Vetitë kuruese të Hurmës


Është frut i stinës dhe gjendet lehtë ndaj mos e kurseni. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. 
Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. 
Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. 
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzanë ajo ndihmon ne lindje normale dhe të kollajshme. 
Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin. 
(d.b/BalkanWeb)

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/12/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:17 06:5711:4514:0016:2017:50

Urtësi

“...Dije biri im se ditët

i numërojnë orët,

ndërsa orët i numërojnë

frymëmarrjet.

Shpirti është si hambari.

Prandaj kujdesu që ai të mos humbë

dhe të mos mbledhë asgjë tjetër

përveç veprave të mira,

sepse në të kundërt në Ditën e Gjykimit

do të vish me hambar të zbrazët,

i penduar thellë”.

Abdurrahman ibn Xheuzi

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook