By: Dr Muhamed Amare

Toleranca e Islamit


Askush nuk e mohon se historia e islamit përmban dhe pushtetarë zullumqarë, se zullumet e këtyre kanë përfshirë edhe maxhorancën myslimane, ashtu siç ka përfshirë dhe pakicat joislame.

Megjithatë, kjo histori është dëshmitare e korrigjimit të gabimeve dhe zullumeve, sidomos të atyre që janë ushtruar ndaj shtresës jomyslimane, gjë e cila i bënte persekutimet ndaj tyre, si diçka aksidentale dhe të shkurtër në kohë.

Tomas Arnold, në librin e tij “Ftesa në islam”, ka sjellë një sërë shembujsh dhe ngjarjesh lidhur me të vërtetat historike të rëndësishme.

Dijetari dhe filozofi me origjinë hebraike, Musa ibnu Mejmun, ose siç njihet në perëndim Maimonides (1135-1204) u hoq sikur ka pranuar islamin në kohën kur sundonte dinastia Almohade në Marok. Këtë, ai e bëri për ti shpëtuar fanatizmit të tyre fetar. Me të emigruar për në Egjipt, ku sundonte dinastia Ejubite, ai deklaroi se ishte hebre dhe jo mysliman. Në mbrojtje të tij u vu kadiu më i madh i Egjiptit, Elkadi Elfadil, i cili e hodhi poshtë akuzën e apostazisë, pasi Maimonides nuk ishte konvertuar në mysliman me bindje dhe vullnet të lirë.

Sulltani mongol Gazman (1295-1304), kur u zbulua se budistët që ishin konvertuar në myslimanë në ditët e para të pushtetit të tij, e ruanin akoma besimin e tyre, i lejoi që të ktheheshin sërish në fenë e tyre nëse dëshirojnë.

Baroni Taverniar, një udhëtar francez (1605-1689), tregon një histori të ngjashme me disa hebrenj nga Asfehani, të cilët u konvertuan në islam me dhunë dhe me hile. Mbreti i dinastisë Safevite, shah Abasi II, i lejoi të ktheheshin sërish në fenë e tyre të vjetër dhe të jetojnë në mesin e myslimanëve në paqe dhe të sigurt.

Në kohën e kalifit fatimi, Elhakim bi emrilah (996-1020) u ndërmor një represion ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, por kjo nuk zgjati vetëm se disa ditë. Mandej, atyre iu lejuan të gjithë të drejtat dhe iu rikthyen objektet e kultit. Por, represioni i tij ndaj sunitëve vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij në pushtet.

Tomas Arnol sjell një sërë ngjarjesh historike të cilat dëshmojnë se Kajro, gjatë historisë islame ishte vatra e tolerancës dhe se tensionet e persekutimi fetar, i ngjanin reve të verës që sa shpejt shfaqen, po aq shpejt edhe zhduken nga qielli i tolerancës islame.

Vetë Arnold dëshmon se islami ishte garantuesi dhe mbrojtësi i vlerës së tolerancës, ishte faktori kryesor që ndalonte persekutimin e ithtarëve të feve të tjera. Ai thotë:”Ishte krejt e lehtë për çdo pushtetar mysliman të fuqishëm, që ti persekutojë, madje çrrënjosë një herë e mirë rajat e krishterë dhe ti dëbojë nga territoret islame, ashtu siç bënë spanjollët me myslimanët dhe anglezët me hebrenjtë përgjatë katër shekujve. Sulltani osman Selimi i parë dhe shumë sulltanë të tjerë, e kishin krejt të lehtë që këtë ide barbare ta zbatonte ndaj rajave të krishtere.. Ishin ulematë myslimanë, me në krye shejhul islam, ata që e penguan sulltanin për ta vënë në zbatim këtë ide. Juristët myslimanë e bënin këtë, pasi e shihnin veten si përfaqësues të sheriatit dhe tolerancës islame.”

Ndërkohë, në Gjermaninë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, funksiononte parimi “Çdo rajon ka fenë e vet përkatëse”, pra ndalohej pluralizmi fetar.

Në mënyrë të shkurtër, kjo ishte historia e islamit dhe umetit islam, me tolerancën fetare, histori e shkruar nga dijetarët për të mësuar të paditurit.

 

Përktheu: Elmaz Fida

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:19 05:1912:5416:5020:1622:03

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook