XHAMIA E HARRANIT, XHAMIA MË E VJETËR NË ANADOLL.


Ajo njihet si xhamia më e vjetër e Anadollit dhe pasi ti nënshtrohet një restaurimi të plotë do të hapet për vizitorët. Ajo është klasifikuar si një ndër kryeveprat e artit dhe arkitekturës islame në Anadoll. Xhamia e madhe e Harranit (Harran Ulu Cami) para 800 viteve gjatë fushatës së mongolëve në Anadoll, u plaçkit dhe u shkatërrua plotësisht. Prej saj kanë mbëtur vëtëm një hark i portës,një kollonë dhe disa elementë të mureve.

Sipas një deklarate që bëri Valiu i Shanlıurfas (Şanlıurfa) projekti i xhamisë është përfunduar dhe pritet vetëm ofertat që do të vijnë nga firmat që janë në garë për ankandin. Me tu shpallur firma fituese projekti do të përfudojë brenda 500 ditëve dhe xhamia do të jetë e hapur për vizitorët, u shpreh ai.

Historiku.

Në vitin 640, në kohën e halifatit të Omer ibn Hattabit r.a. krahina e Harranit kaloi nën sundimin e muslimanëve. Në kohën e hilafetit të dinastisë Emevite Harrani ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme. Në kohën e Mervanit II, qyteti i Harranit ka shërbyer edhe si kryeqendër për një farkohe. Pikërisht në këtë kohë në vitet 744-750 është ndërtuar edhe xhamia e madhe e Harranit, prandaj edhe njihet si xhamia më e vjetër e Anadollit.

Xhami ka qenë një kompleks i mirëfilltë, me oborre, puse uji, portike të lartë, medrese, hamam dhe çarshi (treg). Të gjitha këto bashkoheshin në një oborr të madh të përbashkët. E ndërtuar e gjitha në gurë të skalitur dhe zbukurar me motive të ndryshme, xhamia ka qenë një nga kryeveprat e kohës.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook