By: Tarik Ramadan

Të shikojmë dhe të kuptojmë simbolet fetare


Nuk ka asgjë të njëjtë në kundërshtinë, përsa i përket simboleve fetare në Kanada. Ndërkohë që kur zgjohem, ndjej debatin e ashpër të “shamisë së myslimanëve” në Francë, shumë vende perëndimore janë kthyer në një skenë të protestave të tilla. Këto protesta kanë shënjestruar paraqitjet tepër publike të figurës së Jezusit të kryqëzuar, si dhe minaret tepër të mbitheksuara të Zvicrës. Ka pasur pakënaqësi kundër “ofensivës”, që iu bë veshjes religjioze në Holandë e Angli dhe tani një vendim serioz për të hequr pemën e Krishtlindjeve në SHBA dhe në Kanada. Mos është diçka ngjitëse? Ne jemi përballur gjithnjë me veprime të flakta dhe irracionale, që ushqejnë një sens viktimizimi mes atyre, që e shohin islamofobinë ngado që kthehen, ose të atyre që zmadhojnë ndjenjën e atdhedashurisë dhe dashurisë për kulturën e vendit të tij, e cila na vendoset në rrezik nga kolonizimi nga një religjion i huaj.

Kaq e mprehtë është kthyer kjo, saqë autoritet ligjore dhe ato artistike i paraprijnë reagimet negative dhe marrin masa paraprake. Mjafton të shikojmë në Gjermani, ku një opera e Moxartit u shty për shumë kohë, sepse një telefonatë e thjeshtë u tregoi atyre, se kjo do të ishte e papëlqyeshme për myslimanët. Në Kanada, pemët e Krishtlindjeve u hoqën, sepse ato mund të ofendonin besimtarët e feve të tjera.

Shqetësimi në shoqërinë tonë sa vjen dhe rritet, apo të paktën kështu të krijohet përshtypja. Në teori, ne kërkojmë ndryshueshmëri dhe tolerancë. Por në të vërtetë, ne ngremë dyshimin dhe më pas ia mveshim atë vetes. Kush është ai, që mund të konfirmojë sot pa asnjë dyshim, se ai apo ajo ka të drejtën për t`u shprehur, apo për t`u ekspozuar? A është shprehja e të drejtës e barabartë me të drejtën e qytetarisë? Situata është serioze dhe rreziku që ne kemi përballë, nuk është më i pakët.

Duhet theksuar, se ajo që na lejon neve të jetojmë së bashku dhe të kemi një respekt të ndërsjellë, është sistemi ligjor-ligji i zakonshëm- që na bën të gjithëve qytetarë të barabartë para ligjit. Nga ky sistem krijohen rregullat bazë të ligjit dhe që të gjithë qytetarët dhe rezidentët permanentë duhet ta respektojnë. Kjo përfshin lirinë e ndërgjegjes, besimit, shprehjes, lëvizjes etj. Në vitet e fundit kemi dëshmuar një erozion të ngadaltë të këtyre të drejtave, që janë vënë shpesh në dyshim dhe në mënyrë të  fshehtë madje.

Në pesë vitet e fundit përqasja e debatit politik ka qenë ajo e kanosjes terroriste, që ngre në mënyrë të rezervuar çështjen e sigurisë. Në emër të sigurisë dhe nën klimën e frikës, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë pranuar që t`u rishikohen dhe një herë të drejtat e tyre, pse jo dhe të ndryshohen tërësisht. Në këtë atmosferë shtypëse është ngritur dhe çështja e Islamit; pra është ngritur nga frika e terrorizmit, që ka qenë një hap i vogël por i rëndësishëm i frikës ndaj myslimanëve, e njohjes së tyre, e diferencave të tyre dhe e kanosjes së identitetit kombëtar që ato prezantojnë. Terrorizmit, kësaj pamjeje të dukshme, duhet t`i shtojmë dhe realitetin e emigrimit, që mesa duket nuk do të përfundojë as në Evropë e as në Kanada. Numri i myslimanëve burra e gra do vijë gjithmonë e në rritje.

Debati mbi multikulturalizmin dhe identitetin është bombarduar nga këto pyetje, nga kjo frikë dhe nga këto ndjesi dyshimi. Problemi nuk shtrohet në pikëpamjen legjislative - të paktë janë ato që nuk do jenë dakord me këtë perceptim - por është shtruar tek perceptimi jonë, që na ndan neve dhe na vendos kundër njëri- tjetrit, madje na nxit të ndryshojmë dhe ligjin. Ajo çka është e pambuluar përpara syve tanë, është një majë e mprehtë e perceptimeve tona. Nëse nuk stërvitemi që të drejtohemi kah maturia, atëherë do të humbim jo vetëm besimin në vetvete dhe kundrejt qytetarëve të tjerë, por gjithashtu lirinë tonë (që më parë do prekë myslimanët e më pas do të prekë dhe qytetarët e tjerë).

Deri tani ne nuk kemi treguar asnjë aftësi për të menaxhuar frikën nga këto dyshime dhe këto perceptime negative. Dikush ka hedhur mendimin, se duhet të çlirohemi nga çdo simbol religjioz ose kulturor, që tregon diferencim. Neutraliteti i hapësirave publike do të sjellë një zhdukje të shenjave dalluese. Avokatët e kësaj teorie pohojnë, se kjo do të sjellë një barazi dhe do të shmangë ofendimet. Ekspozimi i të qenit ndryshe dhe beteja kundër tij, vetëm sa do të ulë frikën e mundshme. Kështu që propozimi është mjaft joshës. Por procesi i globalizimit na kujton neve çdo ditë, që për të qenë të aftë të kuptojmë rrugën e duhur, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me vështrimin e diferencave mes nesh.

Të dy pozicionet janë sa ekstreme po aq dhe jorealiste. Ne dëshirojmë që të kapërcejmë frikën e diversitetit dhe të diferencës, duke u fshehur pas mbajtjes më shumë të tyre. Sipas pikëpamjes sonë, debati duhet të marrë udhë, kur e kemi të ndërtuar mbi këto kushte.

Së pari, duhet të respektojmë ligjin e vendit dhe ta zbatojmë atë njësoj për të gjithë qytetarët, duke respektuar çdo komunitet fetar.

Së dyti, në vend që të kërkojmë një heqje të simboleve nga gjithë vendet publike, këto simbole duhet të jenë si pjesë mjaft e rëndësishme e kurrikulumit edukativ. Shoqëria jonë pluraliste duhet t`i ushqejë qytetarët e saj me mjete të duhura, që ato të kuptojnë simbolet dhe praktikat fetare. Për ta hequr këtë frikë, ne duhet të ofrojmë një udhëzim të duhur të rinjve tanë, ne duhet të kultivojmë kuptimin dhe shpirtin e tyre kritik dhe kjo duhet t`u bëhet të gjithëve njëlloj. Kjo do të thotë, se tjetri do të ketë një botëkuptim më të qartë filozofik dhe kulturor, duke e parë botën e tjetrit si një pasuri dhe jo si një kërcënim.

Së treti, i takon si sensit të zakonshëm ashtu dhe atij civil. Ne duhet të mësohemi, që të diskutojmë çështje shoqërore përmes një rruge kritike, pa bërë "pazar" me parimet tona, por pa e ngatërruar kritikën me injorancën. Në këtë veshje ne mbrojmë lirinë e të menduarit. Disa intelektualë, gazetarë dhe politikanë janë duke legjitimuar të folurën e tyre raciste, që po e minon demokracinë tonë dhe po prodhon një klimë mbrojtëse nga pala e sulmuar.

Simbolet religjioze duhet të jenë të dukshme nëpër hapësirat publike, të ekspozuara me dinjitet dhe jo në formë provokuese. Pemët e krishtlindjes këtu, menoharat e hebrenjve atje dhe më pas minaret.... Këto simbole prezantojnë jetën e njerëzve. Në esencë ata paraqesin respektin kundrejt ndjeshmërisë së tjetrit, dhe u japin kurajo si modestisë ashtu dhe shijes së mirë. Për të aspiruar një përgjegjësie të tillë, ne duhet të shprehim dhe t`i japim kuptim shprehjes së arsyeshme të shumëllojshmërisë në shoqëritë tona, të edukojmë dhe t`i mësojmë njëri - tjetrit respektin për komshiun tonë.

Nëse nuk e kryejmë këtë punë, ne do të biem së bashku. Të kesh frikë nga pema e Krishtlindjeve dhe të kesh frikë se ajo do të zemërojë dikë tjetër. Në çdo rast kjo do të thotë, se ne kemi një pamjaftueshmëri në veten tonë dhe tek të tjerët. Shoqëritë tona demokratike janë në rrezik. Duke lejuar, që frika të depërtojë brenda nesh dhe të na verbojë pasioni i identitetit, ne po argëtojmë në mënyrë të përkryer iluzionin tonë, përsa i përket lirisë sonë..

Së fundi, e kemi ne në dorë se si do t`i ushtrojmë liritë tona.

 

Përktheu: Xhodi Hysa

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook