TE UROJ MJAFTUESHEM


Kohët e fundit, kam dëgjuar një nënë dhe vajzën e saj se bashku në momentet e tyre të fundit në aeroport pasi ishte njoftuar nisja e vajzës. Duke qëndruar pranë portës së sigurisë, ata u përqafuan dhe e ëma tha:

"Unë të dua dhe te uroj mjaftueshëm!"

Vajza u përgjigj:"Mami! Jeta jonë së bashku ka qenë më shumë se e mjaftueshme. Dashuria jote ka qenë gjithçka për të cilën kam pasur nevojë. Edhe unë të uroj mjaftueshëm mami!"

U puthën dhe vajza u largua. Nëna po ecte drejt dritares pranë të cilës isha ulur unë. Duke qëndruar atje, unë shihja që ajo deshironte dhe kishte nevojë të qante. U përpoqa të mos ndërhyja në privatësinë e saj, por ajo u ofrua duke më pyetur: "I keni thënë ndonjëherë dikujt lamtumirë, duke e ditur se do të ishte hera e fundit që e shihni?"

"Po, kam thënë," iu përgjigja. "Ju kërkoj ndjese për pyetjen, por përse është përgjithmonë kjo lamtumirë mes jush dhe vajzës tuaj?" ‘’

Zonja u përgjigj:”Unë jam e moshuar dhe ajo jeton shume larg. Kam sfida përpara dhe e vërteta është që udhëtimi i saj i ardhshëm do të jetë për funeralin tim!"

Unë e pyeta:‘’Kur po ndaheshit duke thënë lamtumire, ju dëgjova të thoshit:"Të uroj mjaftueshëm" Mundem t’ju pyes çfare domethënie ka?"

Ajo buzëqeshi.

"Është një urim,që është përcjellë nga njëri brez tek tjetri. Prindërit e mi e përdornin me të gjithë."

Mandej ndaloi një moment, ngriti syte lart sikur ishte duke e kujtuar në detaje dhe buzëqeshi edhe më shumë.  

Kur ne thamë: 'Unë te uroj mjaftueshëm ' ne i dëshirojme personit tjetër të ketë një jetë të mbushur me gjëra të mira për ta mbajtur atë " .

Pastaj u kthye drejt meje, duke treguar vazhdimin, radhitur nga kujtesa e saj:

"Të uroj mjaftueshëm diell për ta ruajtur shkëlqimin tuaj!”

Të uroj mjaftueshëm shi për të vlerësuar diellin më shumë!”

Të uroj mjaftueshëm lumturi për të mbajtur shpirtin tuaj gjallë!”

Të uroj mjaftueshëm dhimbje në mënyrë që gëzimet më të vogla në jetë, të duken shumë më të mëdha.

Të uroj të ardhura të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e tua!”

Të uroj mjaftueshëm humbje, për të vlerësuar ato që posedon!”

Të uroj mjaftueshëm bekime për të vlerësuar lamtumirën e fundit! "

Pastaj filloi të qante përsëri dhe u largua.

Thonë se lipset një minutë për të gjetur një person të veçantë.

Nje orë për ta vlerësuar atë.

Një ditë për ta dashur.

Dhe një jetë të tërë për të harruar.

 

Edhe ne, ju urojmë të gjithëve mjaftueshëm!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/05/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:07 05:0812:4516:4120:0921:56

Hadithe

“Kush e agjëron Ramazanin

me besim dhe duke

llogaritur shpërblimin

(tek Allahu i Lartësuar),

atij i falen mëkatet e kaluara”

 


Ramazan 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook