Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për dhënien fund krizës në Sudan.


Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ndjek me vëmendje ngjarjet në Sudan dhe  përcjellë shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit atje dhe u bën thirrje të dy palëve për vetëpërmbajtje dhe dhënien fund dhunës.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Dr. Ali al-Karadagi, bëri thirrje për formimin e një këshilli të përbashkët ndërmjet qeverisë dhe protestuesve që do të punonte aktivisht në kërkim të një zgjidhjeje për krizën që ka përfshirë vendin.

Dr. Ali el-Karadagi nëpërmjet llogarisë së tij në Twiter u shpreh “ Na bën të ndihemi keq kur shohim se çfarë ndodh në Sudan. U bëjmë thirrje dhe u kujtojmë të dy palëve si autoriteteve qeveritare ashtu edhe protestuesve që të ruhet shenjtëria e jetës, pasurisë dhe rendit publik. U bëjmë thirrje të dy palëve që të gjejnë mjete paqësore për dhënien fund të krizës në vend”.

Në disa provinca të Sudanit, përfshirë kryeqytetin Khartoum, që nga 19 dhjetori 2018, qytetarët po protestojnë për shkak të standardit të ulët të jetesës.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

18/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:16 05:1712:5416:5020:1822:05

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook