Turqia vazhdon të shpërndajë ndihma për të prekurit nga përmbytjet në Shkup

Ndihmat janë dorëzuar me anë të një ceremonie të zhvilluar në qytetin e Shkupit, ku merrte pjesë edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AFAD, Hamza Taşdelen.


SHKUP (AA) - Kryesia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Turqi, (AFAD), ka shpërndarë ndihma për qytetarët të cilët u prekën nga përmbytjet e gushtit të këtij viti që shkaktuan të paktën 22 të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ndihmat janë dorëzuar me anë të një ceremonie të zhvilluar në qytetin e Shkupit. Në këtë ceremoni merrnin pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AFAD, Hamza Taşdelen, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, këshilltari për Tregtinë pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Bünyamin Kutlu, përfaqësues të shoqërisë civile në vend si dhe qytetarë të prekur nga përmbytjet.

Në një deklaratë për gazetarët, Taşdelen është shprehur se është i lumtur që shpërndan për nevojtarët ndihmat humanitare.

Duke theksuar se njeriu nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje për fatkeqësitë natyrore, Taşdelen në vijim të fjalës së tij ka thënë: "Në tema të tilla bashkëpunimi ndërkombëtar i shteteve është i nevojshëm. Në këtë kontekst ishte e rëndësishme që të qëndronim pranë vëllezërve tanë në Maqedoni përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Që në ditën e parë, institucione të rëndësishme të Turqisë si AFAD, Gjysmë Hëna e Kuqe (Kızılay), Kryebashkia e Stambollit, Kryebashkia e Bursës, etj, ishin këtu për të ndihmuar të prekurit."

Në vijim të fjalës së tij Taşdelen tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qytetarëve të Maqedonisë deri sa të mos ketë probleme me këtë fatkeqësi. Ai më pas shtoi: "Ndihmat që kemi sjellë në Maqedoni kalojnë 900 mijë euro. Këto ndihma do të vazhdojnë. Sot AFAD-i do të shpërndajë pajisje elektroshtëpiake për të prekurit nga përmbytjet."

Taşdelen në fjalën e tij tha gjithashtu se Turqia në mbështetjen ndërkombëtare për ndihma nuk bën dallime racore apo fetare dhe se aktivitetin e saj humanitar e ka shtrirë në të gjithë botën. Ai shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë të gjithë personave në nevojë në të gjithë botën.

Ndërsa kryetari i Komunës së Çairit Mexhiti falënderoi Turqinë dhe institucionet e saj të cilat kanë qenë që nga dita e parë që ndodhi fatkeqësia pranë qytetarëve të kësaj komune. Ai theksoi se shpreson që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të ndihmave për të prekurit nga përmbytjet e muajit gusht ku humbën jetën të paktën 22 persona, AFAD shpërndan 500 komplete kuzhine dhe 500 lavatriçe për familjet në nevojë. 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook