Ti lexosh Kuran një të sëmuri


Pyetje:”Si e gjykoni leximin e Kuranit për një të sëmurë? A lejohet ti lexojmë atij Kuran dhe lutje nga tradita profetike??

Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Transmeton imam Muslimi, nga Auf ibnu Malik të ketë thënë:”Para islamit u lexonim të sëmurëve tanë lutje të ndryshme. Një ditë i thamë Profetit a.s:”O i dërguar i Allahut! Çfarë mendon ti për këto lutje që i këndojmë të sëmurëve?” Ai na tha:”Mi tregoni këto lutje!” dhe pasi i dëgjoi shtoi:”Nuk prish punë të luteni për të sëmurët, me lutje të cilat nuk përmbajnë shirk.” (Muslim, hadithi 2200)

Transmetohet nga Xhabiri se:”I dërguari i Allahut a.s na pati ndaluar të këndojmë lutje (rukje).” Familja e Amr ibnu Hazm i thanë:”O i dërguar i Allahut! A mund ta lusim Zotin në rast pickimi akrepi?” Ai ua ktheu:”Mi tregoni fjalët me të cilat e lusni!” dhe pasi i dëgjoi u tha:”Nuk prish punë! Kushdo që mund ti bëjë dobi vëllait të tij, le ta bëjë!” (Muslim, 2199)

Thotë El-hafidh:”Disa njerëz janë mbështetur tek hadithet e përgjithshme rreth kësaj meseleje, e për rrjedhojë kanë lejuar çdo formulë lutjesh e cila ka dhënë efekte pozitive, edhe pse mund të jetë e pakuptimtë. Por hadithi i Auf, tregon se lutjet që përmbajnë shirk, janë të ndaluara.” (Fet’hul Bari, 10/195-196)

Ligjshmëria e rukjes (këndimi i të sëmurit) është vërtetuar në traditën profetike, si me fjalët, veprat dhe miratimin e Profetit a.s. Vetë i dërguari i Zotit a.s u këndonte shokëve të tij të sëmurë lutje. Madje, Profetit a.s i ka kënduar lutje Xhibrili a.s. Profeti a.s i urdhëronte disa shokë të tij dhe ua sugjeronte familjarëve dhe të afërmve të tij.

Transmeton Aisheja, se i dërguari i Zotit a.s, kur dikush ankohej nga një plagë, vendoste gishtin përtokë dhe duke e ngritur citonte:”Me emrin e Zotit. Dheu i tokës tonë, i përzier me sekrecionet (e gojës) që shëron të sëmurin tonë, me lejen e Zotit tonë.” (Buhari dhe Muslim)

Kuptimi i hadithit, është që Profeti a.s e lagte gishtin e tij tregues me sekrecionet e gojës, mandej me të prekte tokën. Me dheun që i ngjitej për gishti, ai fërkonte vendin e dhimbjes. Fjalët e mësipërme i thoshte dhe gjatë fërkimit.

Tregon po Aisheja, se kur Profeti a.s ankohej nga ndonjë dhimbje, vinte Xhibrili a.s dhe i këndonte lutje. (Muslim, hadithi 2185)

Transmeton Ebu Seid:”Një herë, Profetit a.s i erdhi Xhibrili a.s i cili e pyeti:”O Muhamed! A vuan nga ndonjë dhimbje!” Profeti a.s iu përgjigj:”Po.” Pasaj Xhibrili a.s i tha:”Me emrin e Zotit të këndoj, që të mbrojë nga çdo gjë që të lëndon, nga e liga e çdo shpirti dhe syri i ziliqarit. Zoti të shëroftë! Me emrin e Zotit të këndoj!” (Muslim, 2186)

Tregon Aisheja se sa herë që Profeti a.s kishte ndonjë dhimbje, i këndonte vetes suret Felek dhe Nas. Gjatë leximit, ai frynte gjymtyrët e trupit. Kur u sëmur para vdekjes, isha unë ajo që ia lexoja këto sure duke i fryrë dhe duke e përkëdhelur me dorë.” (Buhari dhe Muslim, 1415)

Po Aisheja thotë se i dërguari i Zotit a.s e urdhëronte ti lexojë vetes për tu mbrojtur nga syri i keq. (Muslimi dhe Buhari, 1418)

Transmeton Xhabir se Profeti a.s e pyeti një ditë Esma bint Amis:”Ç’ne që fiziku i bijve të xhaxhait tim (fëmijët e Xhaferit) është i ligsht?”

Ajo u përgjigj:”Nuk kanë gjë, por i kap syri i keq shumë shpejt.” Profeti a.s i tha:”Këndoju diçka!” (Muslim, 2198)

Një herë, njëri nga shokët e tij i pati lexuar Fatihanë një kryetari fisi arab, pasi ishte kafshuar nga një gjarpër. Pasi ishte shëruar, ai u kishte dhënë një tufë dele si dhuratë, por personi në fjalë i kishte refuzuar, derisa të pyesë Profetin a.s. Ai i tha Profetit a.s:”Pasha Zotin, nuk i kam kënduar gjë tjetër përveç Fatihasë.” Profeti a.s i tha:”Merre dhuratën dhe më jep diçka dhe mua!” (Buhari dhe Muslim, 1420)

           

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/05/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
3:153:455:1212:4416:4020:0421:48

Thënia e ditës

Duke lexuar autorët

që shkruajnë mirë,

mësohesh të flasësh mirë.

Volter

Video e re

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!