Turqia i rikthehet indentitetit të saj fetar në vendosjen e emrave për fëmijë.


Emrat “Jusuf” dhe “Zejneb” kryesojnë listën e emrave më të përdorur për fëmijë.

Kur flitet për identitetin Turk patjetër që nuk mund të imagjinohet i ndarë nga identiteti fetar islam. Ky perceptim është i ngulitur thellë në subkoshiencën e të gjithëve. Ky perceptim deri vonë ka qenë i ngulitur thellë edhe te popujt e Ballkanit saqë fjala musliman ishte e barabartë me turk dhe anasjelltas.

Mirëpo me themelimin e Republikës dhe sidomos pas grushtevete të ashpëra të juntave ushtarake në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, i qe mëshuar shumë idesë së krijimit të një identiteti turk (laik), pa fenë islame.

Sipas agjensisë së lajmeve Turk Pres emrat “Jusuf” dhe “Zejneb” kryesojnë listën e emrave për fëmijë që kanë lindur gjatë vitit 2018. Po të kthehemi disa vite më parë do të shohim se emrat me përkatësi fetare të qartë si dhe emrat me orgjinë arabe kanë qenë në fund të listës së përdorimit për fëmijët e porsalindur.

Sipas agjensisë, në vitet 20-30 ngaqë akoma ndër popull mbizotëronte kultura osmane emrat më të përdorur për djem ishin ; Halil, Sulejman, Jusuf, Umer, Abdullah, Mahmud, Salih, Kemal.

Ndërsa për femra emrat më të përdorur ishin; Sherife, Hanife, Merjem, Zehra, Hava, Hurije, Xhemile,etj.

Ndërsa për vitin 2018 sipas raportit të publikuar nga zyra e statistikave dhe drejtoria e gjendjes civile javën e kalur, emri “Zejneb” për të tretin vit radhazi mban vendin e parë si emri më i përdorur për vajza, pasohet nga Elif, Ebrar, Defne, Ejlyl, etj. Ndërsa për djemtë emri “Jusuf” mban vendin e parë dhe pasohet nga Omer, Ejmen, Miraxh, etj.

Sipas raportit të publikuar vlen për tu përmendur se vitet e fundit është shtuar trendi i përdorimit të emrave fetarë, si emrat e profetëve, sahabëve dhe emrave me domethënie fetare. Në të njëjtën kohë vlen të përmendet se fenomeni i rikthimit të përdorimit të emrave fetarë nuk është i njëjtë me fenomienin që mbretëronte në kulturën osmane ku në përgjithësi emrat ishin me rrënjë etimiologjike në gjuhën arabe.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/02/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:56 06:2912:0214:5417:2218:44

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook