By: dok. Selman ibn Fehd el Aude

Xhihadi 7/1


Subjekti i xhihadit është bërë një çështje, që po trajtohet dhe po qarkullon, duke bartur një kontur global, me qasje të shumta, me orientime opozitare dhe kontradiktore.

Një palë globale vjen dhe adopton një këndvështrim, i cili e konsideron xhihadin si sinonim të terrorizmit, në tentativë që këtë nocion t’ia qasë vetë Islamit. Kjo bëhet me qëllim që ta zhveshë atë nga aftësia për të bërë rezistencë dhe opozitë, si dhe në përpjekje që akuzën e terrorizmit t’ia ngjisë në mënyrë të pashqitshme Islamit.

Paraqitja e Islamit si një fe e përulur, e paaftë për t’u mbrojtur, që nuk arrin t’i tubojë pasuesit e saj që të luftojnë të kotën dhe që në rastet e domosdoshme nuk posedon mekanizmat e duhur të rekrutimit, është padyshim mënjanim nga realiteti, sidomos në këtë pyll të dendur interesash dhe konfliktesh.

Po kështu damkosja e Islamit me dhunë, gjak, etje për vrasje dhe përhapje urrejtjeje është padrejtësi e madhe, krim dhe shmangie nga objektivizmi.

Pastaj, disa palë islame e trajtojnë çështjen e xhihadit sipas një realiteti të caktuar, duke e zbritur nocionin legjislativ të tij mbi këtë realitet, në mënyrë që përshtypja e bazuar tek gjendja prezente të ketë më shumë epërsi sesa përshtypja e bazuar në vizionin legjislativ dhe historik.

Nisur nga ky pështjellim, arritja tek realiteti bëhet një çështje tejet e vështirë, sepse nëse njjë person dëshiron të arrijë tek realiteti, para së gjithash duhet që të jetë i paanshëm.

Por si mund të mbetet i paanshëm dikush, i cili është rrethuar nga të katër anët prej mjeteve të masmedias, që vjellin inspirimet e tyre negative, dikush që është i mbytur nga ngjarjet globale me komplikacionet, fjalosjet dhe provokacionet e vazhdueshme që ato përmbajnë?

Për këtë qëllim, ky subjekt nxjerr si domosdoshmëri dokumentimin, qartësinë, sinqeritetin dhe përkushtimin.

Muslimani duhet të ketë si qëllim që me atë që thotë, të kënaqë Allahun dhe jo të kënaqë njerëzit – kushdo qofshin ata – si dhe duhet që të referohet në gjykimet e tij tek tekstet kushtetuese islame dhe nocionet e tyre të vërteta, jo tek lokalizimi i mendësive të një grupi të caktuar njerëzish, të cilët insistojnë në të, zemërohen për të dhe e trumbetojnë atë me të madhe,  pa pasur një vizion dhe pa reflektuar.

Ne nuk na kërkohet lakimi i skajeve të teksteve hyjnore, për të kënaqur këtë apo atë palë, por as nuk duhet t’i ashpërsojmë gjërat, për t’i ikur akuzave që njëra palë na bën për terrorizëm, apo që pala tjetër na bën për nënshtrim kundrejt presioneve ndërkombëtare.

Sa më lart të qëndrojmë ndaj kësaj situate sunduese, sa më me objektivitet dhe qetësi ta lexojmë çështjen, aq më pranë të vërtetës do të jemi.

Një çështje tepër e rëndësishme është konfirmimi i ndjenjave të zemrave tona dhe dimensionimi i tyre në përputhje me atë që do Allahu i Lartësuar, si dhe konfirmimi i koncepteve tona ideore dhe njohëse, krahas implementimit të tyre praktik; pasi personi mund ta gjejë veten në një rrugë çfarëdo, duke mos pasur kohë për korrektim dhe ekzaminim.

Mbi këtë konfirmim dhe dimensionim hedh dritë fjala e Allahut të Lartësuar:

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty dhe as të asaj që u zbrit para teje) përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktin midis tyre, e pas kësaj të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe të binden sinqerisht” [Nisa: 65].

Ndërsa në hadithin e saktë vjen: “Nuk ka për të besuar askush, derisa pasioni i tij të pasojë atë, me të cilën unë kam ardhur” [Transmetuar nga Ibën Ebu Asim (14-Es Suen) dhe Bejhakiu 209-El Medkhel)].

Pasionet dhe tekat e njerëzve ndryshojnë. Disa njerëz i kanë pasionet e tyre në kahun e butësisë dhe fleksibilitetit, ndërsa disa të tjerë i kanë pasionet e tyre në kahun e rreptësisë dhe shtrëngimit, ndërsa realizimi i besimit të kompletuar kërkon, që pasioni i personit të pasojë atë gjë, me të cilën ka ardhur Profeti a.s.

Kjo gjë kërkon që pasioni të mbahet larg nga influencuesit e tij, sa të jetë e mundur dhe kërkon gjithashtu edhe gjuetinë e shkaktarëve të tij. Të shumtë janë ata, që arrijnë ta konstatojnë gjurmën e pasionit tek gjykimet dhe vendimet e të tjerëve, por janë të paktë ata, që arrijnë ta konstatojnë gjurmën e pasionit në gjykimet dhe vendimet e tyre personale.

(vijon...)

Submitting your vote...
Rating: 1.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook