Vlera e ditës së Arafatit
Profeti (a.s) ka thënë: “Agjerimi i ditës së Arafatit shpresoj tek Allahu t’i shlyej mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen”[1]
Gjithashtu ai (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë që në të ,më se shumti ,Allahu liron robër nga zjarri, se sa dita e Arafatit.”[2]
Sot është dita e mundësisë së trefishtë të pranimit të lutjeve dhe ibadeteve; sot është ditë Arafati, ditë agjërimi dhe ditë e xhuma.
Profeti (a.s) ka thënë: “Duaja më e mirë është duaja e ditës së Arefatit. Duaja më e mirë që kam thënë unë dhe të gjithë profetët është: la ilahe ilallahu uahdehu la sherike lehu. Lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul li shej’in kadir."
Le të shtojmë istigfarin,,duatë ,sadakanë,leximin e Kur'anit,dhe sa më shume tekbire .
Tekbiret kanë filluar sot për namaz të sabahut deri tre ditë pas ditës së bajramit në në namazin e iqindisë (këndohen pas çdo farzi)
Allahu Ekber
Allahu Ekber
La ilahe ilAllah
Uallahu Ekber
Allahu Ekber ue lil lahil hamd!
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.