By: dok. Selman ibn Fehd el Aude

Xhihadi 7/2


Të shumtë janë ata, që artikulimin “xhihad” e kuptojnë si sinonim të artikulimit “luftë”, prej ku kjo fjalë ka marrë rezonancën e saj specifike. Sipas kësaj, xhihadi është të kapësh armët për luftë, gjë që përbën anulimin e kuptimit gjeneral të tij.

Tradicionalisht kuptimi i përgjithshëm mund të lëshohet edhe përmes artikulimeve të këtij kuptimi, por kur ky lëshim është shkak për devijimin e mendimit dhe sjelljes, domosdoshmëria apelon të largohemi nga përdorimi i tij.

Njëherë më erdhi një person entuziast i rënë në komplikacionin e shpërthimit emocional. Ai më thoshte: “Që prej fëmijërisë sime unë them: Nuk ka zgjidhje përveçse me xhihad!” I thashë: Kjo është një pasaktësi, me të cilën je rritur, ndaj dhe refuzon ta rishqyrtosh  atë.

Ndoshta kjo ishte hera e parë për të që po dëgjonte këtë përballje, ndaj dhe ai po bëhej gati të “zbriste në mejdan”. Por kur ai më dëgjoi ta saktësoja dhe t’i thosha: Zgjidhja e vetme është Islami. Islami nuk është xhihad, edhe pse xhihadi është një prej kapilarëve të Islamit.

Ajeti i parë, në të cilin është përmendur xhihadi, është fjala e Allahut të Madhëruar: “Po ti mos iu bind jobesimtarëve e bëj xhihad ndaj tyre me të (me Kuranin) me një xhihad të madh” [Furkan: 52]. Ky ajet (citat) kuranor ka zbritur në Mekë para se muslimanëve t’u jepej leje për të luftuar. Ai bën fjalë për xhihadin (përpjekjen) përmes Kuranit, duke e përshkruar xhihadin me Kuran si “xhihad i madh”.

Pra xhihadi i madh ose më i madhi, është xhihadi kuranor, që realizohet duke e kënduar Kuranin, duke medituar në të, duke e kuptuar atë, duke punuar me të, duke thirrur tek ai, duke qëndruar në kufijtë e tij, duke iu përmbajtur dispozitave të tij, duke e legjitimuar atë në vendimmarrjet e mendjeve, ndjenjat e shpirtrave dhe lëvizjet e gjymtyrëve.

Xhihadi me Kuran mund t`iu drejtohet jobesimtarëve, sikurse në thënien e mësipërme kuranore: “Po ti mos iu bind jobesimtarëve e bëj xhihad ndaj tyre me të (me Kuranin) me një xhihad të madh” [Furkan: 52], me të cilin presupozohet xhihadi (përpjekja) përmes faktit, argumentit, bindjes, pajimit me dituri, vizion, urtësi dhe debat konstruktiv të formës më të arrirë, gjëra këto që çojnë në realizimin e një xhihadi të tillë (të madh).

Xhihadi i madh mund të mos u drejtohet jobesimtarëve në veçanti dhe kjo bëhet evidente, kur me të nënkuptojmë xhihadin në mbarë arenat e jetës, në reformim, shërbim, bamirësi, paanshmëri, devocion, komunikim, artikulime këto që të gjitha të ardhura në Kuranin fisnik në një pozitë inkurajuese, urdhërimi për të bashkëpunuar me të tjerët brenda kornizës së këtyre artikulimeve,  këshillimit dhe përmbajtjes kundrejt konsideratave të tyre.

Artikulimi “xhihad i madh” është një artikulim kuranor solid, i përparuar dhe spikatës. Spikatja e tij dhe tubimi i përpjekjeve rreth tij duhet të jetë nën konsideratën e këtij xhihadi, se ai është “xhihadi i jetës”.

Ky është rasti i vetëm, në të cilin xhihadi është përshkruar si i madh dhe në fakt kështu është realisht, falë thellësisë së këtij klasifikimi të xhihadit, shtrirjes së tij, durimit që ai kërkon në përballjen me tufanin e entuziastëve, të cilët i ka rrëmbyer verbëria.

Profeti a.s thotë në një hadith: “U kthyem nga xhihadi më i vogël tek xhihadi më i madh”. Ky hadith transmetohet nga Bejhakiu dhe Khatibi me fjalë të përafërta dhe është një hadith i dobët, që i takon transmetimit të Isa ibën Ibrahimit, nga Jahja ibën Jeale, nga Lejthi, nga Ebu Sulejmi, transmetues këto që të tre të dobët.

Gjithsesi këtij hadithi i bën dobi ajeti fisnik në fjalë, falë qartësisë së tij. Po kështu, kur gratë i kërkuan Profetit a.s. pjesëmarrje në luftë, ai u tha se: “Ju duhet të angazhoheni me një xhihad ku s’ka luftë, e ai është haxhi dhe umra” [Transmetuar nga Ibën Maxheh]. Ky transmetim tek Buhariu vjen me artikulimin: “Xhihadi juaj është haxhi”, madje në një artikulim tjetër vjen: “Juve ju takon xhihadi më i mirë, një xhihad që nuk ka luftë: haxhi dhe umra”.

Përshkrimi i këtij xhihadi me “më i mirë”, shtoi kësaj citimin se në të nuk ka luftë, bën pra fjalë për një zgjidhje të nyjës mentale midis xhihadit dhe luftës, në një formë të qartë, që i largohet çdo pështjellimi.

Në shumë vende në Kuranin fisnik vjen urdhri për xhihad (përpjekje) me veten dhe pasurinë, gjë që përbën një katërcipërim të qartë të këtij koncepti, duke sqaruar se ai është i një forme të tillë dhe me këtë lloj xhihadi nuk bëhet fjalë vetëm për mobilizimin dhe dhënien e energjive në mejdanin e luftës, por me të nënkuptohet sakrifikimi i vetes dhe pasurisë në rrugët e Allahut, në rrugën e mirësisë, direksionet e saj dhe mbarë shkaqet e saj, sido qoftë për interesa të fesë apo dynjasë.

Enesi r.a. transmeton, se Profeti a.s ka thënë: “Bëni xhihad (mobilizohuni ndaj) idhujtarëve me kapitalet, vetveten dhe gjuhët tuaja” [Transmetuar nga Ebu Daudi dhe Nesaiu] Kështu pra, xhihadi me gjuhë realizohet duke ftuar në Islam, duke reformuar, sqaruar dhe duke ngritur argumentin.

Shembulli i tij është fjala e Profetit a.s, kur ai i përmend liderët devijues të epokës së fundme, duke thënë: “Kush bën xhihad ndaj tyre me dorën e tij, është besimtar, kush bën xhihad ndaj tyre me gjuhën e tij është besimtar dhe kush bën xhihad ndaj tyre me zemrën e tij është besimtar...” [Publikuar nga Muslimi]. Këtu Profeti a.s. përmend edhe xhihadin e zemrës, që realizohet me durim, mohim, kujdes kundrejt nocioneve ligjore të brendshme islame dhe kujdes për implementim dhe realizim të tyre.

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij me fjalët: “O ti Profet bëj xhihad me jobesimtarët dhe hipokritët” [Tahrim: 9], gjë që konfirmon atë që thamë më lart.

Fakti se xhihadi me hipokritët nuk presupozon luftën me ta, gëzon konsensus midis dijetarëve. Në fakt xhihadi që muslimanët duhet të bëjnë ndaj hipokritëve është një çështje, që shkon përtej kësaj (luftës me armë). Me të synohet debatimi i tyre me argument, bindje, zgjuarsi, inteligjencë dhe kujdes, ose zbulimi dhe prishja e planeve të tyre... dhe ngjashëm me këtë.

Pra paskemi xhihadin me veten dhe pasurinë, xhihadin me dorë dhe gjuhë, xhihadin me zemër, xhihadin e ftesës dhe “xhihadin e jetës”:

Xhihadi i muslimanëve jetë për ta përbën,

Faktikisht tek vetë jeta xhihadi konsiston.

 

Ndërtimi i jetës, zhvillimi i saj, themelimi i progresit të saj, realizimi i interesave dhe të mirave materiale të njerëzve, reformimi i mendjeve, shpirtrave dhe trupave, përmirësimi dhe perfeksionimi i arsimit, shëndetit, ekonomisë dhe masmedias, ngritja e nivelit të jetesës, evoluimi i hulumtimeve shkencore, inkurajimi i novacionit, zgjidhja e problemeve evidente... e gjitha kjo është pjesë e xhihadit, është pjesë e bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Artikulimi “xhihad” në aspektit linguistik vjen prej fjalës arabe “xhuhd” që do të thotë përpjekje, shpenzimi i mundësisë dhe derdhja e energjisë. Çdonjëri që shpenzon mundësinë dhe derdh energjinë e tij në çështjen e interesit të përgjithshëm ose atij privat, fetar ose të karakterit jetik të kësaj bote, që nuk përmban mëkat, agresion dhe që nuk është në dëm të të tjerëve, ka pjesën që i takon tek ky koncept.

Shpikjet e reja si: makina, telefoni, avioni, televizori... kanë pasur një ndikim në jetën e njerëzve, komunitetet e tyre, metodat e jetesës së tyre, në ndërtim, komunikim dhe në metodologjitë e ndryshme, më shumë se ç’kanë shkaktuar luftërat e mëdha përgjatë kohërave. Personazhet e këtyre shpikjeve janë bërë të famshëm njëlloj si fama e liderëve, strategëve ushtarakë apo edhe më shumë. 

Pa dyshim që kjo gjë konfirmon rëndësinë e madhe të thellimit të këtij koncepti në shpirtrat në zhvillim, që ata të konceptojnë se suksesi i tyre në arsim, novacion dhe mendimin kritik, është interes jetik dhe krahas kësaj është xhihad në dimensionin e Amshimit, ku për ta shpresohet shpërblimi i bollshëm dhe i madh. “Kush legjitimon një traditë të mirë në Islam, atij i takon shpërblimi i saj dhe shpërblimi i kujt punon me të”. Sa shpërblime do përfitosh, nëse je novator, që u shpërbën miliona njerëzve, përmes një komoditeti udhëtimi, akomodimi, shëndetësor apo kuminikimi?

A nuk është mungesa e këtij koncepti hyjnor shkaku kryesor dhe përgjegjësi primar për prapambetjen qytetare që po përjetojnë muslimanët; ajo prej të cilës shumë prej muslimanëve nuk mendojnë të çlirohen prej saj përveçse përmes pushkës, të cilën në fakt e kanë prodhuar të tjerët dhe jo ata vetë?!

(vijon...)

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook