By: Rushit Musallari

Vlera e agjërimit të Ramazanit


Muaji i Ramazanit është zotëria i muajve të vitit. Në këtë muaj të begatë ka filluar zbritja e Librit të Allahut, Kuranit fisnik. Allahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e zë këtë muaj, le të agjërojë”. [Bekare: 185] Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar edhe atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat”. [Bekare: 183]

1- Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet.([1])

2- Ebu Hurejrah (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ummetit (popullit) tim i janë dhuruar pesë gjëra në muajin e Ramazanit, që nuk iu janë dhënë popujve të tjerë:

- Allahu i Lartësuar i shikon ata që kanë agjëruar në natën e parë të Ramazanit dhe Allahu nuk e dënon atë që e shikon.

- Kundërmimi (era e gojës) i agjëruesit tek Allahu është më e mirë, sesa era e parfumit më të mirë.

- Engjëjt luten natë e ditë për agjëruesit.

- Allahu urdhëron Xhenetin, që të zbukurohet për të pritur robërit e devotshëm, që janë lodhur në këtë botë dhe duan të pushojnë në Xhenet.

- Në ditën e fundit të Ramazanit, Allahu ua fal mëkatet të gjithë atyre që kanë agjëruar”. Një nga të pranishmit pyeti: “A është ajo nata e Kadrit”? I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: Jo (nuk është nata e Kadrit), por punëtori paguhet, pasi e kryen punën siç duhet (pra agjëruesi e merr sevapin e agjërimit në fund të muajit të Ramazanit, ashtu siç e merr punëtori rrogën e tij në fund të muajit)”.([2])

3- Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Falja e pesë kohëve të namazit, Xhumaja deri në Xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan janë falje mëkatesh, nëse u je shmangur mëkateve të mëdha.([3])

4- Kab Ibn Uxhrah (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) na tha: Afrohuni afër minberit. Ne u afruam. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) kur qëndroi në shkallën e parë tha: “Amin”. Kështu tha edhe në shkallën e dytë edhe në shkallën e tretë. Kur mbaroi predikimin, i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Dëgjuam prej teje sot diçka, që nuk e kemi dëgjuar herë të tjera”. Ai (Paqja qoftë mbi të) tha: Xhibrili (Paqja qoftë mbi të) u shfaq para meje dhe më tha tre gjëra:Mallkuar qoftë ai që e arrin Ramazanin dhe nuk i falen mëkatet (pasi nuk agjëron). Unë thashë:  “Amin”. Ai tha: “Mallkuar qoftë ai, që e dëgjon emrin tënd dhe nuk të përshëndet me salavat”. Unë thashë përsëriAmin”. Xhibrili (Paqja qoftë mbi të) tha:Mallkuar qoftë ai, që i ka të dy prindërit apo njërin prej tyre gjallë dhe nuk hyn në Xhenet (nëpërmjet bamirësisë ndaj tyre)”. Unë thashë: “Amin.([4])

5- Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit dhe të mëshirës, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe djajtë (shejtanët) lidhen me zinxhirë.([5])

6- Ubadeh ibn Samit (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Ju erdhi Ramazani, muaji i shpresës dhe mëshirës, muaji i faljeve të mëkateve dhe pranimit të lutjes. Allahu shikon garimin mes jush për punë të mira, prandaj tregojini Allahut vetëm të mirën. Fatkeq është ai, i cili nuk përfiton nga mëshira e Allahut në këtë muaj.([6])

7- Ebu Umameh (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Për çdo Iftar, Allahu fal dhe liron nga Zjarri (robërit e Tij)”.([7])

8- Abdullah ibn Mesudi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kur vjen dita e parë e Ramazanit, hapen të gjitha dyert e Xhenetit dhe asnjëra prej tyre nuk mbyllet gjatë gjithë muajit, mbyllen të gjitha dyert e Xhehenemit dhe asnjëra prej tyre nuk hapet. Xhindët kryeneçë lidhen me zinxhirë. Çdo natë, një thirrës thërret nga qielli deri në mëngjes:O kërkues i së mirës! Fillo (agjërimin dhe punën e mirë) dhe përgozohu”. Gjithashtu ai thërret: “O vazhdues i punës së keqe! Lëre (punën e keqe) dhe hap sytë”. Allahu thotë: “A ka ndonjë që kërkon falje, që ta fal? A ka ndonjë që pendohet dhe t’ia pranoj pendimin? A ka ndonjë që lutet e t’i përgjigjem? A ka ndonjë që kërkon dhe t`i jap”? Për çdo Iftar të muajit Ramazan, Allahu fal dhe shpëton nga zjarri i Xhehenemit 60 000 robër. Në ditën e Bajramit, Allahu fal aq robër, sa ka falur gjatë gjithë muajit të Ramazanit (1 800 000)”.([8])

9- Selman el Farisi (r.a) tregon: “Në ditët e fundit të muajit Shaban, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) na tha:Ju është afruar një muaj i madh dhe i begatë. Në këtë muaj është një natë, e cila vlen më shumë sesa 1000 muaj. Ky është muaji, në të cilin Allahu ju ka bërë detyrë agjërimin dhe të pëlqyeshme (sunet) faljen e Taravive. Kush kryen një punë që është sunet (jo detyrë) në këtë muaj, shpërblehet sikur ka kryer një farz. Kush kryen një farz, shpërblehet sikur ka kryer 70 farze. Ramazani është muaji i durimit dhe durimtari do të jetë në Xhenet. Ky është muaji i mëshirës dhe shtimit të furnizimit të muslimanit. Ai që i jep të çelë iftar një agjëruesi, i falen mëkatet dhe shpëton nga zjarri i Xhehenemit. Ai shpërblehet me shpërblimin e agjëruesit pa iu pakësuar asgjë agjëruesit nga shpërblimi”. Të pranishmit i thanë: “Ne nuk kemi mundësi që t’i ushqejmë agjëruesit”. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) tha: “Allahu i Lartësuar është Mëshirues i madh, i jep shpërblim të pakrahasueshëm atij që ndihmon tjetrin, për të çelur iftarin me një kokërr hurmë, me pak ujë, apo me pak qumësht. Ky është një muaj, ku fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij falje mëkatesh dhe fundi i tij është shpëtim nga zjarri”.([9])



([1]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1901), Muslimi (759), Ebû Dâûdi (1372), Tirmidhiu (683), Nesâiu në Muxhtebâ (2202) dhe Ibn Mâxheh (1641).

([2]) - Hadith i dobët, por për pjesë të teksit ka dëshmi përforcuese. Ahmedi (2/292), Bezâri në Keshful estar (963) dhe Bejhakiu në Shuabul iman (3330). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/140) nr (4778) thotë: “E shënon Ahmedi dhe Bezâri. Në vargun e hadithit është Hisham ibn Zijad, i njohur ndryshe si Ebu Mikdami, i cili është i dobët”.

([3]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (233), Tirmidhiu (214) dhe Ahmedi (2/400).

([4]) - Hadith i vërtetë. Hâkimi (7256). Dhehebiu e vlerëson hadithin të vërtetë.

([5]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1898) dhe Muslimi (1079).

([6]) - Hadith i pranuar për shkak të dëshmive përforcuese. Taberâniu në Kebir. Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/142) nr (4783) thotë: “E shënon Taberâniu në Kebir. Në vargun e përcjellësve është Muhamed ibn Ebi Kajs, për të cilin nuk di jetëshkrim”.

([7]) - Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Ahmedi (5/256), Taberâniu në Kebir (8088) dhe Bejhakiu në Shuabul iman (3333). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/143) nr (4794) thotë: “E shënon Ahmedi dhe Taberâniu në Kebir me pëcjellës të besueshëm”.

([8]) - Hadith i pranuar – në dashtë Allahu. Bejhakiu në Shuabul iman (3334).

([9]) - Hadith i dobët. Ibn Khuzejmeh (1887) dhe Asbahani në Tergib (1766).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/09/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4106:1512:4316:1218:5920:22

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook