Turqi: Komuniteti ortodoks paraqet propozimet e tij lidhur me ndryshimet kushtetuese


Krerët e fevë dhe të pakicave fetare në Turqi, për herë të parë në historinë moderne të vendit, kanë paraqitur propozimet e tyre në lidhje me kushtetutën e re, e cila pritet të miratohet vitin e ardshëm.

Në këtë kontekst, Patriarku i Kishës Ortodokse në Stamboll, theksoi se ftesa për të marrë pjesë në Komision, për të dhënë mendimet dhe propozimet e tyre rreth kushtetutës së re, është hap historik i paprecedent. Ai tha se institucioni që përfaqëson dorëzoi një draft me 18 faqe, i cili përmban kërkesat e tyre, si përfaqësues të një minoriteti në Turqi.

Patriku Bartolomeo, vuri në dukje se si pakicë, janë përndjekur dhe kanë vuajtur gjatë periudhave të mëparshme, duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Por – sipas tij – që sot, situata ka ndryshuar në një masë të madhe, pasi po përjetojmë lindjen e Turqisë moderne dhe bashkëkohore”

Ai tha se rihapja e fakultetit teologjik për përgatitjen e murgjërve, pjesë e Patriarkanës ekumenike të Stambollit, është në krye të listës së kërkesave të tyre drejtuar autoritetit ekzekutiv në vend. Ai shtoi se:”Na janë bërë premtime të shumta nga qeveri të mëparshme lidhur me lirinë e besimit, mendimit dhe shprehjes, por asnjë premtim nuk është mbajtur. Këtë herë, ne kemi shpresë të madhe në qeverinë akutale.” /ardhmeriaonline/

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/05/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
3:153:455:1212:4416:4020:0421:48

Thënia e ditës

Duke lexuar autorët

që shkruajnë mirë,

mësohesh të flasësh mirë.

Volter

Video e re

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!