Vlora, rëndësia historike dhe vlerat kulturore.


Vlora ka qenë dhëështë një nga qytetet porte më të rëndësishme në Gadishullin e Ballkanit. Ajo përmendet nga shumë kronikanë të lashtë ( si Lukani dhe Ptolemeu) si një qyetet skelë dhe nga më të zhvilluarit në İlirinë e Jugut. Si për ta vërtetuar këtë emri i Vlorës është nga më të paktët toponime gjeografike që i kanë rezistuar kohës që nga lashtësia.

Mbetjet arkeologjike të zonës janë argumenti më i mirë i vazhdimësisë së jetës qytetare dhe asaj kulturore në mënyrë të pandërprerë. Si në breg të detit ashtu edhe në thellësi të territorit është e lehtë të vërtetohet ekzistenca e fortifikatave dhe qyteteve si Orikumi, Amantia, Olimpia, Kanina si dhe vetë Vlora që në atë kohë njihej si Aulona.

Të njëjtën rëndësi dhe strategji qyteti i Vlorës ka ruajtur edhe nën sundimin Bizantin dhe më vonë nën sundimin Sllav.

Përsa i përket kontakteve të qytetit të Vlorës me qytetërimin İslam, ato janë të hershme. Ato datojnë që nga shek. X kur në Sicili, Spanjë dhe ishujt e mesdheut po lulëzonte qytetërimi Andaluzian. Po asthu edhe më vonë kontaktet e portit të Vlorës me qytetet porte të Andaluzisë dhe Afrikës së Veriut shtohen edhe më shumë sinë aspektin tregtar ashtu edhe në atë ushtarak. Fatimitët që sundonin në Egjiptin e sotëm kryen ekspedita ushtarake në të gjithë mesdheun e asaj kohe saqë arritën të shtien në dorë edhe qytetin e Selanikut që ishte ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit të asaj kohe. Në shek. XII qyteti i Vlorës paraqitet në hartën e hartuar nga gjeografi Arab i mirënjohur i asaj kohe Al-İdrisi. [1]

Ndërsa kontaktet e Vlorës me osmanët janë në betejën e Vjosës, në vitin 1385, ku Karl Topia i kërcënuar nga Balsha sundimtari i Shkodrës i cili kërkonte të shtinte në dorë sundimet e Topiajve, i kërkon ndihmë osmanëve të cilët në atë kohë gjendeshin në Maqedoni. Sultan Murati i I i përgjigjet ftesës dhe pas mundjes së Balshës, Topiajt njohin supremacinë e osmanëve dhe shpallin vasalitetin ndaj tyre. Qyteti i Vlorës bie plotësisht në dorë të osmanëve në vitin 1417 dhe në defterin e vitit 1432 Vlora është pjesë e Vilajetit të Kaninës. [2]

Në kohën e sundimit të Mehmet Fatihut më 1466 pas ndërtimit të kalasë së Elbasanit dhe me riorganizimin administrative të Sancakut të Arvanitit, Vlora merr statusin e Sanxhakut ndërsa qyteti i Vlorës ishte qendra administrative e këtij sanxhaku.

Vlora duke qenë se ishte porti i parë Osman në Adriatik fitoi një rëndësi të madhe. Ajo ishte porta kryesore e Ballkanit në atë kohë po ashtu osmanët ndërtuan një kantier anijesh. Vlora u kthye në njëqendër të madhe tregëtare si dhe nënjë  bazë të madhe ushtarake. Sidomos nga koha e Fatihut deri në sundimin e Sulltan Sulejman Kanunit. Nga këtu në vitin 1480 Ahmet Gedik Pasha nisi sulmet për pushtimin e Otrantos po ashtu në sundimin e Suleyman Kanunit nga Porti i Vlorës niseshin fushatat detare kundër Venedikut dhe për marrjen e ishujve të mesdheut. Gjatë fushatës detare kundër Venedikut më 1537 e cila përfundoi me marrjen e ishullit të Korfuzit Sulltan Sulejman Kanuni qëndroi për një kohë të gjatë në qytetin e Vlorës.

Nën sundimin Osman pati edhe ndërhyrje për organizimin e qytetit.Në vitin 1474 u thellua grykëderdhja e lumit të Vjosës dhe u hapën kanale për tharjen e kënetave.Ndërsa në vitin 1551 u bënë ndërhyrje për tharjen e kënetës së Tërbufit.[3]

Ndërsa në aspektin social dhe atë demografik të dhënat kryesore nxirren nga Defteret e Regjistrimit (Tapu Tahrir Defterleri). Sipas këtyre deftereve në vitin 1506 Vlora përbëhej nga 665 shtëpi të krishtera, 97 shtëpi hebreje gjithësej 762 shtëpi. Sipas këtyre të dhënave në qytëtin e Vlorës në vitin 1506 jetonin afërsisht 4000 frymë.[4]Në vitin 1520 sipas regjistrimeve të këtij viti qyteti i Vlorës përbëhej nga 803 shtëpi të krishtera dhe 531 shtëpi hebreje.[5]Këto shifra po ti konvertojmë në numër popullsie në vitin 1520 në Vlorë jetonin më shumë se 6500 frymë.Sipas këtyre rregjistrimeve në këtë periudhë Vlora ishtë qyteti më i madh në trojet shqiptare për nga numri i popullsisë.Pra kemi një rritje të popullsisë më shumë se 50%.Kjo rritje e madhe e popullsise erdhi si pasoj e një stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik që mori qyteti gjë që solli edhe migrimin e popullsisë nga fshatrat malore drejt qytetit.Ndërsa rritja e numrit të familjeve hebreje erdhi si pasojë e emigrimeve të mëdha të hebrenjëve që përndiqeshin në Evropë dhe që gjetën strehim në territoret e Perandorisë Osmane.Hebrenjtë që u vendosën në Vlorë kryesisht emigronin nga Spanja dhe Portugalia.Nëse fokusohemi në rregjistrimet e kësaj periudhe në aspektin e përbërjes fetare shohim se deri në 1520 në qytetin e Vlorës nuk është rregjistruar asnjë shtëpi si muslimane.Në Kaninë kemi një presencë të vogël të familjeve muslimanë po ashtu sipas deftereve në Kalanë e Kaninës bëhet fjalë edhe për prezencën e një xhamie.

Zhvillimin më të madh Vlora e mori në kohën e sundimit të Sulejman Kanunit i cili ndërtoi një kala madhështore në formë tetëkëndore dhe me sipërfaqe gati 5 hektarë. Kalaja e Vlorës përfundoi së ndërtuari në vitin 1543 dhe u ndërtua sipas modelit të kalasë së Selanikut, po ashtu edhe kulla e kalasë ishte në të njëjtin model me kullën e bardhë të kalasë së Selanikut. Sipas rregjstrave osmanë deri në fund të shek XVI prezenca e popullsisë së islamizuar ishte në shifra të ulëta gati të papërfillshme kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet për islamizimin e dhunshëm të popullsisë.

Për zhvillimin e qytetit dhe për jetën qytetare, fetare dhe kulturoreqë zhvillohej në të pasqyrimin më të mirëna e jep udhëtori i njohur Osman Evliya Çelebi. Sipas tij Vlora në shek XVII ishte një qyetet i zhvilluar me lagje të vendosura edhe jashtë mureve të kalasë të mbuluara nga qiparisë dhe ullinj gjë që bënte që të mos e humbiste ngjyrën jeshile asnjëherë. Numri i bahçeve me limon, portokal e fruta të tjera ishin të panumërta. Po ashtu lagjet përshkruhen si të pastërta dhe në qendër të cdo lagjeje gjendej nga një xhami. Përveç xhamisë së Sulejman Kanunit që ishte e mbuluar me plumb, sipas E. Çelebiut xhamitë e tjera ishin të mbuluara me tjegulla.[6]Në pazaret e Vlorës numri i dyqaneve është i madh dhe në to shitet çdo gjë, përmend udhëtari i njohur Osman.

Përsa i përket jetës fetar në qytet sipas Çelebiut në Vlorë kishte 5 medrese dhe 3 teqe.Numri i xhamive nuk është shkruar i qartë në kopjen origjinale, por duke u nisur nga të dhënat e qyeteve të tjera të kohës dhe nga përshkrimi që i bën Çelebiu lagjeve të qytetit patjetër që edhe numri i xhamive ka qenë i lartë.

Pas reformave të tanzimati Vlora bënte pjesë në Sanxhakun e Beratit ndërsa si vilayet në Vilayetin e Janinës.Gjatë kësaj kohe Vlora përsëri është një qendër e rëndësishme fetaro kulturore. Sipas salnameve (raportet) të vilayetit tëJanines në qytetin e Vlorës në shek. XIX kishte 1 Mekteb Rruzhdi,  1 shkolle I’dadi (e mesme) dhe një shkolle për vajzat (inath I’dadi). [7]Një tregues tjetër se Vlora ka qenë një vatër e rëndësishme fetare dhe kulturore është edhe numri i shumtë i myftilerëve dhe kadilerëve që kanë shërbyer në Shtetin Osman të asaj kohe, sidomos në shek. XIX. [8]kadilerë shumë të njohur të kohës që kanë shërbyer që nga Bosnja e deri në Bagdat.

Nuk mund të harrohet edhe administrate e Shtetit Osman ku kontributi i vlonjatëve ka qenë i jashtezakonshëm, mjafton të përmendim familjen Vlora që nga Ferit Pasha kryevezir, Ismail ,Syrjae EqeremVlora nënpunës në nivele te ndryshme të administratës.Vlen të përmendet që edhe Lutfi Pasha, një nga kryevezirët më të lavdishëm të perandorisë osmaqe që ka shërbyer në kohën e Sulejman Kanunit nga Vlora ka qenë.Ai nuk njihet vetëm si kryevezir dhe burrë shteti por si edhe autorë i shumë librave në tre gjuhë, Arabisht, Persisht dhe Osmanisht. Vepra më madhështore e tij dhe qëështë object studimi edhe sot është ASAFNAME dhe TEVARIHI AL OSMAN.

Për fat të keq historia dhe tradita fetare (qytetërimi islam) i krahinës së Vlorës dhe rrethinave më gjerë janë eklipsuar nga ngarjet e shek. XX dhe njihet shumëpak. Ne jemi mësuar që Vlorën ta lidhim vetëm me momentin e shpalljes së pavarsisë por edhe zgjedhja e Vlorës në aktin e pavarsisë nuk mund të themi se ishte rastësi.

Vlora meriton të studiohet edhe më shumë, të nxirren në pah të vërtetat historike dhe tradita që ka pasur ajo krahinë mbi të cilën të ndërtohet edhe edukimi dhe formimi i brezave të ardhshëm.

 


[1]Fuat Sezgin, İslâm’da Bilim ve Teknik, Türkiye Bilimler Akademisi ve T.C. Kültür ve Turizm Bakanlığı Ortak yay., Ankara 2007

[2]İnalcık. H. -Hicri 835(Miladi 1432-1433) Tarihli “Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid” s. 33

[3]BOA. MAD. Nr. 55 ( Në këtë defter me karakter ekonomik ( Maliye Defterleri- Defteret ekonomik) shënohen të gjitha shpenzimet për kryerjen e punimeve dhe merimetimeve në qytetin e Vlorës, kënetën e Terbufit dhe lumin e Vjosës).

[4]BOA. TD. Nr. 84.

[5]BOA. TD. Nr. 99.

[6]Evliya Çelebi Seyahatnamesi ( Sejahattnameja e Evlija Çelebiut).

[7]Salnameya e Vilayetit të Janinës 1319/1901 fq. 109

[8]Albayrak. S." Son Devir Osmanlı Uleması "’; libër me shumë vëllime. Nuk është e lehtë të dallohen të gjithë dijetaret me origjine nga Vlora sepse jo të gjithë e kanë qartësuar origjinën por po të bëhen më shumë kërkime arkivore numri del shumë i lartë. Një një kërkim të thjeshtë dalin me dhjetëra që kanë shërbyer në nivele të larta se në nivele më të ulta numri është akoma më i madh. 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook