“Vizito një xhami”. Më shumë se 250 xhami hapin dyert për vizitorët në Britani.


Në Britaninë e Madhe ka filluar një fushatë e gjërë e organizuar nga fondacionet dhe bashkësitë islame me moton “Vizito xhaminë time”. Kjo fushatë vjen si pasojë e rritjes së urrejtjes fetare dhe islamofobisë në vendet perëndimore në përgjithësi dhe në Britani në veçanti.

Ky aktivitet ka filluar që para pesë vitesh por prej fillimit të Marsit të këtij viti janë angazhur shumë xhami dhe shumë institucione shtetërore.

Vizitorët në xhami prezantohen me aktivitetet që mbahen në të si dhe ndjekin faljen e namazit në xhami. Qëllimi i kësaj fushate është që njerëzit e thjeshtë të mos bie pre e fushatave islamofobe si dhe të mos besojnë çdo gjë që përhapet rreth Islamit.

Gjatë një prononcimi mediatik Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Muslimanëve në Britani, Harun Han u shpreh se; “ Megjithë prezencën dhe angazhimin e madh të atyre që nxisin urrejte dhe ndarje në shoqërinë tonë, muslimanët sot e kanë vërtetuar se janë element bazë stabiliteti dhe krijuesit më të mëdhenj të urave të komunikimit dhe bashkëjetesës në vend”. Ai gjithashtu falenderoi të gjithë xhamitë dhe fondacione islame që morën pjesë në këtë aktivitet.

Po ashtu ai theksoi se “ Fushata vizito xhaminë time ka ardhur si reagim ndaj shtimit të islamofobisë dhe shtimit të sulmeve ndaj xhamive dhe qendrave islame në Britaninë e Madhe.

Ky aktivitet është përshëndetur nga shumë kuvende të pushteteve lokale ku janë angazhuar edhe vetë në vizitën e disa qendrave të tilla. Qendra Islame në Kingston është një nga qendrat islame që ka hapur dyert e saj për një aktivitet të tillë dhe është vizituar nga këshilli komunial. Ata janë shprehur shumë të kënaqur dhe nuk e kishin imagjinuar se në një xhami apo qendër islame mund të flitet për artin filozofinë apo shkenca të ndryshme, e aq më tepër jemi befasuar kur mësuam për kontributin e dhënë nga dijetarët musliman në përhapje e shkencave.

Kryetari i këshillit komunal të Kingstonit u shpreh “Britania është atdheu jo vetëm i rracave dhe kulturave të ndryshme por edhe i feve të ndryshme dhe i tillë do të jetë pavarësht urrejtjes dhe përçarjes që mundohen të përhapin”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/12/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:13 06:5211:4113:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook