By: dok. Selman ibn Fehd el Aude

Xhihadi – 7/4


E reja në këtë kontekst është, se trajtëzimi i kësaj fjale (fjalës luftë) ka gjetur konkretizim në tokën e Bosnjë - Hercegovinës, në një kohë kur muslimanët sjellin sërish në memorien e tyre kasaphanën e Srebrenicës, ku u viktimizuan mëse 7000 muslimanë, të cilët u varrosën në varreza masive dhe të cilëve nuk u bëri kurrfarë dobie mbrojtja e Kombeve të Bashkuara, veç privimit nga armët me të cilat boshnjakët mbronin vetveten.

Duhet që muslimanët ta ngrenë zërin e tyre botërisht dhe mediatikisht në lidhje me këtë tragjedi, me qëllim që bota të përmendet kundrejt vuajtjeve që kjo tragjedi shkaktoi, ashtu që kasaphana e Srebrenicës të shndërrohet në një holokaust islam, i cili vendos para përgjegjësisë ligjore këdo që e mohon. Duhet ngritur zëri i vendeve muslimane, me qëllim që shtetet, edhe pse vonë, të pranojnë neglizhencën, injorimin dhe shkaktimin e këtij holokausti, i cili në rend të parë erdhi si rezultat i mosndërhyrjes dhe në rend të dytë si rezultat i moslejimit të muslimanëve të pajiseshin me armë për tu vetëmbrojtur.

I ndjeri Alia Izetbejgoviç [Allahu e mëshiroftë!] në ditarin e tij të kujtimeve personale ka shkruar një aspekt të vuajtjeve të mëdha dhe të vështira të popullit musliman boshnjak, në përpjekjen e tij për shtet-formim si dhe lëndimet dhe dhimbjet, të cilave ky popull iu ekspozua dhe gjakrave që rrodhën prej tij, në sytë e një neglizhence botërore, një paralize islame dhe një konspiracioni rajonal.

Më e mira gjë që shoqëria ndërkombëtare u dha qytetarëve të Bosnjë - Hercegovinës ishte Marrëveshja e Dejtonit, e cila çoi në mbarimin e luftës, por për hir të së vërtetës, duhet thënë se ajo marrëveshje nuk u tregua e drejtë me muslimanët.

Qetësia që tanimë jeton ky shtet, pavarësisht etnive dhe racave të tij, vë theksin mbi rëndësinë e paqes sa i përket ndërtimit dhe apelimit. Lufta ku u krodh ky popull, është dëshmi e gjallë, që vërteton domosdoshmërinë e ndonjëherëshme të luftës.

Vetë doktor Alia Izetbejgoviç [Allahu e mëshiroftë!] thotë: “Mësova se performimi i paqes ka nevojë për guxim edhe më shumë se ç’ka nevojë për të lufta!”

Nëse njerëzit dhunojnë faktet,

Dhe bien në kthetrat e padrejtësisë,

Ahere lufta është më e denjë për ta,

sesa vendosja e rendit dhe qetësisë.

 

Nëse te keqes i kundërvihesh me mirësi,

Ajo askund vend nuk di të gjejë,

Ndërsa kur i kundërpërgjigjesh me të keqe,

Asaj kjo e keqe vetëm sa do t’i shërbejë.

 

Lufta është një pjesë (normë) e Sheriatit (Ligjit) Islam. Është i mahnitshëm fakti, sesi Kurani fare pak e përdor artikulimin “harb-luftë”, i cili orienton për formën veprore të këtij artikulimi, teksa në krahun tjetër ai e përdor artikulimin “kitelun-betejë” që tregon për një ndërveprim midis dy palëve, gjë e cila aludon tek konflikti i armatosur si pasojë e agresionit të palës tjetër, ose si rezultat i mosarritjes së marrëveshjes për paqe.

Në Kuran fisnik artikulimi “kitelun-betejë” është përmendur tetë herë dhe sa për dijeni artikulimi arab “kitelun-betejë” ndryshon nga artikulimi “katlun-vrasje”. Artikulimi “kitelun-betejë” vjen me kuptimin konflikt ose reagim, që i përmbahet kritereve të tij ligjore dhe që në fakt përbën një prej kuptimeve të nocioneve të xhihadit. Nga kjo mund të arrijmë n përfundimin, se Islami bën fjalë për konsideratën e konfliktit nën thjerrëzën e një realitet prezent, më shumë sesa konsideratën e tij si një kërkesë që angazhon muslimanin të përgatitet për të dhe ta përshpejtojë atë.

Kur Profeti a.s. tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi dhe maja e ngrehinës së saj është xhihadi në rrugë të Allahut” [Hadithin e transmeton Tirmidhi dhe Ibën Maxheh], këtu persupozohet kuptimi i përgjithshëm i nocionit të xhihadit, në kontekstin e të cilit presupozohet edhe nocioni i betejës. Është pikërisht kjo, ajo që kanë thënë dijetarët e kualifikuar në Jurisprudencën Islame.

Islami nuk e përjashton realitetin dhe nuk e injoron faktin e shtysave agresive të pranishme në shoqëritë e ndryshme. Ai, teksa i privon muslimanët të tregohen agresivë, në krahun tjetër u jep atyre të drejtën t’i kundërvihen agresorit. Thënia kuranore më kompakte në këtë kontekst është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni (në agresion), se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën) [Bekare: 190].

Kësisoj, lejimi i hyrjes në betejë vjen në kuadrin e kundërvënies ndaj atyre që na luftojnë, me kuptimin që ata nisin një luftë faktike kundër nesh ose që bëhen gati për një gjë të tillë. Këta agresorë që na luftojnë me një luftë faktike ose përmes represionit, padyshim që kështu kanë hyrë në gjendje lufte apo konflikti të armatosur me muslimanët.

Ndërkaq, Allahu i Lartësuar, reagimin mbi këtë kufi e quan “agresion” duke e konkluduar këtë me thënien e Tij: “Allahu nuk i do ata që e teprojnë”, gjë që presupozon faktin, se tejkalimi i kufirit në të cilin aludon thënia kuranore në fjalë, është haram (i ndaluar), ndaj ai vjen i klasifikuar me atributin “agresion i tepruar” dhe për këtë vjen fare qartë ndëshkimi që perifrazohet me “Allahu nuk i do ata që e teprojnë”, pra nuk e do këtë tepri dhe as vepruesin e saj.

Dispozita në fjalë nuk cenohet kurrsesi nga abrogimi (shfuqizimi), përderisa për atë që e vepron këtë vepër theksohet fakti, se Allahu nuk e do atë, përderisa ky veprim klasifikohet si një agresion i tepruar. Kemi të bëjmë me një Sheriat (Ligj) kompakt, që s’pëson abrogim. S’ka dyshim se mendimi që kjo dispozitë është peng i një periudhe të caktuar, është një mendim i gabuar. Po kështu të gabuara janë edhe mendimet, se kjo dispozitë është anuluar dhe shfuqizuar me një dispozitë të dytë, apo se ajo është e ngurtësuar dhe kufizuar në rrethana dobësie dhe pamundësie.

Kurani fisnik shprehet në lidhje me këtë, në kontekstin e ndërvarësisë tek një periudhë e caktuar historike apo situatë specifike, sikurse në kaptinën kuranore Teube: “Përse të mos e luftoni një popull, që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të Dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën?” [Teube: 13].

Faktikisht lufta është pjesë e pandashme e historisë njerëzore dhe asaj të çdo populli. Ende në Botën Islame dhe më gjerë, gjejmë popuj të shtypur dhe të paaftë për tu vetëmbrojtur nga kërcënimet e luftërave, që u janë imponuar nga fuqitë agresore dhe kryeneçësia ndërkombëtare.

E pra Islami e njeh ligjin e vetëmbrojtjes në jetë, gjë mbi të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “E sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, atëherë toka do të shkatërrohej, por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit” [Bekare: 251]. Gjithsesi Islami nuk thërret tek përdorimi i dhunës gjatë procesit të transformimit dhe reformimit, përveçse kur instrumentet paqësore bëhen të pamundur dhe instrumenti i luftës bëhet favorit. Allahu i Lartësuar thotë në çështjen e konfliktit midis muslimanëve: “Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtojini ata e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që mësyn padrejtësisht, derisa ai t'i bindet udhëzimit të Allahut” [Huxhurat: 9].

Kjo gjë gjen performim edhe me jomuslimanët jobesimtarë, pasi mosbesimi nuk është prej shkaqeve që legjitimojnë konfliktin e armatosur apo hyrjen në luftë. Mosbesimi nuk e angazhon luftën dhe është pikërisht kjo gjë ajo, me të cilën shprehen vetë juristët e jurisprudencës islame. Në Shpalljen e Urtë vjen: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje atë në mënyrë që ai t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e pastaj përcille atë në vendin e tij të sigurt...” [Teube: 6]. Pra Allahu i Lartësuar na urdhëron t’i ofrojmë strehim idhujtarit, ta ftojmë atë në Islam dhe pastaj ta dërgojmë atë në një vend, ku nuk i kanoset ndonjë rrezik, gjë të cilën Allahu i Lartësuar e arsyeton me fjalën e Tij: “Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame) [Teube: 6].

Kësisoj, misioni hyjnor që na është ngarkuar, qenka informimi i çdo personi, të cilit nuk i kanë arritur mësimet islame dhe ftesa e tyre në Islam, me shpresë se ata do të udhëzohen. Atributi “ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame)”, kthehet tek idhujtarët dhe Allahu i Lartësuar çështjen e strehimit dhe bartjes së tyre në destinacionin e tyre të sigurt, e arsyeton pikërisht me këtë atribut “sepse ata nuk dinë (mbi të vërtetën islame), duke urdhëruar që injoranca e këtyre personave të evitohet, përmes frazës kuranore “që ai t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin)” [Teube: 6]. Pra mbajtja (në mbrojtje dhe përkujdesje) e jomyslimanit bëhet për interesa dhe qëllime të caktuara, të cilat janë pikërisht ftesa e tij në Islam dhe udhëzimi i tij në të. Allahu i Lartësuar, i ka dërguar të dërguarit (profetët) e Tij udhëzues dhe nuk i ka dërguar tiranë dhe as kundërvënës.

Jobesimtarët mund të klasifikohen në disa kategori: ai mund të jetë nënshtetas me të drejta të barabarta (dhimiun), mund të jetë i kontraktuar (muahiden), mund të jetë i strehuar politik (muste’minen) e mund të jetë i ndonjë klasifikimi tjetër. Si do që të jetë statusi i tij, ai konsiderohet person që duhet thirrur në Islam dhe me të duhet debatuar përmes dialogut të bukur konstruktiv. Ndodh që ky person jomysliman të mos ketë njohuri mbi të vërtetën e Islamit, ndaj ai duhet të mësohet dhe informohet. Por jomyslimani mund të jetë edhe i përvuajtur që duhet ndihmuar, nën urtësinë (profetike) “Për ndihmesën e çdo krijese me mëlçi hidrike, personi merr shpërblim” [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi].

Kësisoj, kallëpi apo angazhuesi i luftës, nuk është “kufri-mosbesimi” por është agresioni. Nëse buron agresion dhe dhunë nga ana e një grupi besimtar, me të hyhet në konflikt të armatosur, sikurse theksohet në kaptinën kuranore “Huxhurat”. Njëjtë ndodh edhe kur agresioni buron nga jobesimtari. Atëherë edhe me atë hyhet në konflikt të armatosur, por duke iu përmbajtur ajetit kuranor të sures “Bekare”: “e mos e teproni (në agresion) se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)” [Bekare: 190].

Islami nuk është një religjion vetëm shpirtëror, por ai ka ardhur edhe me Shpalljen e edhe me potencën, dy realitete të cilat Allahu i Lartësuar i tuboi në Kuranin fisnik në thënien e Tij: “Ne i dërguam të dërguarit Tanë me fakte të qarta dhe Ne zbritëm me ta librin dhe drejtësinë, që njerëzit t'i përmbahen drejtësisë. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, në të cilin ka potencë dhe dobi për njerëzit...” [Hadid: 25]. Vëreni sesi Allahu i Lartësuar në frazën “Ne i dërguam të dërguarit Tanë me fakte të qarta” bën fjalë për argumentet, njohuritë, dituritë, thirrjen dhe debatin e bukur dhe konstruktiv. Kurse më tej në frazën “Ne zbritëm me ta librin dhe drejtësinë që njerëzit t'i përmbahen drejtësisë” bën fjalë pikërisht për aplikimin e Drejtësisë Hyjnore si për të mirin ashtu edhe për të ligun, si për besimtarin ashtu edhe për jobesimtarin, si për armikun ashtu edhe për mikun dhe shokun. Në fund në frazën “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, në të cilin ka potencë dhe dobi për njerëzit” bën fjalë për këtë potencial që mundëson imunizimin nga agresorët dhe mbrojtjen e aspektit fetar.

Pretendimi i disa orientalistëve, se Islami është përhapur me tehun e shpatës, është një pretendim fantazmë, që nuk mbështetet në asnjë fakt apo dokumentacion historik.

Ja ku e kemi legjislacionin islam, të gjejë në këto ditë pak zbatim në botën islame në përgjithësi, por këto territore që iu nënshtruan atij, mbetën të kapura pas religjionit të tij, pavarësisht fushatave shfarosëse, antietnike dhe konvertuese të krishtera, gjë mbi të cilën gadishulli ballkanik e sidomos Shqipëria përbëjnë dëshminë më të gjallë, dhe po kështu edhe republikat e Azisë qendrore, Afrikës dhe gjetkë.

Mendimi i këtillë, që bartin në mendjet e tyre madje edhe disa prej muslimanëve, është i gabuar dhe këta muslimanë vetëm sa imitojnë verbërisht orientalistët. Ky dezinformim vjen fatkeqësisht në gojën e njërit prej tyre, i cili thotë:

Thirri Mustafai kohë të gjatë në Mekë,

Dhe thirrja e tij përgjigje nuk mori,

Edhe pse ai në thirrjen e tij,

Veproi me fjalë të urta e brishtësi.

Por kur ai thirri shpatëzhveshur në dorë,

Atij i besuan, iu bindën dhe iu dorëzuan.

 

Padyshim që kjo s’qëndron. Origjina e përgjigjes që mori ftesa e Profetit a.s. ishte pikërisht në Mekë (periudhë në të cilën nuk pati asnjë konflikt të armatosur nga muslimanët dhe as nuk u dha leje për këtë). Të parët tanë muslimanë që na paraprinë, qenë pikërisht atje. Ata ishin shtyllat e ngadhënjimit, kulmet e kombit dhe të fesë, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Ata që duan anulimin apo shfuqizimin e principit të luftës dhe rezistencës së armatosur në Islam, në fakt duan që kombi islam të mbesë pa avlli, pa kështjella dhe fortifikata, por ata kurrë nuk do t’ia arrijnë kësaj.

Muslimanët kanë rënë në plogështi dhe dobësi politike, ekonomike dhe ushtarake, por shpirti i sakrificës dhe flijimit ka mbetur i gjallë tek ta, ka mbetur dinamik në përballim të intrigave dhe kurtheve të agresorëve, okupatorëve dhe pushtuesve lakmitarë. Kush dëshiron që të reflektojë mbi këtë, le të sjellë ndërmend kohët jo të largëta të luftërave çlirimtare të popujve muslimanë kundër kolonialistëve.

(vijon...)

Submitting your vote...
Rating: 2.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/10/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:22 06:5412:3215:2817:5819:20

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook