UNICEF kërkon ndalimin e persekutimit të muslimanëve dhe mbrojtjen e fëmijëve në Mianmar.


Kryetarja e Fondit OKB-së për Fëmijë (UNICEF), Henrietta Fore, i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Arakanit të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, me qëllim për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Arakanit. Ky lajm u bë i ditur dhe u transmetua nga Anadolu Agency .

Fore, në një takim të nivelit të lartë me autoritetet në kryeqytetin e Mianmarit, Nepxhidou, ka kërkuar që të respektohen të drejtat e pakicave dhe sidomos të fëmijëve që kanë qenë objekt i sulmeve dhe persekutimeve atje.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se ndihma humanitare duhet t'u ofrohet të gjitha rajoneve të vendit dhe duhet të sigurohet kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, pastrim, arsim dhe mbrojtje për çdo fëmijë, në mënyrë që Mianmari të arrijë paqe dhe stabilitet. Ajo gjithashtu theksoi se "Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të shëruar këtë dëm të madh duke investuar në secilin fëmijë pa bërë dallime, pavarsisht se cili është prindi i tij dhe pavarsisht se ku jeton ai", po ashtu ajo theksoi se "Kjo kërkon zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Arakanit nën udhëheqjen e Kofi Annanit në krahinën Arakan".

Ajo dënoi dhunën e ndërmarrë nga ushtria e Mianmarit ndaj pakicave fetare atje sidomos në zonat  Arakan, Kachin dhe Shan.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës dhe shpërngulen me dhunë e humbin shansin që të jenë mjekë, inxhinierë apo mësues dhe që të japing kontributin e tyre në shoqëri.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB-së), që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si "spastrim etnik" ose "gjenocid".

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:22 05:2112:5416:5020:1522:00

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook