By: Hala Sultan

Xhevahiri i fshehur i Qipros


Feja islame është tashmë besimi me rritjen më të shpejtë në botë me rreth 1,5 miliard ndjekës nga shumë vende dhe prejardhje. Megjithëse Profeti Muhamed (Paqja dhe meshira qoftë mbi të) ishte një arab me banim në qytetet e Mekes dhe Medines në rajonin e Hixhazit, mesazhi i tij kishte si qëllim që të mbërrinte në veshët dhe zemrat e të gjithë njerëzve.

Edhe pse mesazhi i Islamit tërhoqi shumë të konvertuar nga vende të ndryshme të botës gjatë jetës së Profetit, kjo në sajë të vendndodhjes gjeo-politike të fillimit të thirrjes së tij, përgjegjësia për ta mbartur këtë mesazh ndaj pjesës tjetër të botës, ra kryesisht mbi shokët e Profetit, pas vdekjes së tij.

Nga Arabia, shokët e tij u përhapët anembanë botës, duke mbuluar kështu një rajon nga Portugalia në Indonezi dhe nga Kaukazi Verior deri në Saharanë Jugore. Disa prej tyre mbërritën si sundimtarë ndërsa të tjerët mbërritën si tregtarë, migrues, guvernatorë dhe disa të tjerë vetëm si thirrës për njerëzit për të besuar tek feja e vërtetë. Duke vepruar kështu, disa prej tyre nuk u kthyen më kurrë në shtëpitë e tyre, duke zgjedhur që në vend të kësaj të varroseshin në tokën e huaj, duke shërbyer si kujtesë për sakrificën e tyre të madhe për brezat pasardhës.

Një sahab i tillë ishte Um Haram bint Milham, e cila ndryshe nga ajo se çfarë do të imagjinonte çdokush në lidhje me trimërinë e shoqëruesve të Profetit, nuk ishte një burrë i ri i cili galoponte me kalin e tij nëpër shkretëtirë. Përkundrazi, Um Haram ishte një grua e vjetër, ndoshta në të  tetëdhjetat apo nëntëdhjetat e saj. Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë nga të shoqëruarit e ushtrisë myslimane ne pushtimin e saj të parë detar në ishullin lindor mesdhetar të Qipros.

Umm Haram ishte e motra e Umm Sulaym bint Milham, e cila e bënte atë gjithashtu hallën e njërit prej shokëve më të afërt të Profetit, Anas bin Malik. Ajo ishte gjithashtu një  e afërme nga babai e profetit, kjo nga stërgjyshja e tij, e cila ishte nga fisi  Banu Najjar. Profeti (Paqja dhe mëshira qoftë mbi të) do ta vizitonte shpesh atë.

Gjatë një vizite të tillë, Profeti po merrte një sy gjumë në shtëpinë e saj,  gjatë së cilit ai u zgjua duke qeshur. Teksa Umm Haram e pyeti  Profetin se përse ai po qeshte, Profeti iu përgjigj se ai kishte parë një ëndërr  ku shokët e tij po lundronin nëpër dete si mbretër’. Përpos moshës së saj, Umm Haram kishte një karakter tejet rinor, dhe ishte një grua aventuriere që i pëlqente të udhëtonte. Koncepti i udhëtimit mbi det ishte i panjohur për shumicën e arabëve gjatë asaj kohe, të cilët ishin të izoluar dhe nga shkretëtirat e mëdha dhe të mundimshme të Arabisë.

Umm Haram nuk mund ta përmbante ngazëllimin e saj teksa dëgjonte këtë gjë, dhe i kërkoi kështu Profetit që të lutej që ajo të ishte në mesin e këtyre shokëve. Profeti bëri një lutje për të dhe u rikthye në gjumë, para se të zgjohej sërish në të njëjtën mënyrë. Sërish ajo e pyeti Profetin se çfarë kishte parë ai, teksa ai i ktheu të njëjtën përgjigje, dhe më pas i kërkoi atij që të lutej sërish për të. ‘ Ti do të jesh me grupin e parë’-e siguroi Profeti.

Më vonë teksa Profeti kishte ndërruar jetë, gjatë sundimit të Kalifit të tretë Othmanit, guvernatori i  Shamit ( Siria, Libani dhe Palestina moderne), vendosi që të formonte flotën e parë detare  myslimane nën komandën e Ubadah bin al Samit, bashkëshortit të  Umm Haram, i cili ishte kadiu i Palestinës. Me urdhrat e Muavijes, i cili ishte guvernbatori i Sirisë gjatë kësaj kohe (dhe që do të bëhej më vonë kalifi i parë Umajad), flota u nis për lundrim në Qipro në vitin 647, vend i cili ishte nën kontrollin Bizantin gjatë asaj periudhe.

Flota mbërriti në brigjet lindore të Larnaca, ku ato u përpoqën që të vazhdonin ekspeditën e tyre në tokë. Pak pasi kishin shaluar kuajt e tyre, ato u gjendën nën rrethim dhe gjatë kaosit që kaploi, Umm Hram u rrëzua nga kali i saj duke vuajtur kështu një dëmtim fatal. Ashtu sikurse ishte zakon për dëshmorët, ajo u varros në vendin ku ajo ra, në liqenin e bukur “Të Kripur” të qytetit.

Arabët e vijuan praninë e tyre në ishullin e Qipros për shekuj me radhë. Pasi Osmanët e pushtuan qytetin në vitin 1570-1571 nga Venecianët, ato i dhanë një rëndësi të madhe Ummm Haram. Afërsisht gjatë viteve 1760, një dijetar i quajtur Sheikh Hassan ndërtoi një xhami afër varrit të saj e cila u quajt si  teqeja Hala Sultan.

Xhamia ishte dhe ende mbetet, një monument i rëndësishëm që përfaqëson historinë 1400 vjeçare të Islamit në Qipro për të gjithë myslimanët, dhe veçanërisht edhe për qipriotët turq. Pas luftës së Qipros në vitin 1974, e cila çoi në ndarjen e ishullit duke formuar kështu Republikën Turke të Qipros së Veriut në veri dhe Qipron greke e cila mbajti kontrollin e jugut, xhamia mbeti nën administratën e Qipros greke.

Qipriotët turq e kishin të pamundur që të kishin mundësinë e hyrjes në xhami, për tridhjetë vite derisa kufijtë u hapën përfundimisht në sajë të një përparimi në negociata. Në ditët e sotme qipriotët turq janë pjesë e një fushate ndaj administratës së Qipros greke për tu njohur atyre statusin e godinës si një objekt kulti. Teksa ajo është regjistruar tashmë si një muzeum, ajo mbetet sukjekt i orëve të hapjes dhe mbylljes së muzeumit, duke i kufizuar kështu myslimanët nga vizita dhe kryerja e namazeve të tyre përtej orarit të hapjes së saj.

Megjithatë, peisazhi  i  lavdishëm përreth xhamisë ende tërheq vizitorë nga e gjithë bota, ku të gjithë vijnë për të marrë frymëzim nga sakrifica e Umm Haram e cila bëri të mundur lënien e gjurmëve të Islamit në Qipro, si dhe për tu lutur për shpirtin e saj.  Historia e saj frymëzoi edhe gruan e Sharif Hussein, liderit post-osman të Hexhazit dhe themeluesit të dinastisë mbretërore të Hashemitëve në Jordani, e cila këmbënguli për të qenë e varrosur në të njëjtën tokë ku prehej edhe Umm Haram.

Sapo hyn në dhomën në të cilën është i vendosur varri i Umm Haram çdokush pothuajse asfiksohet nga era e ëmbël e miskut. Pavarësisht kësaj, kujdestarët e xhamisë këmbëngulin se ata nuk e kanë parfumosur kurrë dhomën, dhe se kjo është një aromë natyrale e cila buron nga vetë varri. Në vitin 2013, në sajë të respektit për Umm Haram, qipriotët turq emëruan një fakultet teologjik në Lefkosa (Nikozia) me emrin e saj.

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook