Ura me 4 minare.


Ne qarkun e Kahramanmaraşit të Turqisë, kryetari i bashkisë Andırın,  Baki Tezcan, ka realizuar një projekt interesant të një ure. Ura është e gjatë 360 m, e lartë 100 m dhe e gjerë 2.5 m. E veçanta e kësaj ure është se këmbët e urës kanë formën e minares. Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë individëve dhe institucioneve, saqë në Angli “Oxford Global Club of Leaders” pasi e kanë analizuar i kanë dhënë çmim për “ Përsosmëria e Menaxhimit të Qytetit” si dhe “Menaxhuesi Qytetit i Vitit”. Shpërdarja e çmimeve do të bëhet në Cannes të Francës, ky do të marrë pjesë edhe kryetari Baki Tezcan.

Ura shërben më shumë si një lloj mbikalimi dhe që lidh dy lagje me njëra tjetrën. Firmat kontraktuese kanë kërkuar 5 milion lira për ta ndërtuar, për mungesë të fondeve bashkia merr vendim ta ndërtojë me mundësitë e veta. Ura u realizua për 6 muaj dhe është përdorur 20 ton hekur dhe 30 ton derrasë për ta shtruar. Ura ka bërë jehonë në mediat sociale dhe është inaguruar në muajin Korrik të këtij viti.

“ Ura ka tërhequr vëmendjen e shumë personave dhe mediave sociale si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në Angli nga ana e “Oxford Global Club of Leaders” në Cannes të Francës do të më jepet një çmim me dt 5-6 Nëntor, ku shpresoj të jem i pranishëm për ta tërhequr” është shprehur kryetari i bashkisë Tezcan.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook