Vendet ku vishet Ihrami per Haxh


Abdullah ibnu Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Profeti (a.s) përcaktoi Dhul Hulejfen për banorët e Medinës, El Xhuhfen për banorët e Shamit, Karnul Menazil për banorët e Nexhdit dhe Jelemlemin për banorët e Jemenit. Pastaj ai (a.s) tha: Këto vende të përcaktuara janë për banorët e vendeve respektive. Ai i cili dëshiron të kryejë Haxhin apo Umren, por që nuk është prej banorëve të këtyre vendeve, atëherë duhet të bëjë nijetin (për Haxh ose Umre) tek vendpërcaktimi ku është. Ndërsa ai i cili është banor i një vendi, që është më afër Mekes sesa vendbanimeve të  përcaktuara, atëherë e bën nijetin (për Haxh ose Umre) aty ku fillon udhëtimin. Sakaq për banorët e Mekes vendpërcaktimi i tyre është Meka”.[1]

Kuptimi i disa termave:

Përcaktoi: këto vende i përcaktoi në Haxhin e Lamtumirës

Dhul Hulejfe: Një vend i njohur që ndodhet ndërmjet Mekes dhe Medines. Ky vend është shumë më afër Medines. Ai është rreth 13 kilometra larg nga xhamia e profetit (a.s) dhe më tepër se 400 kilometra nga Meka. Në ditët e sotme ai njihet me emrin “Abaru Alij” Ky është vendpërcaktimi më i largët nga Meka.

Shami: Emër krahine që përfshin katër shtete: Jordaninë, Sirinë, Libanin dhe Palestinën.

El Xhuhfe: Ndodhet rreth 180 km larg Mekes. Ndryshe quhet edhe “El mekabir” prandaj për këtë arsye njerëzit veshin rrobën e Ihramit në vendin e quajtur “Rabig”

Nexhd: Emër krahine në Arabinë Saudite, në një lartësi nga 700 deri në 1500 metra mbi nivelin e detit.

Karnul Menazil: është në veri të qytetit të Taifit, rreth 55 km nga Taifi dhe 75km nga Meka. Ky është vendpërcaktimi më i afërt nga Meka. Në ditët e sotme quhet “Es Sejlul Kebir”

Jelemlem: është në Jug të Mekes rreth 95 km larg saj. Në ditët e sotme njihet me emrin “Es Sa’dije”

 

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Qabja e madhëruar zë një pozitë të lartë në mesin e myslimanëve. Pikërisht, për këtë arsye përpara se haxhiu të hyjë në Qabe, janë përcaktuar disa vende. Ai i cili dëshiron të kryejë Haxhin apo Umren, nuk mund t’i kalojë këto vende pa veshur rrobën e Ihramit.

Është mëshirë prej Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij, që ka përcaktuar vende të ndryshme, duke ia bërë atyre sa më të lehtë dhe duke ia larguar vështirësinë.

Në këtë hadith, Abdullah ibnu Abasi na lajmëron, se profeti (a.s) ka përcaktuar vendpërcaktime për banorët e çdo vendi të cilët hyjnë në Meke dhe dëshirojnë të kryejnë Haxhin apo Umren. Këto vendpërcaktime janë pesë, katër janë përdorur në këtë hadith ndërsa një tjetër është përcaktuar në kohën e Umerit (r.a) Këto vendpërcaktime janë:

1 – Dhul Hulejfe: që është për banorët e Medines

2 – El Xhuhfe: që është për banorët e Shamit

3 – Karnul Menazil: që është për banorët e Nexhdit

4 – Jelemlem: që është për banorët e Jemenit

5 – Dhatu Irkin: që është për banorët e Irakut

Duke qenë se një pjesë e madhe e haxhinjve zbresin në aeroportin e qytetit të Xhides, disa juristë myslimanë kanë thënë, se qyteti i Xhides konsiderohet si një vendpërcaktim i gjashtë. Por një mendim i tillë është gabim sepse:

- Nuk ka asnjë argument rreth kësaj fetvaje, qoftë nga Kurani qoftë nga Tradita Profetike.

- Duke qenë se ai i cili udhëton me aeroplan apo me anije, i kalon vendpërcaktimet e përcaktuara nga profeti (a.s) dhe ai nuk e ka veshur rrobën e Ihramit, rrjedhimisht ai nuk ka plotësuar një prej kushteve themelore dhe si pasojë kjo është e papranueshme.

Përcaktimi i këtyre vendeve konsiderohet prej argumenteve të profetësisë, sepse në kohën e përcaktimit këto vende akoma nuk ishin islame. Vendpërcaktimi i tyre nga ana e profetit (a.s) tregon, se banorët e këtyre vendeve do të hyjnë në fenë e Allahut dhe jo vetëm kaq, por ata do të kryejnë ritualin e Haxhit apo të Umres.

Feja Islame është një fe mjaft e lehtë. Ashtu siç lehtësimi i kësaj feje manifestohet në të gjithë rregullat dhe dispozitat fetare, po ashtu lehtësimi vërehet edhe në këtë hadith profetik, që flet për vendpërcaktimet.

Lehtësimi i Parë: Feja nuk ka përcaktuar vetëm një vend, sepse kjo do të ishte shumë e vështirë për myslimanët, të cilët duhet të kryejnë Haxhin apo Umren dhe do të ishin të detyruar që të vishnin rrobën e Ihramit vetëm në një vend. Feja ka përcaktuar një vend për banorët e çdo vendi. Ky vend është rrugës nga kalojnë këta banorë.

Lehtësimi i Dytë: Nëse ndodh që dikush i cili dëshiron të kryejë Haxhin apo Umren e vesh rrobën e Ihramit në një prej këtyre vendpërcaktimeve, ndërkohë që ai i përket një vendpërcaktimi tjetër, atëherë ai nuk detyrohet që të shkojë dhe të veshë rrobën e Ihramit në vendpërcaktimin e tij, por mjafton që të veshë rrobën e Ihramit nga vendpërcaktimi nga ku hyn edhe nëse nuk është vendpërcaktimi i vendit të tij.

Lehtësimi i Tretë: Ai i cili banon më pranë Mekes sesa këtyre vendpërcaktimeve, e vesh rrobën e Ihramit në vendin ku është dhe nuk e ka për detyrë që të shkojë deri tek vendpërcaktimi më i afërt. Madje ai që është banor i Mekes e vesh rrobën e ihramit në Meke.

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1 – Sqarimi me imtësi i vendpërcaktimeve për atë të cilin dëshiron të kryejë Haxhin apo Umren.

2 – Ai i cili nuk dëshiron të kryejë Haxhin apo Umren, nuk e ka për detyrë që të veshë Ihramin në këto vendpërcaktime.

3 – Vlera e Mekes, Qabes dhe ritualit të Haxhit, sepse haxhiu nuk mund t’i kalojë vendpërcaktimet pa marrë gusul (pa qenë i pastër) dhe pa veshur rrobën e Ihramit.

4 – Rregullat dhe dispozitat fetare janë të lehta.

5 – Bujaria dhe Mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij që manifestohet në vendpërcaktimet e ndryshme.

           


[1] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook