By: Prof. Dr. Xhemal abdu Setar

Viktimizimi nuk mjafton!


Nuk mjafton të jesh viktimë për të patur sukses, si dhe nuk mjafton të jesh viktimë për të fituar. Madje shkatërrimi i të padrejtëve nuk do të thotë sundim të viktimave.

Faraoni u bë arrogant dhe kryeneç, madje bëri dhe shkatërrime në tokë me mendjemadhësinë e tij. Ai shkatërroi të mbjellat dhe vrau trashëgimtarët. Ndoqi të gjithë rrugët e tiranisë derisa njerëzit u bënë servilë të tij dhe iu nënshtruan. Sipas tij, ai duhej që patjetër të ishte Zot! Madje e deklaroi këtë për shkak të dobësisë dhe nënshtrimit të popullit të tij ( Unë jam Zoti juaj më i Larti)!!

Profeti Musa a.s nuk kishte forcë dhe mundësi për t’i dhënë fund tiranisë dhe padrejtësive të Faraonit, e për këtë iu drejtua Zotit me lutjen:"Zoti ynë, Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës Tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojne dënimin e idhët". {Junus 88}

E Zoti iu përgjigj lutjes së Profetit Musa a.s: “Tha, i jam përgjigjur lutjes tuaj”; edhe pse përgjigjia e kësaj lutje u realizua pas 40 vitesh siç e përmendin komentuesit e Kur’anit.

Por me përgjigjien e lutjes ishte një obligim edhe më i rëndësishëm për ta, ku Zoti i urdhëroi që të bëjnë detyrën e tyre sepse kështu do të arrinte dhe fitorja, pasi pa bërë detyrën nuk do të bënte dobi shkatërimi i tiranëve.

Dhe jini të qëndrueshëm e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dijnë..

Detyra e reformatorëve dhe rregulluesve është qëndrimi në atë që i ka urdhëruar Zoti dhe jo momenti se kur do vijë fitorja, e as koha e ndryshimit, e as casti i clirimit pasi të gjitha këto jane në dijen e Zotit. Detyra e reformatorit dhe rregulluesit është të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat legjitimë për të rimëkëmbur umetin dhe s’duhet vetëm të pres se kur do të shkatërrohen tiranët.

Nuk mjafton te jesh viktimë që të kesh sukses apo të fitosh. Madje shkatërrimi i të padrejtëve nuk do të thotë se do të zotërojnë ata që iu është bërë padrejtësi.

Zoti e shkatërroi Faraonin dhe ushtrinë e tij, ku me këtë shkatërrim ra dhe e tërë struktura dhe pushteti i tiranisë, por ky shkatërrim nuk bëri që të sundojnë benu israilët dhe profeti Musa a.s deri në momentin që përgatitja e tyre u plotësua , zemrat e tyre u rregulluan dhe deri kur ata shfrytëzuan të gjithë mekanizmat e fitores dhe sundimit.

Pasi panë me sytë e tyre mbytjen e Faraonit dhe ushtarëve te tij e ndarjen e detit për ta, në atë moment kërkuan që të kenë një Zot ashtu siç kishin dhe popujt e tjerë zotat e tyre!!  Me stolitë e tyre bënë një statujë në formë viçi dhe e adhuruan, e vazhduan në mospranimin e tyre të verbuar derisa caktoi Zoti për ta 40 vite të sillen ne toke te hutuar, e më pas të nxjerrë Zoti nga ky hutim 40 vjecar një brez që ishte përgatitur për fitore dhe posedonte të gjithë mekanizmat për të drejtuar. Ju dha Zoti mirësi, begati, pushtet dhe mençuri.

Ata të cilët rrijnë vetëm duke thëne ne na është bërë padrejtësi dhe këtë e kanë armën e tyre, ata nuk i njohin ligjet e Zotit në krijimin e Tij, madje Zoti do ti dënojë ata që neglizhojnë dhe nuk shfrytezojnë të gjithë mekanizmat legjitimë për të arritur tek fitorja, ashtu siç do denojë ata që janë të padrejtë.

 Fitorja nuk është për dështakët e as pushteti për dembelët. Fitorja është për ata që përgatiten për të dhe që japin maksimumin e energjive të tyre në realiziimin e saj.

Ndihma nga Zoti është e siguruar por ajo është e kushtëzuar me atë se çfarë japim ne  për ta merituar atë! Ligjet e Zotit nuk mëshirojnë askënd e nuk përjashtojnë askënd. Në ligjet e Zotit nuk ka as zëvedësim e as ndryshim.

Kjo është qëndresa që na ka urdhëruar Zoti. Ky është besimi i vërtetë për të cilin na ka premtuar Zoti dhe suksesin. E kush nuk bëhet pjesë e tij nuk mbetet gjë tjetër për të përpos dështimit dhe dënimit.

E për këtë arsye unë nuk jam nga mbështetësit e atyre që natë e ditë rrijnë duke folur rreth krimeve të kriminelëve e padrejtësive të të

padrejtëve pa bërë asnjë përpjekje serioze për ti dhënë fund njëherë e mirë këtyre problemeve dhe për të sakfrifikuar në ruajtjen dhe shpëtimin e umetit nga këto padrejtësi dhe dhënies fund të tiranisë.

Zoti nuk i ndihmon ata që sakrifikojnë në rrugë Tij thjesht për durimin e tyre karshi padrejtësive qe iu bëhen, jo ata i ndihmon për shkak të sakrifices dhe përpjekjes për ti dhënë fund këtyre padrejtësive e madje për të mos u kthyer më kurrë.

Të justifikohesh dhe kapesh pas idesë se të është bërë padrejtësi kjo është veprim i frikacakëve si dhe hile e të dobtëve dhe arma e idiotëve!

Nuk duhet të harrojmë se adhurimet kanë vlerë të ndryshme në kohë të ndryshme ashtu siç edhe armët kanë vlerë të ndryshme ne kohë te ndryshme.

Kush pretendon se të thuash më është bërë padrejtësi është arritje, bën propagandë për këtë, e rrinë madje duke shpjeguar dhe detajet e ngjarjeve se përse na është bërë padrejtësi etj..ku më pas mundohet të edukoj breza të tërë me dhimbjet e kësaj ndjenje mendoj se sheriatikisht duhet ti thuhet ndal pasi kjo që po bën shkatërron mendjet dhe brezat. Të tilla porpaganda duhet të ndalen pasi janë shumë te rrezikshme.

Për këtë arsye rrugëtimi për të qenë të qëndrueshëm në atë që ka urdhëruar Zoti nuk ndalet, dhe përpjekja për të ecur në këtë rrugë nuk ka fund e universaliteti për ta realizuar atë nuk mungon e bindja në rezultatet e mëdha që ka nuk lëkundet apo luhatet.

Le të meditojme pak për përgezimin e Zotit tek ata që janë të qëndrueshëm në atë që i ka urdhëruar, thotë Zoti në Kur’an: "E, s’ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin qe u premtohej. 

(U thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjeter, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. {Fusilet 30-31}

Përktheu: Indrit Lita

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook