Turqia zbulon minerale të rralla
Turqia njofton se ka zbuluar një mineral të rrallë në tokat e saj, që mjafton për të furnizuar botën për 1000 vjet. Ky zbulim do të ndihmojë në teknologjinë e makinave elektrike dhe do të ndihmojë prodhuesit ndërkombëtarë në prodhimin e baterive.
Ministria e energjisë dhe minierave e Turqisë, njofton se ka zbuluar mbi 694 milion ton të këtyre mineraleve, në kërkimet që kanë bërë në Rajonin e Eskishehir. Zbulimet tregojnë për 17 – të lloje të mineraleve të rralla dhe bazike. Ndërmjet tyre Sirium, Lithium, Neodimium dhe Samarium. Materiale që konsiderohen si e ardhmja e teknologjisë.
Ato gjithashtu përdoren edhe për disa pajisje inteligjente dhe armatime ushtarake.
Ankara deklaron se Turqia posedon rezervat e dyta me të mëdha në botë me këto minerale.
Erdoğan shprehet se: Synojmë të përpunojmë 570 – të mijë ton lëndë të parë në vit, kur te kemi ndërtuar teknologjinë e nevojshme të përpunimit.
Bateritë e makinave elektrike kanë nevojë për disa materiale që të prodhohen. Disa prej tyre konsiderohen elementë të rrallë në planet. Deri tani Kina e furnizon botën me këto minerale në masën 80-90%.
Për BE, këto furnizime kineze, u ngritën në 98 % vitin e shkuar. Sidomos pas deklaratave të Britanisë dhe USA, se do të bazohen vetëm në makinat elektrike, në periudhën e afërt. Duke ndaluar përfundimisht qarkullimin e makinave me naftë ose benzinë në vitin 2045.
Revista “TIMES” deklaron se zbulimi I Turqisë do të zgjidhë probleme shumë të mëdha për botën. "Nuk mund të themi se zbulimi I Turqisë do të jetë shpëtimi për ekonominë europiane. Por ai do të zgjidhë shumë probleme në të, tha Rian Castilo, një analist I fushës së teknologjisë europiane.
Gjithsesi specialistët turq, vazhdojnë t’i mbajnë të rezervuara shumë detaje në lidhje me këtë zbulim.
Ndërkohë që përpunimi i këtyre mineraleve kërkon infrastrukturë shumë efikase për përpunimin e lëndës së parë. Pasi pastërtia e këtyre mineraleve në natyrë është rreth 2%.
Sipas specialistëve, sasia e rezervave do ti mjaftojë botës për 50 vitet e ardhshme.
Sigurisht Kina nuk e ka mirëpritur këtë zbulim të Turqisë. Ajo ka deklaruar se këto rezerva nuk do ndikojnë në uljen e pozicionit ekonomik të Kinës në botë.
Përktheu: Eduart Thartori
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.