Teherani: Do të trajnojmë ushtrinë siriane
Televizioni publik i Iranit ka deklaruar se forcat detare iraniane do të marrin përgjegjësinë për trajnimin e forcave detare të Sirisë, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy palëve një vit më parë.
Njëkohësisht, televizioni publik iranian konfirmoi ankorimin e dy anijeve luftarake iraniane, në portin Tarsos në Siri, në sinkronizim me largimin e flotës ruse nga i njëjti port.
Sipas televizionit, forcat marinare në dy anijet iraniane, do të merren me trajnimin e forcave siriane.
Më parë, ministri i mbrojtjes Ahmed Vahidi, pati theksuar se lundrimi i dy anijeve ushtarake të Iranit në ujrat ndërkombëtare, është tregues i fuqisë iraniane, sidomos në këto momente kritike për të gjithë rajonin. /ardhmeriaonline/
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.
