By: Jusuf Kardavi

Tekbiret e Bajramit


Tekbiret e Bajramit

 

Pyetje:”Kur duhet të fillojë tekbiri për festën e bajramit dhe a ekziston një formulë e caktuar për të?”

 

Përgjigje:”Tekbiri gjatë festës së Kurban Bajramit është i kërkuar që nga fillimi i muajit deri në ditën e trembëdhjetë të Dhul Hixhes. Tekbiri gjatë këtyre ditëve është dy llojesh:

I pari, tekbir që bëhet që nga dita e parë e Dhul Hixhes deri në ditët e Bajramit. Besimtari mund të bëjë tekbir në rrugë, në treg, në Mina etj… Madje edhe kur takohet me dikë, mund të bëjë tekbir.

I dyti, tekbir që bëhet pas namazeve farze, sidomos nëse kryhet me xhemat, gjë të cilën e kushtëzojnë shumica e fakihëve.

Besimtari mund të bëjë tekbir në vendin ku falet Bajrami, gjatë rrugës për atje, kur të jetë ulur etj... dhe nuk ka përse të qëndrojë i heshtur. Kjo, qoftë në fitër bajram, qoftë në kurban bajram, sepse janë ditë ku duhen demonstruar ritet islame. Një ndër ritet më të spikatura në këto ditë, është pikërisht tekbiri. Në një hadith të transmetuar nga Taberani, Profeti a.s thotë:”I zbukuroni festat tuaja me tekbir!”

Për këtë, është detyrë e myslimanëve që ritet islame t’i bëjnë haptazi. Nëse janë nisur drejt vendit ku falet bajrami, janë ulur dhe presin namazin etj… le ta ngrenë zërin duke bërë tekbir, sipas formulës së trashëguar nga Profeti a.s:”Allahu ekber Allahu ekber, la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lil-lahil hamd.”

Kjo është formula e transmetuar nga Abdullah ibnu Mes’udi.

Lidhur me tekbirin që kryehet pas namazeve farz, ai fillon menjëherë pas namazit të sabahut ditën e Arafatit dhe vazhdon derisa të plotësohen njëzet e tre namaze, ditën e katërt të bajramit. Pas iqindisë së ditës së katërt, tekbirit i jepet fund.

Zoti e di më së miri!

 

Jusuf Kardavi

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook