By: Doktor Jusuf Kardavi

Vrojtimi i hënës së re për konfirmimin e ardhjes së muajit të Ramazanit


Profeti (a.s) ka thënë: “Filloni agjërimin kur të shikoni hënën e re dhe po me hënën e re (të muajit) pasardhës ndërpriteni agjërimin. E nëse – për ndonjë arsye – nuk arrini ta shikoni atë, atëherë bëni llogari! E në një transmetim të ngjashëm lexojmë: “E nëse – për ndonjë arsye – nuk arrini ta shikoni atë, muajin Shaban plotësojeni 30 – të ditë.”[1]

Në këtë rast, juristi ka të drejtë të thotë: Vërtet, hadithi profetik ka sinjalizuar për qëllimin dhe ka përcaktuar mjetin.

Përsa i përket qëllimit ai është shumë i qartë në hadith:  ata (besimtarët)  duhet të agjërojnë gjithë muajin e Ramazanit duke mos lënë pa agjëruar asnjë ditë prej tij, qoftë në fillim apo përfundim të tij (muajit), apo të mos agjërojnë ndonjë ditë nga një muaj tjetër, qoftë në muajin Shaban[2] apo Sheual[3]. E gjitha kjo ndodh duke konfirmuar ardhjen apo përfundimin e muajit Ramazan me një mjet të mundshëm dhe të arritshëm për masën e gjerë të njerëzve, pa i munduar dhe pa i vënë në siklet.

Vrojtimi me shikim të lirë ka qenë një mjet i lehtë dhe i arritshëm për masën e gjerë të njerëzve në atë epokë. Prandaj edhe në hadith është specifikuar ky mjet. E nëse hadithi do t’i obligonte me një mjet tjetër si për shembull përllogaritjet astronomike – sakaq Umeti ishte analfabet që nuk dinte as shkrim as këndim – kjo do t’jua vështirsonte atyre çështjen tej mase. E Allahu do për Umetin e tij lehtësimin e jo vështirësinë. E I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë për veten e tij: “Vërtet Allahu më ka dërguar si mësues (edukator) për t’jua lehtësuar njerëzve e jo për t’jua vështirësuar atyre.”[4]

Nëse është e mundur gjetja e një mjeti tjetër më të përshtatshëm për përmbushjen e qëllimit të hadithit, me mundësi të largët gabimi, iluzioni e mashtrimi të syrit për ardhjen e muajit, e ky mjet është i kollajshëm e jo i vështirë për t’u përdorur, nuk konsiderohet si i paarritshëm (i pakapshëm) e nuk është përtej kapaciteteve të Umetit, veçanërisht pas shfaqjes së specialistëve e ekspertëve në rang (nivel) botëror në fushat e astronomisë, gjeologjisë e fizikës, e pasiqë dijenia njerëzore ka arritur deri aty sa njeriu të ngjitet në hënë, të zbresë në sipërfaqen e saj, të hulumtojë në tokën e saj si dhe të sjellë mostra nga shkëmbinjtë dhe toka e saj. Përse duhet që të fiksohemi pas mjetit[5]- që nuk është qëllim në vetvete – dhe të anashkalojmë qëllimin për të cilin hadithi fton për tek ai?!

Hadithi ka konfirmuar se ardhja e muajit është e pranuar nga konfirmimi i një personi apo dy personave të cilët pohojnë se e kanë vrojtuar hënën e re me sy të lirë, sepse ky mjet ka qenë i mundshëm dhe i përshtatshëm për standartin e Umetit. Si është e mundur që të refuzohet një mjet që nuk ka mundësi gabimi, iluzioni dhe mashtrimi. Ai është një mjet që ka arritur në gradën e sigurisë dhe vërtetësisë të plotë. Tek ky mjet,  i gjithë Umeti - nga Lindja deri në Perëndim -  mund të bazohet duke qenë të gjithë në një mendje, duke evituar mosmarrveshjen e përhershme e kontradiktore që ndodh në lidhje me fillimin e agjërimit, përfundimin e tij dhe se kur është dita e Fitër Bajramit. Mosmarrveshjet kanë arritur deri aty saqë në një hapësirë kohore prej tre ditësh ka pasë mosmarrveshje në vende të ndryshme se kur ka filluar agjërimi.[6]Realisht, kjo gjë është e palogjikshme dhe e papranueshme shkencërisht dhe fetarisht. Nuk ka dyshim se vetëm njëra prej ditëve ka qenë dita e saktë e fillimit të agjërimit, kurse të tjerat pa diskutim kanë qenë gabim.

Marrja për bazë e përllogaritjeve astronomike – që janë tepër të sakta -  në ditët e sotme është një mjet i sostifikuar për konfirmimin e hyrjes së muajve dhe duhet të pranohet si analogji prioritare[7] që do të thotë se Suneti Profetik i cili e ka bërë legjitime për ne që të përdorim një mjet të thjeshtë me probabiltet dhe mundësi gabimi – që është vrojtimi me sy të lirë – nuk është e mundur që të refuzojë një mjet me mundësi dhe probalitet gabimi zero, më të saktë dhe më të sofistikuar duke përmbushur kështu qëllimin final, larg mosmarrveshjeveve të ashpra në mesin e Umetit për përcaktimin e fillimit të agjërimit, përfundimit të tij e të përcaktimit të ditës së kurbanit e, për të bërë unifikimin e kërkuar në ritet dhe adhurimet e tij.  Ky mjet – përllogaritjet astronomike – është i lidhur me çështjet më specifike Umetit në çështjet e fesë, është i pandashëm me jetën e tij dhe me thelbin e ekzistencës së tij.

 



[1] - Muslimi (1081) dhe Buhariu (1909).

[2] - Shabani është muaji përpara muajit Ramazan. Sh.p.k.

[3] - Sheuali është muaji që vjen përpara muajit Ramazan. Sh.p.k.

[4] - Muslimi dhe të tjerë.

[5] - Që në rastin konkret është vrojtimi me sy të lirë i hënës. Sh.p.k.

[6] - Kjo ka ndodhur në Ramazanin e vitit 1409 të hixhretit. Në shtetet e Mbretërisë së Bashkuar Arabe të Saudisë, Kuvajt, Katar, Bahrejn, Tunizi e vende të tjera ditën e Enjte më 6 prill 1989 të gjitha këto vende kanë konfirmuar fillimin e agjërimit të muajit të Ramazanit sipas vrojtimit të Saudisë. Kurse në shtetet e Egjiptit, Jordanisë, Irakut, Algjerisë, Marokut e vende të tjera u konfirmua fillimi i agjërimit të muajit të Ramazanit ditën e premte. Kurse në Pakistan, Indi, Aman, Iran e vende të tjera u konfirmua ditën e shtunë?!

[7] - Që do të thotë se vrojtimi me sy të lirë është një mjet për të parë hënën e re. Edhe përcaktimi i hënës së re me anë të përllogaritjeve astronomike është një mjet që nuk ka ndodhur në kohën kur ka jetuar Profeti (a.s), por që në analogji është e njëllojtë me mjetin që është bërë në kohën e Profetit (a.s). E duke qenë se përcaktimi i hënës së re nëpërmjet përllogaritjve astronomike është më i saktë se vrojtimi me sy të lirë, atëherë i bie që pranimi i këtij mjeti (përllogaritjet astronomike) të jetë më primar dhe më prioritarse mjeti i vrojtimit me sy të lirë. Sh.p.k.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook