By: ardhmeriaonline

Tesbitë mes rekatëve të namazit të Teravisë


Pyetja: Në disa xhami, njerëzit pas dy rekatesh në namazin e teravisë njëzëri thonë: “Sub’haneke Rabena ue bihamdike. Allahume gfir lena”[1]. A është i lejuar ky veprim?

Përgjigjja nga Këshilli egjyptian për fetva: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed.

Është e pëlqyeshme (mustehab) që në çdo katër rekate duhet pushuar po kështu edhe mes namazit të vitrit dhe rekatit të 20-të të teravisë. Kjo është transmetuar nga të parët tanë si p.sh një veprim i tillë transmetohet nga Ubej ibnu Ka’ab që është falur me sahabët. Një gjë e tillë transmetohet edhe nga imam Ebu Hanifja. Ajo që është e pëlqyeshme është pritja dhe pushimi. Nuk është transmetuar nga të parët që gjatë pritjes apo pushimit ndërmjet katër rekatëve duhet kënduar ndonjë gjë e caktuar. Banorët e një vendi janë të lirë që në kohën e pritjes të lexojnë Kuran, të bëjnë tesbih, të falen veçmas[2], të japin tekbire, të thonë “la ilahe il la llah” ose të rrinë të qetë duke pritur faljen e teravisë pa thënë asgjë.

Dijetari i nderuar Atije Sakër thotë: “Nuk ka asnjë argument që të ndalojë dhikrin, lutjen apo leximin e Kuranit ndërmjet dy apo katër rekatesh në namazin e teravisë. Madje dhikri në këtë rast konsiderohet pjesë e urdhrit për të përmendur Zotin në çdo rast. Mos bërja e dhikrit nga të parët nuk tregon që dhikri është i ndaluar. Gjithashtu shtojmë se çfarë transmetohet për ndalimin e dhikrit në këtë rast, nuk është e besueshme[3]. Kjo është një formë organizimi që të mos harrohet numri i rekateve që falen, duke shtuar që kjo edhe i gjallëron ata. Pra absolutisht nuk ka ndonjë argument që të ndalojë dhikrin mes rekateve të teravisë. Gjithashtu ky veprim nuk mund të konsiderohet risi (bidat), edhe nëse mund të konsiderohet risi ajo është në ngjashmëri me thënien e Omerit (r.a.) i cili ka thënë: Sa risi e mirë që është kjo[4], kur pa se myslimanët e falën me xhemat namazin e teravisë pas Ubeje ibnu Ka’abit.    Allahu e di më së miri.


[1] Ndërsa në Shqipëri, pas katër rekatëve njerëzit këndojnë salavatet. Prandaj përgjigjja e kësaj pyetje vlen edhe për salavatet që këndohen në Shqipëri.

[2] Përveç namazit të teravisë.

[3] Pra nuk ka argument të fortë e të bazuar në hadithe të sakta që të vërtetojë se ata e kanë ndaluar dhikrin në këtë rast.

[4] Pas vdekjes së profetit Muhamed, sahabët e falnin namazin e teravive veç e veç. Në periudhën e hilafetit të Omerit, ai i urdhëroi sahabët ta falnin me xhemat namazin e teravisw. Një veprim të tillë nuk e kishte bërë profeti dhe po ashtu askush më parë. Prandaj një gjë e tillë konsiderohej risi, por risi e pranueshme në fe. Në të njëjtën analogji mund të flitet përsa i përket dhikrit që bëhet ndërmjet rekateve të namazit të teravisë. Sh. Pk.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook