By: Shejh Muhamed Gazali

"Ushtria që nuk mposhtet" gënjeshtër që e fakton historia!


Përpjekje të mëdha bëhen fshehurazi dhe haptazi për të ngulitur në mendje se ushtari izraelit është trim dhe se ushtria izraelite siç pretendojnë mitizuesit, është forcë që nuk mposhtet.

I kam ndjekur dhe lexuar këto thashetheme të cilat i thonë dhe i shpërndajnë në lindje dhe perëndim organizma të ndryshëm, po ashtu kam dëgjuar deklaratat e disa politikanëve dhe komentet e disa vëzhguesve dhe kam konstatuar se të gjithë këta i bashkon gënjeshtra dhe se duan të bindin arabët dhe muslimanët se po luftojnë në një betejë të dështuar.
Përse?!

Sepse çifutët në histori si në kohën e lashtë, në mesjetë dhe në kohën moderne kanë qenë burra të flijimit dhe telasheve dhe se fitoret e tyre në betejat që kanë marrë pjesë në lindje dhe në perëndim kanë arritur horizontet!!
Kërkohet nga arabët dhe muslimanët që ta besojnë këtë shpifje dhe të pranojnë diçka që nuk është e vërtetë!! Kërkohet prej tyre të pranojnë shtetin e izraelit në tokat e tyre dhe të besojnë se populli që hidhëroi Zotin dhe që Zoti u hidhërua me të, e që caktoi për të poshtrimin dhe dhimbjen, është popull trim i pamposhtur, çelik i pa thyeshëm!!

Që prej shtatë shekujsh e gjysëm kanë filluar këto thashetheme nga tatarët të cilët bastisën botën islame, rrëzuan hilafetin Abasit, shkatërruan qytetet dhe fshatrat dhe u ngulit në zemrat e njerëzve se ushtria tatare nuk mposhtet. Thashethemet kanë pushtet mbi masën dhe ndoshta zënë vend tek ata qe i kanë zemrat e dobta, e kjo u shfaq kur tatarët u takuan me muslimanët në "Ajnu Xhalut"!
Frika nga "ushtria që nuk mposhtet" kishte kapluar shpirtrat dhe kjo frikë e cila ishte armë vrasëse do mjaftonte të shuante ushtrinë islame nëse nuk do të ishte britma e jashtëzakonshme e cila erdhi si rrufe mbi kokat e njerëzve, britma e komandantit triumfator "Kutuz": "Ah Islam ah..." në këtë moment bindja filloi të gjallerojë kraharorët dhe entuziazmi të ndezë shpirtrat dhe nga mesi i muslimanëve filloi të dalë tufani që kërkonte ahiretin dhe që shkatërronte gjithçka që i dilte përpara, e kështu kjo ishte thjesht një fazë që e pasuan të tjera derisa tatarët perfunduan të vrarë ose të arratisur. Kështu u shkërrmoq historia e ushtrisë që nuk mposhtet dhe kështu me ditë prezenca tatare filloi të tkurret derisa u shua përjetësisht.

Sot, historia përsërit veteveten dhe përpjekjet vazhdojnë për të na bërë të ndjejmë se çifutet sot, janë tatarët e djeshëm të cilët bënë gjakderdhje, shkatërruan dhe se askush nuk i ndaloi!!
Realiteti tregon se çifutët nuk kanë kaq trimëri dhe burrëri për të arritur këtë stad dhe se planet e fuqive të mëdha janë ato që duan të faktojnë këtë mit dhe sa herë ata dështojnë, këto fuqi ndërhyjnë për t'i ndihmuar, e kështu vazhdojnë të qëndrojnë fantazma të frikshme në zonën që ju ka sjellë katastrofa. Ata janë një fantazëm e tmerrshme në errësirat e mashtrimit dhe në mjegullnajën e kaosit që ka mbuluar hapësirat!!

Elementi unik dhe efektiv në mbështetjen e muslimanëve është pozicionimi ndaj fesë së tyre dhe jo pozicionimi i të tjerëve ndaj tyre, ky është elementi qe nuk mund ta cënojnë thashethemet mashtruese dhe as faktet e ditura!!
Muslimanët e kanë humbur këtë element nga fundi i hilafetit Abasit të cilin e shkatërroi luksi dhe qejfet e kësaj bote, kjo bëri që armiqtë të kenë pushtet mbi ta dhe t'i coptojnë si mos më keq. Ndasitë e brendshme po shkatërronin strukturën e madhe të hilafetit ashtu siç shkurret e vogla që ndodhen rreth rrënjëve të trungut të madh pengojnë zhvillimin e tij, madje i marrin dhe jetën!! Shumë mbretër imponuan urdhrat e tyre mbi hilafetin duke e bërë një strukturë pa shpirt derisa arritën që me veprimet e tyre të dëmtohet e gjithë Bota Islame!

Ibn Kethir permend në enciklopedinë e tij historike "El-bidaje we en-nihaje" se si një nga mbretërit muslimanë të asaj kohe provokoi Xhingis Hanin duke keqtrajtuar disa individë nga populli i tij, ky ishte shkaku që nxiti tatarët nën drejtimin e Xhingis Hanit të merrnin hak, kështu ndodhi katastrofa me Islamin dhe muslimanët.
Pas kësaj tatarët hynë në Islam, por unë mendoj se nëse do të kishte nga ata që do ua paraqesnin Islamin përpara sulmeve të tyre shkatërrimtare, do ta pranonin dhe do ishin të sinqertë në të. A nuk ka ardhur koha që të ketë ftues të ndërgjegjshëm dhe të sinqertë për t'i ndergjegjësuar muslimanët të kthehen nga Allahu dhe nga ahireti i tyre?!

Në të shkuarën e kemi paguar çmimin por me sa duket tani po e paguajmë edhe njëherë tjetër, vallë a po meditojmë thënien e Allahut: "A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse deshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat)". {100,Araf}.

Lidhja me Allahun dhe kujdesi për të fituar kënaqësinë e Tij është motivi i vetëm që duhet të luftojmë dhe që na orienton për tek fitorja. Përplasja mes arabëve dhe çifutëve në të shkuarën bën pjesë në këtë ajet: "Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm ju, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihmuar." {111, Ali Imran}.
Allahu ua ka bërë haram të prerë fitoren në çdo luftë që kanë marrë pjesë në të shkuarën dhe pastaj ka shpjeguar të ardhmen e tyre përpara se të ndodh kijameti, teksa sqaron se ata të vetëm kurrë nuk do të kenë sundim, ata ose do të kthehen në rrugë të Allahut dhe do të heqin dorë nga ajo çfarë po bëjnë ose do t'i keqpërdorin disa njerëz për të shkatërruar dhe dëmtuar: "Atyre (çifutëve) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapën për litarin (fenë) e Allahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve)..". {112, Ali Imran}.
Sa për litarin e Allahut, ai është i këputur, ka mbetur litari tjetër..e për të nuk dua të flas, sepse është e mërzitshme!!


Përktheu: Indrit  Lita

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

16/09/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4106:1512:4316:1218:5920:22

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook