Xhamia Nemireh


Pas lindjes së diellit në ditën e 9 – të të Dhul Hixhes, haxhilerët shkojnë në Arafat dhe falin drekën dhe iqindinë me xhemat në xhaminë “Nemireh” Kjo xhami është quajtur “Nemireh” për shkak se në perëndim të Arafatit gjendet një kodrinë e quajtur “Nemireh”. 

Xhamia “Nemireh” konsiderohet një prej vendeve të shenjta në Arafat. Ajo është ndërtuar në gjysmën e shekullit të dytë të kalendarit hixhrij. Më parë, në këtë vend, I Dërguari i Allahut (a.s) ka mbajtur hytben në Haxhin e Lamtumirës. Në Ditën e Arafatit,  me qindra mijëra haxhilerë falin namazin e drekës dhe të iqindisë me xhemat duke marrë për shembull atë që ka vepruar Profeti (a.s) gjatë Haxhit të Lamtumirës.

Transmetohet se Jezid ibn Shejban ka thënë: Po qëndronim në një vend në Arafat, kur tek ne erdhi Ibn Merbea’ Ensari, i cili na tha: Unë jam korrieri i Profetit (a.s) dhe kam ardhur t’ju them se Profeti (a.s) ju urdhëron që të qëndroni në këtë vend të shenjtë, sepse ju jeni në një vend të trashëguar nga Profeti Ibrahim (a.s)

Dijetari i shquar Muhamed Reshid Rida, në librin e tij “Udhëtimi për në Hixhaz” tregon se në jug të dy shenjave (që tregojnë kufirin e Arafatit) ndodhet xhamia “Nemireh” që ndryshe quhet edhe xhamia e “Ibrahimit” . Ajo ndodhet pranë rrugës së zgjeruar nga Minaja për në Taif. Ajo ndryshe njihet edhe xhamia “Arafatit” apo xhamia “Araneh”

Kurse Imam Abdulhamid El Gazali në librin e tij “Rilindja e shkencave fetare” ka thënë se fillimi i xhamisë së “Ibrahimit” apo “Nemiresë” ndodhet në luginë, kurse fundi i saj ndodhet në Arafat. Prandaj kush ndodhet në fillim të xhamisë, ai nuk i bie që të jetë në Arafat.

Përgjatë shekujve, xhamia “Nemireh” ka pësuar një sërë ndryshimesh duke u zgjeruar  saqë fillimi dhe fundi i saj nuk konsiderohet si qëndrim në Arafat. Të parët që e kanë ndërtuar këtë xhami janë Abasitët dhe më vonë ajo është rindërtuar herë pas here. Në periudhën e Al Saudëve (në ditët e sotme) xhamia është zgjeruar aq shumë, saqë gjatësia e saj nga lindja në perëndim është 340 m, gjerësia nga veriu në jug është 240 m, sipërfaqja e saj është më tepër se 110 000 m2 , pas xhamisë ndodhet një sipërfaqe prej 8000 m2, Në xhami falen rreth 350 000 besimtarë. Ajo ka gjashtë minare me lartësi 60 -të metra, tre kube, 10 – të hyrje kryesore dhe 64 dyer.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook