeriun për të kryer një vepër të mirë apo për mos të kryer një vepër të keqe është zemra. Nëse informacionet janë thjesht të regjistruara në memorien e njeriut dhe nuk zënë vend në zemër, rrjedhimisht njeriu nuk kryen vepra të mira, apo nuk frenohet nga veprimi i mëkateve apo veprave të shëmtuara. Mirëpo nëse informacionet i kalojnë kufinjtë e memorizimit duke depërtuar në thellësi të zemrës, atëherë padyshim përmbushet ajo që kërkohet.]

Ne tashmë sapo kemi hyrë në 10 – të ditëshin e muajit  të Dhul Hixhes. Nuk ka dyshim se informacionet tona rreth mirësisë dhe vlerës së tyre janë të memorizuara në trurin tonë, por ndjesitë tona janë të plogështa e të amullta. Ndoshta ndonjëri prej nesh, ngaqë ka dëgjuar apo ka lexuar rreth vlerës së 10 -të ditëshit të muajit të Dhul Hixhes, teksa dëgjon imam – hatibin të flasë rreth tyre – përsërit me vete ato ç’ka thotë ai në hytbe, mirëpo pas kësaj as imam – hatibi dhe as dëgjuesi nuk ndërmarrin as edhe një hap për vënë në zbatim atë që duhet të bëjnë gjatë këtyre ditëve të bekuara. Atëherë ku qëndron mirësia tek njohja e informacionit? A mos vallë këto raste – të cilat duhet të shfrytëzohen për të bërë sa më shumë vepra të mira – kanë kaluar në stadin se kush është më orator për t’i interpretuar ato? Gjithçka që shpresoj është që mos të jemi në këtë stad e nivel. Gjithçka shpresoj është që në lidhje me këtë çështje të jemi si kalizatori kimik që është lënda e cila përdoret për ta përshpejtuar rrjedhën e një reaksioni kimik, por që vetë nuk pëson asnjë ndryshim.

Allahu na e mundësoftë që këtë 10 – të ditësh ta shfrytëzojmë duke bërë sa më shuëm vepra të mira.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook